
Kryeministri Edi Rama komentoi sot para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me projektin strategjik të portit të Porto Romanos në Durrës, pas kërkesës së Dhomës Amerikane të Tregtisë për rishikim të tenderit.
Rama theksoi se projekti është një nga proceset më të ndërlikuara infrastrukturore që qeveria ka realizuar dhe se përpjekjet për ta penguar janë të kota.
“Dua të them dy fjalë për Porto Romanon. Është një plan strategjik që ka krijuar xhelozi dhe rezistencë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Ky është një proces shumë i sofistikuar, me pjesëmarrje globale, monitoruar nga konsulenti Royal Haskoning dhe i shoqëruar nga një garë e jashtëzakonshme, por edhe me armiqësi ndaj projektit. Ata që po e luftojnë, ata që nuk po lënë gur pa luajtur për ta bllokuar, i kanë bërë llogaritë gabim – projekti do bëhet,” deklaroi kryeministri.
Ai shtoi se qeveria nuk ka plan B vetëm për Bashkimin Evropian, ndërsa për çdo çështje tjetër është e gatshme të veprojë sipas planit C.
Ky reagim vjen pas letrës publike të kryetarit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Grant Van Cleeve, i cili kërkoi shtyrjen e tenderit për Porto Romanon. Van Cleeve argumentonte se projekti aktual i portit është shumë i kufizuar për të shfrytëzuar potencialin strategjik të Shqipërisë në rajon dhe paralajmëronte se vendi mund të humbasë mundësinë për t’u bërë një qendër kryesore logjistike në Ballkan nëse porti ndërtohet sipas planit aktual.
Rama e konsideroi projektin vendim strategjik për vendin dhe garantoi se ai do të realizohet sipas planit të qeverisë, pavarësisht nga presionet apo kërkesat për rishikim.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Mars12:28
BIRN: Pas rastit të Sajmir Tahirit, PS bëhet sërish barrikadë për të mbrojtur politikisht Belinda Ballukun
Grupi parlamentar socialist vendosi sot që të votojë kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, p&eu...
POLITIKE
9 Mars12:11
Nga kërkimi i ndjesës, te falenderimi, Rama-Ballukut: Paç fatin që meriton!
Në mbyllje të fjalimit kryeministri Rama zgjodhi të falenderojë Ballukun për punën e bërë, në fund ai mbylli fjal...
POLITIKE
9 Mars11:57
‘Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash’, Rama vijon sulmet ndaj drejtësisë!
Edi Rama, në sagën e sulmeve që ka ndërmarrë prej kohësh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, e quajti sot drejtësin&...
POLITIKE
9 Mars11:15
PS rrëzon kërkesën për arrestim/ Rama s’e lëshon Ballukun: Do të jetë deputete dhe drejtuese politike në Qarkun e Fierit
Kryeministri Edi Rama i ka ofruar mbrojtje politike Belinda Ballukut. Nga mbledhja me socialistët, teksa u prezantua raporti për kërkesën ...
POLITIKE
9 Mars10:52
PS kundër arrestimit të Ballukut: Rrëzojmë kërkesën e SPAK, s’e japim autorizimin!
Ulsi Manja ka deklaruar se rreziku i largimit nga vendi i Belinda Balluku nuk ekziston, kjo pasi edhe pse ishte në dijeni të hetimit, ajo ësht&...
POLITIKE
9 Mars10:41
Imuniteti i Ballukut/ Manja: “Shkelja e barazisë në tendera” nuk është vepër korruptive
Në emër të anëtarëve të shumicës në Këshillin e Mandateve, deputeti Ulsi Manja prezantoi raportin lidhur me k&eum...
POLITIKE
9 Mars10:32
Integrimi i Shqipërisë në rrezik, Alizoti: Kartelet, korrupsioni. Gjermania mund të vejë veton për shkak të Ramës
Rruga e integrimit evropian të Shqipërisë rrezikon një bllokim serioz nga Gjermania, e cila mund të vendosë një veto si pas...
POLITIKE
9 Mars10:26
SPAK kërkon arrestimin e ish-zv.kryeministres/ Manja prezanton raportin e PS: Narrativa e SPAK se mund të prishë provat apo të arratiset, hipotetike
Deputeti i PS-së, Ulsi Manja, anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve ka prezantuar sot raportin në kuadër të k&eum...
POLITIKE
9 Mars10:16
Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Apeli i GJKKO ka lënënë fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Çështja U shqyrtua nga trupa gjykuese e Apelit të...
POLITIKE
9 Mars09:23
'SHBA presion Ramës', Kalaja: Kryeministri të tërhiqet nga Porti i Durrësit, 80 milionë euro të papaguara
Avokatja Adriana Kalaja ka ngritur alarmin për projektin e Portit të Durrësit, duke theksuar se reagimi i fundit i SHBA nuk është thj...