POLITIKE

Rama: Ja pse besoj në Zot

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 21:35
Rama: Ja pse besoj në Zot

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk është ndjerë kurrë rehat për të folur për besimin e tij fetar. Rama është shprehur se nuk dëshiron të flasë për këtë sepse është diçka e vështirë për t’u treguar dhe është shumë personale. 

Kryeministri tha se zhvillimi i teknologjisë nuk e ka ulur tek njerëzit besimin në Zot, ndërsa shtoi se ka studime që e vërtetojnë këtë. Ai theksoi se njeriu e ka të nevojshme besimin në një forcë të mbinatyrshme siç është Zoti, pasi ai shpeshherë nuk arrin dot t’i shpjegojë gjërat që do, ndaj e lidh këtë me një forcë të paprekshme.

Pjesë nga intervista:

Monika Stafa: Në një nga fjalimet tuaja tek libri lexova që në këtë hapësirë fetare ka vend dhe ai që nuk beson. Ju a besoni Z. Kryeministër?

Edi Rama: Unë asnjëherë nuk e kam ndierë veten rehat për të folur për diçka kaq personale sa ç’është besimi në këtë aspekt. Nuk jam me siguri një njeri që frekuentoj tempuj, natyrisht i shoh me shumë respekt, me shumë kuriozitet, por nuk është se i frekuentoj. Por kur vjen puna tek vetë besimi, nuk ndihem rehat të flas sepse është diçka e vështirë për t’u treguar sepse është shumë personale. Njerëzit e shohin dhe e kuptojnë ekzistencën e diçkaje që thuhet në emra të ndryshëm, por në të gjitha rastet ka një emërues të përbashkët besimin tek një fuqi, tek një energji, tek një hapësirë jashtë vetes. Kështu që e kam të vështirë shumë të flas për të.

Stafa: Ne sot jetojmë në një kohë tjetër para pandemisë, jemi plot dhe ankth dhe të pasigurt për shkak të zhvillimit teknologjik që na ka bërë mirë por ka dhe anën e keqe që ka shumë lajme të papërshtatshme, lajme të rreme duke sjellë një krizë të shtuar tek botëkuptimi. ..a kam të drejtë në këtë konstatim? Si është sot raporti i besimit të njeriut me ku duhet të besojë? Ky njeriu i ri teknologjik?

Edi Rama: Unë nuk besoj që njerëzit sot besojnë më pak se sa përpara daljes së internetit, madje madje ka studime që thonë se rritja e fuqive të shkencës për të shpjeguar fenomene, nuk e ka ulur besimin e njerëzve në Zot. Përkundrazi, ka sot më shumë njerëz që besojnë në Zot se sa kishte përpara se sa të ndodhte ky shpërthim. Por nuk besojnë më ndoshta një pjesë tek rruga e Kishës, e Xhamisë, e Sinagogës, pra tek tempujt, tek institucionet. Gjë që lidhet edhe me një krizë të përgjithshme të intitucioneve në përgjithësi, të shtetit në përgjithësi, sidomos në vendet ku ka liri, ka demokraci. Ndërkohë që ka shumë njerëz që besojnë tek besimi në kuptimin që besojnë se të besosh nuk është diçka e gabuar.

Stafa: Pse njeriu e ka të nevojshme këtë?

Edi Rama: Njeriu shpeshherë nuk arrin dot t’i shpjegojë gjërat që do. Madje edhe shkenca vetë nuk arrin dot t’i shpjegjë deri në fund disa gjëra. Dhe unë nuk shoh asgjë të keqe që njerëzit të besojnë e njeriu të besojë. Përkundrazi. Madje madje në një farë kuptimi edhe ekzistenca e komuniteteve të mbledhura rreth një besimi përtej faktit nëse në atë komunitet ti arrin ta prekësh apo mbetesh në kërkimin e paverifikuar të Zotit, është një mundësi për të ndarë mes një grupi shoqëror, një komuniteti shoqëror, vlera të cilat e ndihmojnë njeriun në jetën e përditshme, pavarësisht se sa ai e prek apo nuk e sheh Zotin.

Stafa: Ne jemi mësuar me konfliktet fetare prej vitesh, me ndasi fetare. Por tani duket sikur po ndihet një ndasi tjetër në botë, ajo mes të pasurve dhe të varfërve. Dhe midis tyre po shfaqet një mur i lartë, fort i lartë…

Edi Rama: Patjetër që polarizimi është një problem gjithnjë e më i mprehtë i shoqërive kapitaliste, i demokracive, i vendeve ku liria e konkurrencës dhe tregu i lirë, përfshirë këtu dhe globalizmin me efektet e veta, ka sjellë që pasuria të përqëndrohet në gjithnjë e më pak njerëz, ndërkohë që distanca thellohet. Por nga ana tjetër, ka shumë të dhëna që tregojnë në shumë drejtime se bota nuk ka qenë kurrë më mirë se sot, nga pikëpamja faktuale, pra nga pikëpamja e urisë, nga pikëpamja e aksesit në ujë, nga pikëpamja e aksesit në shërbime, nga pikëpamja e aksesit në arsim, shëndetësi e kështu me radhë. Mirëpo ajo që e bën polarizimin sot shumë më të egër, është dhe afërsia shumë më e madhe që ka krijuar bota e informacionit, që ka krijuar platformat sociale, ku kamja dhe konsumizmi kanë marrë një pozicion thuajse monopol në gjithë këtë çfarë shihet dhe konsumohet në kuptimin e njerëzve të pasur, njerëzve të kamur, njerëzve të veshur, njerëzve të pajisur me shtëpia, me makina, me avionë. Ndërkohë që pjesa tjetër e shikon shumë qartë hendekun e madh që e ndan me këtë elitë, dhe kjo e rrit shumë ndjesinë e konfliktit.

Stafa: Në këtë libër, sa thirrje për dashurinë njerëzore ka në këto fjalime, sa peshë kanë brenda të vërtetat që thuhen aty?

Edi Rama: Kur unë vendosa që të bëj ftesën e parë për një iftar këtu në Kryeministri, me thënë të drejtën, e bëra si një hap drejt një komuniteti që për arsye të ndryshme është ndjerë jo rrallë i paragjykuar si pasojë e paragjykimeve ndaj islamit. Mos të harrojmë në Europë dhe në perëndim janë thelluar shumë sidomos pas atentantit ndaj Kullave Binjake dhe gjithë stereotipeve që e lidhën islamin me terrorin dhe islamizmin dhe fenë myslimane, myslimanët, me inkopaktibilitet organik me perëndimin.

Dhe përtej kësaj, nuk është se kisha ndonjë reflektim të thellë që më erdhi hap pas hapi dhe më erdhi vit pas viti duke arritur në pikën që të kem jo padurim, por që ta pres me shumë kënaqësi atë darkën e iftarit. Dhe ka diçka shumë të bukur ai ritual dhe unë e kuptoj shumë mirë tani atë pjesën strikt, edukative që ka Ramazani për ata që e ndjekin dhe pjesën thellësisht të shëndetshme që ka praktika e Ramazanit, që është vërtetë shumë impresionuese për efektet që ka në aspektin fizik tek njeriu, në aspektin shëndetësor te njeriut dhe në aspektin mendor te njeriu. Dhe sigurisht në këtë kontekst, pastaj edhe kapaciteti i njeriut për të prodhuar energji pozitive ndaj tjetrit, është shumë më i madh se në ditë të zakonshme, ashtu sikundër energjitë negative vetvetiu bien në raport me ditët e zakonshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?