POLITIKE

'Rama mban peng Ballukun duke mos e lejuar të dorëhiqet', Këlliçi: Pas saj radhën e ka vetë kryeministri

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2025, 14:41

'Rama mban peng Ballukun duke mos e lejuar të dorëhiqet',

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ky i fundit nuk po kërkon dorëheqjen e ministres Belinda Balluku, por përkundrazi, po e mban atë në detyrë kundër vullnetit të saj.

Sipas Këlliçit, kjo është një strategji e mirëmenduar e Ramës për ta përdorur ministren si një “valvul shkarkimi” për zemërimin publik, përpara se SPAK t’i afrohet vetë atij. Në një intervistë në Edicionin e mesditës në SYRI TV, deputeti demokrat deklaroi se është vetë Balluku ajo që kërkon të tërhiqet, por kryeministri po e pengon.

Këlliçi e krahasoi këtë situatë me atë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke argumentuar se Rama ndjek të njëjtin skenar: i mban në detyrë zyrtarët e tij të lartë ndërkohë që imazhi i tyre denigrohet, duke i shndërruar në shënjestër të pakënaqësisë popullore, për t’i flakur më pas.

“Të njëjtën metodë ai po përdor sot me Belinda Ballukun. Ajo po shërben si valvul shkarkimi i të gjithë pakënaqësive të qytetarëve dhe opozitës ndaj qeverisë dhe Edi Ramës,” u shpreh Këlliçi.

Ai gjithashtu denoncoi ngjarjet në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku materialet hetimore të SPAK për çështjen Balluku, të vendosura në një USB, u cilësuan “sekret shtetëror” me urdhër të Taulant Ballës. Sipas tij, kjo pengoi deputetët e opozitës të njiheshin me provat, pavarësisht se gëzojnë certifikatë sigurie. Akuza më e rëndë e deputetit të opozitës është se SPAK po i afrohet majës së piramidës. Ai paralajmëroi se pas rënies së Ballukut, i radhës do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, dhe më pas vetë kryeministri Rama.

“Me rënien e Ballukut dhe shumë shpejt me rënien e Agaçit, hapi i radhës është Edi Rama. SPAK-u i ka hyrë në paradhomë, i ka hyrë në Kryeministri, dhe tani do t'i shkojë edhe në zyrë,” tha Këlliçi. Duke e përshkruar qeverinë si një “grup të strukturuar kriminal” dhe një “kartel”, Këlliçi u ndal te mënyra e jetesës së kryeministrit dhe skandalet e korrupsionit.

Ai përmendi denoncimin e bërë nga Sali Berisha për një pagesë prej 25 milionë eurosh nga thesari i shtetit drejt baxhanakut të kryeministrit, pak para shpërthimit të skandalit të AKSHI-t. Sipas tij, kjo dëshmon se Shqipëria sot nuk ka më një qeveri, por një kartel të drejtuar nga një “bos droge” që udhëton me avion privat dhe pi verëra me vlerë dhjetëra mijëra euro. 

Këlliçi:

"Provat për Ballukun, cilësohen si sekret shtetëror që të jemi të qartë edhe për qytetarët që na ndjekin, nga Taulant Balla. Sepse prokuroria ka qenë krejt dakord. SPAK-u ka thënë sigurisht, ata aty janë deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, janë me çertifikatë sigurie që të gjithë dhe sigurisht janë njerëzit, ndër njerëzit më të përgjegjshëm në raport me zbatimin e ligjit në vend, patjetër, sepse janë ligjvënës, pavarësisht dhe janë të opozitës, se po të jenë nga pala përballë i bie të jenë hajdutë.

Kështu që, thënë këtë, deputetët e opozitës kanë të gjithë tagrin ligjor dhe të drejtën e tyre, ata mbi të gjitha që janë me mandat si përfaqësues të opozitës, të Partisë Demokratike, në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve dhe Imunitetit, që të njihen me materialet dhe t'i marrin.

Problem këtu është Taulant Balla. Taulant Balla, me urdhër të Edi Ramës, nuk lejon, sikundër Edi Rama, unë e kam thënë që mbrëmë, Edi Rama nuk po lejon që Balluku të dorëhiqet. Domethënë, kushdo që mendon se sot Edi Rama po kërkon dorëheqjen e Ballukut, po ta them unë është e kundërta. Balluku po kërkon që të dorëhiqet, që të tërhiqet në këtë moment, dhe është Edi Rama që e mban aty. 

