'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 62-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo...
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar t&...
Protesta kundër qeverisë është sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërp...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodepute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare p&...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Interi është gati për provën e parë të madhe të kësaj vere. Të shtunën, zikaltrit do të përballen ...
Një skemë e posaçme vizash po u mundëson shtetasve turq të hyjnë më lehtë në 12 ishuj grekë të Egjeut...
Edhe banorët e Divjakës, kanë dalë kundër propozimit të mazhorancës, për shkrirjen e bashkisë me bashkinë e ...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet. Ndërsa qeveria premton shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, vijon t’u japë sipërfaqe të mëdha toke investitorëve strategjikë. Me tarifën simbolike 1 euro, Rama i ka vënë në dispozicion një sipërfaqe prej rreth 885 mijë metrash katrorë tokë shtetërore në Vlorë kompanisë RAMS Albania sh.p.k për të ndërtuar një zonë të lirë ekonomike. Në vendimin e sotëm qeveria ka shpallur zyrtarisht zonën “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE” si Zonë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik dhe ka shpallur kompaninë “RAMS Albania” sh.p.k. si zhvilluese të zonës me procedurë jokonkurruese.e”
Kompania ka si imazh promovues aktorin turk Burak Özçivit, i cili verën e shkuar, në qershor 2025, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e atëhershëm të Vlorës, Ermal Dredhaj. Vizita u paraqit si turistike, ndërkohë që kompania ishte në negociata me qeverinë për projektin. Projekti do të fokusohet në zhvillimin e një ekosistemi industrial, logjistik dhe inovativ, duke përfshirë teknologjinë industriale, automatizimin, inteligjencën artificiale, përpunimin e lehtë të metaleve dhe energjinë e rinovueshme. Në vendim thuhet se periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet.
Rams Albania zotërohet nga Mehmet Faruk Burbul, i cili është njëkohësisht edhe pronari i korporatës Rams Global. RAMS Global është një kompani ndërkombëtare shumësektoriale me seli në Almaty, Kazakistan, me origjinë nga pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Në shkurt të këtij viti Komiteti i Investimeve Strategjike i dha këtij projektin statusin e Investimit Strategjik. Sipas vendimit, vlera e investimit të projektit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” parashikohet të jetë 100 milionë dollarë dhe në të pritet të punësohen rreth 10 mijë vetë.
Vendimi
SHPALLJEN “ZONË E TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” DHE ZHVILLUESIT TË ZONËS ME VENDNDODHJE NË VLORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, dhe të nenit 14/2, të vendimit nr.646, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave e të kritereve të përzgjedhjes së zhvilluesit në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” të territorit, me sipërfaqe 885 557.6 (tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë gjashtë) m2, pjesë e zonave kadastrale 8604 dhe 2765, në Bashkinë Vlorë, të përbërë nga pasuritë me sipërfaqet përkatëse, sipas listës dhe hartës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së “Zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” përcaktohen në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Veprimtaritë, që do të zhvillohen në “Zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE””, janë të llojit:
a) ekosistem industrial logjistik dhe inovativ;
b) teknologji industriale;
c) automatizim dhe inteligjencë artificiale;
ç) përpunim mekanik i lehtë i metaleve, duke kombinuar metalurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në përpunim mekanik të lehtë dhe trajtime sipërfaqësore jondotëse dhe energjinë e rinovueshme.
4. Periudha e funksionimit të zonës është 35 (tridhjetë e pesë) vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet.
5. Ministria përgjegjëse për ekonominë vë në dispozicion pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat kadastrale 8604 dhe 2765, Bashkia Vlorë, me sipërfaqe totale 885 557.6 (tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë gjashtë) m², pjesë e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS), në funksion të zhvillimit të projektit, me tarifë 1 (një) euro/kontrata.
6. Shoqëria “RAMS ALBANIA”, sh.p.k., shpallet zhvillues i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, me procedurë jokonkurruese si subjekt përfitues, me status “Investim/investitor, procedurë e veçantë”, në bazë të vendimit nr.1, datë 11.2.2026, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar.
7. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.774, datë 4.6.2008, “Për shpalljen e “Zonë ekonomike” në Vlorë”, nr.818, datë 11.6.2008, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike, në Vlorë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, dhe nr.1547, datë 26.11.2008, “Për miratimin e kontratës të formës BOT, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “Idea Vlora”, sh.a., për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e parkut industrial në Vlorë”, shfuqizohen.
8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore Kadastrës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Jola Hysaj, ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, e cila në zgjedhjet e 11 majit 2025 ishte kandidat...
Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë këtë të enjte në qytetin e Poliçanit në Skrapar. Qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me thirrjet kundër tij të bëra gjatë protestave, duke sjellë n&eum...
Kryedemokrati Sali Berisha tregoi se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha s...
Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestës dhe të mos t&eum...
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është gati që ta votojë që nesër ndryshimin kushtetues që përcakton se kryeministri d...
Stadiumi ende nuk ekziston, por Klodian Makashi ka vendosur tashmë një pikë orientimi në Google Maps. Aty shkruhet “Eagle Stadium&rdqu...
Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale, ku ka propozuar një ndarje me 100 bashki dhe 6 rajone....
Një protestues që ka marrë pjesë në ditën e 61-të të revoltës qytetare në kryeqytet ka shprehur mendimin e tij...
Sipas projektit, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë...