Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot për investimin në portin e Durrësit për të cilin tha se portin në të cilin mund të arrihej deri në 4 milionë ton mallra ngarkim e shkarkim, tani shndërrohet në Dubain e Edi Ramës dhe Alabarit. Berisha tha se shqiptarët paguajnë nga djersa dhe gjaku i tyre 1 mln euro për ndërtimin e portit të ri, sepse, sipas tij, kryeministri Edi Rama, investitori Alabar, u grabi porti mijëravjeçar. Ai shtoi se kjo plaçkitje e tmerrshme jo vetëm rrënoi pagat dhe mirëqeniet, por shkatërroi përfundimisht shëndetësinë shqiptare.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Porti i Durrësit, port mijëravjeçar ka qenë në shekuj një bekim i madh për shqiptarët. Ka qenë porta e vërtetë e Shqipërisë drejt perëndimit, por edhe gjenerator i madh i të ardhurave, gjenerator i madh i punësimit për Durrësin. Në pozicionin e tij gjeografik ai ka patur një ndikim shumë të madh në çmimin, në furnizimet dhe në të gjithë mirëqëniet e qytetarëve shqiptarë. Porti, i cili ishte pra një bekim i Zotit për shqiptarët. Portin në të cilin mund të arrihej deri në 4 milionë ton mallra ngarkim e shkarkim, tani shndërrohet në Dubain e Edi Ramës dhe Alabarit.
Po shqiptarët çfarë fitojnë? Shqiptarët paguajnë nga djersa dhe gjaku i tyre 1 mln euro për ndërtimin e portit të ri, sepse Edi Rama, Alabar, u grabi porti mijëravjeçar. Kjo grabitje, kjo plaçkitje e tmerrshme jo vetëm rrënoi pagat dhe mirëqeniet, por shkatërroi përfundimisht shëndetësinë shqiptare. Sot, vëllezërit, motrat, nënat, baballarët tanë, fëmijët tanë, nipërit, mbesat nuk mjekohen dot në spitalet e vendit, sepse mungojnë ilaçet bazë, sepse analizat iu bëhen me reagent të skaduar. Nuk operohen dot, sepse sendet e operacioneve nuk i blejnë dot nga firma e Ramës dhe e Beqës.
Nuk ka shkatërrim më të madh. Shqipërisë po i shkatërrohen një nga një shërbimet. Po arsimi, si u katandis në 8 vitet e tyre? Të dashur miq! Në vitet 2005-2013, arsimi në Shqipëri arriti ngjitjen vertikale në testin e PISA. Ngjitje nga më të fortat në kohën e vet, dhe u desh që të vijnë 8 vitet e tyre pa efektin e viteve të mëparshme që ajo ngjitje vertikale të shndërrohej në rënie vertikale katastrofale, në rënien më të madhe në botë, në rënien me 62 pikë të nxënësve tanë në matematikë, në rënie në fundin e botës për mendimin krijues.
Pra, de facto në rrëzimin përtokë të sistemit të arsimor. Të gjitha këto miq, janë një faktor kryesor që përzenë shqiptarët nga Shqipëria, por mbi të gjitha vrasja e shpresës në rrëmbimin e votës, në burgjet politike, me persekutimet politike, të gjitha këto janë thirrje zemre e çdo fëmije, e çdo të riu, e çdo prindi, e çdo të sëmuri, e çdo mësuesi, e çdo të shëndoshi, e çdo mësuesi, e çdo shqiptari që e do Shqipërinë. Të ngrihemi, të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim i egër!
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se në Shqipëri pasuritë kombëtare shndërrohen nga beki...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,tha sot se në Shqipëri, në 8 vite, mjerimi si varfëri e skajshm...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi këtë mbrëmje se sot në Shqipëri banojnë vet&e...
TIRANA- Përfundoi sot Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë “Diplo 2024”, organizuar nga M...
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reguar lidhur me sherrin e pak ditëve më parë të ndodhur në l...
Nancy VanHorn dhe Altin Dumani TIRANA- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, u takua sot me Drej...
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura të...
TIRANA- Raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar ka bërë një renditje ...
Belinda Balluku TIRANA- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar me anë të një postimi në Fa...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste, do të mbledhë Asamblenë e kësaj force pol...