Balluku ka kërkuar dorëheqjen, sepse është e njëjta skemë që u bë me Erjon Veliajn. Dhe është e njëjta skemë që është bërë me Erjon Veliajn.

E tjerri imazhin e tij, e mbajti Veliajn, ia hoqi të gjithë njerëzit, e lodhi për një vit e sa, herë e retushonte, herë e ftonte në aktivitete, herë e tallte, herë e përbuze, i tregonte lopën, i tregonte bojën e të gjitha, pastaj thoshte ky është e ardhmja e Shqipërisë, e të tjera e të tjera.

 Për të fituar kohë dhe për të çuar të gjithë zemratën e qytetarëve, për ta patur një valvul shkarkimi Veliajn. Dhe në momentin që Veliaj u bë një figurë e urryer, ishte i urryer, po u bë dhe nga masa e gjerë popullore, e flaku. Të njëjtën metodë ai po përdor sot me Belinda Ballukun. Dhe të njëjtën gjë po i bën Belinda Ballukut, e cila sot po shërben si valvul shkarkimi i të gjithë pakënaqësive të qytetarëve shqiptarë dhe të opozitës ndaj qeverisë dhe Edi Ramës.

Plus që Edi Rama,  me rënien e Ballukut dhe shumë shpejt me rënien e Agaçit, hapi i radhës është, Edi Rama vetë nuk ka më ku të shkojë SPAK-u. SPAK-u i ka hyrë në paradhomë, i ka hyrë në Kryeministri, tashi do t'i shkojë edhe në zyrë Edi Ramës.

Edhe ky është një emër që qarkullon dy ditët e fundit, për probleme të pritshme edhe ai dhe flitet që mund të ketë masë ndaj tij.

Por ajo çka është e rëndësishme është logjika e thjeshtë që sot shteti shqiptar ka rënë. Është një moment reflektimi për shoqërinë shqiptare, për klasën politike, për të kuptuar të gjithë bashkë, se ore si ka mundësi që arritëm këtë ditë? Ore si ka mundësi që ne lejuam një grup të tillë të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Edi Rama, të shkojë në kupolën e shtetit? Si ka mundësi që ne si shqiptarë kemi pranuar në këto 12 vite që të na udhëheqë një njeri me këto lloj rekordesh kriminale dhe me këto lloj përzgjedhjesh?

Ta marrim, sikur Edi Rama me të vërtetë nuk qenka i përfshirë në korrupsion. Po si ka mundësi që çdo njeri që ky zgjedh, përzgjedh për ta bërë zëvendëskryeministër, për ta bërë ministër, për ta bërë kryetar bashkie, për ta bërë drejtor agjencie, për ta bërë drejtues të lartë të administratës publike, si ka mundësi të gjithë që ky zgjedh janë hajdutë? Se është e pamundur kjo. Nuk ka më për kë të thotë që ma hanë dardha, mollë, kumbulla apo fiq pas shpinës time. Se është ky njeri. Sot një nga memet më të bukura që mund të ketë qarkulluar në internet, është ajo që lidhet me Gys Agasin dhe Lefter Kokën. Që Edi Rama kruan kokën dhe thotë, "Ore kush ma solli këtë Gys Agasin?" dhe do të dali tani që e ka fajin Lefter Koka. Mbasi i ngarkuan inceneratorin e Fierit, inceneratorin e Elbasanit, inceneratorin e Tiranës, çudi nuk është që do i ngarkojnë Lefter Kokës, kur ndërkohë e dinë të gjithë fare mirë që është Edi Rama personalisht, personalisht.

Pak minuta më parë, ju keni parë një denoncim shumë të fortë të zotit Berisha, kreut të opozitës, në raport me baxhanakun e kryeministrit, që është paguar në dy ditët e fundit me vlerën 25 milionë euro nga thesari i shtetit, pasi është ditur që do të plasë skandali i AKSHI-t dhe kanë marrë paratë e fundit para se të plasë dhe të sekuestrohen edhe llogaritë bankare e të gjitha. Domethënë, sot Shqipëria nuk ka më një qeveri. Sot Shqipëria ka një kartel.

Unë kam qenë në studio sa e sa herë me ty vetë dhe të kam thënë që ky dhe sjelljen dhe qasjen e ka si kreu i një karteli, si një bos droge. Ky njeri udhëton me avion privat. Ky njeri pi verë 33,000 euro në një vakt. Ky njeri hap ekspozita personale kudo në botë me paratë e kinezëve e të tjera."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan