POLITIKE

"Rama ka armë vetëm mashtrimin!", Berisha: 720 mijë pensionistë i ka lënë vetëm në mëshirë të fëmijëve të tyre

r.ll Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 18:32
"Rama ka armë vetëm mashtrimin!", Berisha: 720 mijë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me banorët e njësisë numër 9 në kryeqytet ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se 720 mijë pensionistë i ka lënë vetëm në mëshirë të fëmijëve të tyre.  

Berisha tha se në 12 vite qeverisje, kryeministri Rama ka pasur armë vetëm mashtrimin.

Ai u shpreh se Shqipëria është vendi më i pasur në rajon dhe prandaj pensionet duhet të ishin më të larta sesa pensionet në shtetet fqinje. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Ne e nisim këtë projekt, së pari, me ata të cilët janë më në nevojë, dhe bjemë dakord, më në nevojë janë ata të cilët mezi garantojnë ushqimin e ditës për veten dhe fëmijët e tyre. Më në nevojë janë mbi 720 mijë pensionistë, të cilët kanë shkrirë jetën, energjitë e tyre dhe kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në ecjen e këtij vendi, kurse tani, marrin si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Tani, ata mbetën tërësisht në mëshirën e fëmijëve të tyre, ku janë dhe ku nuk janë që t’iu dërgojnë një mbështetje, ose përndryshe nuk blejnë ilaçet, ose nuk ushqehen si duhet, ose përndryshe fëmijëve u thonë: shko, paç fatin, se këtu nuk ushqehemi dot, merr rrugët e botës.

Dhe këta nuk janë pak, janë shumë. Tjetër punë se, Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin. Dhe do t’u them një gjë miq. Njeriu ka virtytet e veta, ka të mirat e veta, por ka edhe anët e këqija dhe veset e veta. Midis veseve, më i keqi të këqijave është mashtrimi. Ai që mashtron, ai i bën të gjitha, se i fsheh. Dhe ky njeri, nga mëngjesi gjer në darkë vetëm mashtron. Dhe ky njeri, çdo vepër të tij të zezë dhe të bashkëpunëtorëve të tij, përpiqet ta mbulojë me mashtrime. Ky njeri që ishte 12 vite në pushtet, do marrim pak te pensionistët.

Pensioni minimal në fshat ishte 82 euro. E rritëm nga 36 në 82. Dje u thoshte shqiptarëve pensioni mesatar ishte 82 euro. Pensioni mesatar, shteti ka libra, ka regjistra. Pensioni mesatar në vitin 2013 ishte 143 mijë lekë. Ky ishte pensioni measatar.
Problemi është se, në Mal të Zi, ky pension nuk 143 mijë lekë. Në Malin e Zi, ky pension ishte 138 mijë lekë lekë. Sot, në Malin e Zi, ky pension është 450 euro. Ky premton se në vitin 2030, do ta keni pensionin 400 euro. Pra, qeveri Mal i Zi, qeveri Shqipëria, miqtë e mi. Po të jetë për pasuri, Shqipëria i ka absolutisht pa asnjë diskutim 5 herë më të mëdha. Shqipëria është vendi më i pasur në çdo gjë në këtë rajon.

Kur të duken tjerët të pavlerë, kur nuk i përfill, nuk bërtet gjatë vitit se këtu nuk vuan kush për bukë, paçka se ka shumë që vuajnë. Natyrisht, merr përpara 8 mld euro, siç kishte këtë vit, 8 mld euro, të gjitha taksat tuaja, të gjitha të mbledhura nga ajo që paguani ju, që ju merret ju në çdo blerje. Dhe në këto 8 mld la për pensionistët 16 mln euro. Dhe kur ne para 15 muajsh dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nënkupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, çka nënkupton asnjë i papunë, asnjë njeri me ndihmë ekonomike nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo që s’e pranoi, por u vërsul të thotë se kjo të çon në humnerë, kjo është katastrofë. Jo, nuk është katastrofë. Se nuk ishte për Malin e Zi katastrofë. Se nuk ishte për Maqedoninë katastrofë. Se nuk ishte për Serbinë katastrofë. Se nuk ishte a për Kosovën, se ka 18 vjet, sa ka e pavarur dhe ka pensionet më të larta se ne. Po pse? Sepse qeveria merr nga buxheti dhe jep fonde pensionesh. Ne zotohemi para jush!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë