EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se Rama citon juristë të mëdhenj, kushdo e kupton që një hall i madh e ka zënë. Sepse e vetmja “njohuri juridike” që ai zotëron realisht, është si të bëhet avokat i korrupsionit të paimagjinueshëm të qeverisjes së tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi shkruan se “nëse Rama do të ishte vërtet nxënës i bindur i mësimeve të Robert Jacksonit, atëherë, nuk do të mbante të pandehurën Belinda Balluku zyrtarisht pjesë të qeverisë. nuk do përdorte gjuhën e viktimizimit kundër drejtësisë”.
Në komunikime, duke iu referuar përgjimeve, Bardhi shprehet se çdo lot i kësaj vepre ka marrë kritere të shtypura në letër pa emër.
“Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni. Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale, ndërsa nxjerr dhe pjesë nga dosja.
Reagimi i Bardhit:
Sa herë Edi Rama citon juristë të mëdhenj, kushdo e kupton që një hall i madh e ka zënë. Sepse e vetmja “njohuri juridike” që ai zotëron realisht, është si të bëhet avokat i korrupsionit të paimagjinueshëm të qeverisjes së tij.
Reagimi i Edi Ramës, i mbështetur mbi figurën e Robert H. Jackson, s’është asgjë më shumë sesa një përpjekje e dështuar recitiviste për t’i shpëtuar përgjegjësisë politike dhe ligjore që bie drejtpërdrejt mbi të dhe mbi krahun e tij të djathtë, të pandehurën Belinda Balluku
Kryeministri i Shqipërisë citon fjalimin e një prej arkitektëve të akuzës së Nurembergut për të krijuar idenë se prokuroria në Shqipëri po abuzon me pushtetin. Por ka një problem thelbësor: Edi Rama nuk e ka luksin t’i japë askujt leksione për standardet e drejtësisë, kur mban akoma në krah të tij një politikane të pandehur nga SPAK. Në Europë, të cilën ai gjithmonë e keqpërdor:
* një ministër që shpallet i pandehur, dorëhiqet.
* kryeministri nuk e mbron, por e shkarkon
* asnjë udhëheqës demokratik nuk bën propagandë filozofike për të relativizuar akuzat kundër qeverisë së të tij
Asnjë fjalim, i kujtdoqoftë ai, nuk e ndryshon dot këtë fakt: Në asnjë vend të Europës nuk qëndron në detyrë një i pandehur. Dhe në asnjë vend të Europës kryeministri nuk bën fushatë kundër vendimit të gjykatës.
Nëse Rama do të ishte vërtet nxënës i bindur i mësimeve të Robert Jacksonit, atëherë:
* nuk do të mbante të pandehurën Belinda Balluku zyrtarisht pjesë të qeverisë
* nuk do përdorte gjuhën e viktimizimit kundër drejtësisë,
* nuk do të bënte avokatinë e një zv.kryeministreje të akuzuar për abuzim me tenderat.
Përpjekja për t’u fshehur pas fjalimeve nuk e ndryshon dot këtë të vërtetë, por për pjesën më të madhe të njerëzve është bë e qartë se Edi Rama nuk e ka lirinë për të bërë ndryshe.
Në këtë mungesë lirie, të diktuar nga korrupsioni i përbashkët me të pandehurit e pushtetit të tij personal, Edi Rama është bërë krejt i parashikueshëm: dje bënte protesta para SPAK-ut për Erion Veliajn, sot proteston nga facebook-u me leksione filozofie mbi drejtësinë. Nga “ulërimat politike” tek “meditimet juridike”, skenari është i njëjtë — një kryeministër që bën shoë për të shpëtuar nga pengmarrja.
Filozofitë me juristë të shquar apo meditimet juridiko-jetësore që ka nisur të postojë, nuk e fshehin dot faktin e vetëm real: ai është peng i të pandehurës Belinda Balluku. Sepse kjo është formula e vetme që funksionon brenda sistemit korruptiv të Edi Ramës: “nëse zhytem unë, zhytesh edhe ti”
Dhe diçka e fundit. Pushteti që citon Jacksonin, por mohon drejtësinë, nuk është i denjë. Edi Rama është një i korruptuar i frikësuar.
Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion ku zhvillohet seanca gjyqësore për rivlerësimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fjalim të ish-prokurorit federal Robert H. Xheksonit mbi drejtësinë. Postim...
Kryetari i PD, Sali Berisha, takon Sekretaren e Përgjithshme të PPE, Dolors Montserrat dhe Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë ...
Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka dalë nga ambi...
Në një postim në Facebook, Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama fillimisht ka refuzuar të padisë në Gjykatën Kushtetues...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, e...
Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në São Paulo të Brazilit, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përg...
Demokrati Ilir Alimehmeti ka komentuar faktin se pse Rama nuk e shkarkon Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres dhe të ministres së I...
Komisioni i Ligjeve që u mblodh sot, shtyu mbledhjen me 20 minuta, sepse duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit. Kjo gjë nuk i pëlqeu dep...