Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë deklarata të forta në lidhje me ngjarjet politike aktuale dhe veprimet e qeverisë, duke u fokusuar në atë që ai e cilëson si një akt të rëndë ndaj pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri. Blushi gjatë një intervistë në edicionin “Ora 16” në Syri TV argumentoi se arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë nuk përfaqëson një veprim të thjeshtë ligjor, por një akt të planifikuar dhe të dhunshëm me motive të qarta politike.
Blushi e përshkroi këtë ngjarje si një rrëmbim terrorist, i cili, sipas tij, synon të godasë Partinë e Lirisë dhe të asgjësojë opozitën e vërtetë në vend. Sipas Blushit, këto veprime janë pjesë e një strategjie më të gjerë të kryeministrit Edi Rama për të asgjësuar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.
Blushi theksoi se arrestimi është një sulm i qëllimshëm ndaj opozitës, ndërsa e cilësoi qeverinë si një narkoshtet që po përdor struktura të kapura të drejtësisë për të shërbyer interesave të pushtetit të Ramës. Ai e përmendi emrin e Altin Dumanit, të cilin e cilësoi si një figurë të keqpërdorur për t’i shërbyer agjendës së qeverisë. Po ashtu Blushi u shpreh se sot, opozitë të vërtetë bëjnë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe ky është fakt.
"Nuk kemi thjesht të bëjmë me një arrestim; kemi të bëjmë me një rrëmbim terrorist të presidentit të Partisë së Lirisë dhe një arrestim politik të tij, me qëllimin e vetëm për të goditur Partinë e Lirisë dhe për të përshpejtuar atë skenar, të cilin ne e kishim paralajmëruar prej kohësh dhe që Edi Rama e ka vënë në jetë falë terroristit Altin Dumani. Ky është një plan për asgjësimin e opozitës së vërtetë, pluralizmit demokratik dhe demokracisë në vend. Bëhet fjalë për një keqpërdorim të tmerrshëm të një figure si Altin Dumani, i cili nuk ka as dinjitetin e kushëririt të tij, kriminelit famëkeq Nuredin Dumani.
Ai është një terrorist në krye të kësaj strukture kriminale, duke shërbyer si mashë, si kamxhik dhe si vrasës me pagesë për axhendat personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës, për të asgjësuar opozitën e vërtetë. Partia e Lirisë, nga ky moment, është në gjendje alerti. Të gjitha strukturat e Partisë së Lirisë janë në këmbë dhe jemi gati, sikurse jeni njohur edhe ju me qëndrimin zyrtar të kryesisë politike të PL-së, për të intensifikuar aksionin tonë politik dhe në terren, në përballjen dhëmbë për dhëmb dhe pa mëshirë me narkoshtetin dhe narkodrejtësinë e Edi Ramës.
Ne kemi mbërritur në këtë situatë për një arsye shumë të thjeshtë: pasi lidershipi i kapur deri dje i opozitës u largua dhe drejtimin e opozitës e morën Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët as nuk korruptohen, as nuk blihen dhe as nuk shiten te ky regjim kriminal. Edi Rama zgjodhi të përdorë dhe keqpërdorë këtë sistem drejtësie, i cili, sipas gjykimit tim, ka shpallur përfundimisht falimentimin total dhe asgjësimin e të ashtuquajturës reformë në drejtësi. Pra, zyrtarisht, “Ramaforma” i ka shtrirë të gjitha tentakulat e saj në sistemin e drejtësisë, duke përdorur një strukturë të posaçme të ngritur gjoja për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta të ekzekutivit dhe shtetit shqiptar.
Fatkeqësisht, ajo nuk po bën gjë tjetër, veçse po e rrëshqet Shqipërinë me shpejtësi në atë që mediat perëndimore e cilësojnë si instalimin përfundimtar të mafiokracisë në vendin tonë dhe goditjen e opozitës së vërtetë. Sot, opozitë të vërtetë bëjnë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe ky është fakt. Rama i ka shpallur luftë frontale opozitës së vërtetë; do të na ketë dhëmb për dhëmb e sy për sy, sepse tashmë nuk ka rregulla loje. Shteti ligjor është asgjësuar dhe i është vënë shqelmi," u shpreh Blushi.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar sot disa dokumente zyrtare që sipas tij, tregojn...
TIRANA- Të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar mbrojtjen këtë të premte, në sallën e gjy...
TIRANA- Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të protestës kundë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet soicale ku akuzon kreun e SPAK, Altin Dumanin, si t&eu...
TIRANA- Gjatë se seancës së sotme në Apelin e Posaçëm, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar dën...
plarent ndreca TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me marrjen të pandehur të deputetit të Partisë Socialiste, Pl...
Kalaja TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Balliu TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para ...
Çim Peka TIRANË- Gazetari Çim Peka ka zbuluar një bisedë që ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Baton Hax...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK ka marrë të pandehur...