POLITIKE

Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset pozitiv. Shpresoj mos t’i kushtojë ndonjë goditje nën brez

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Janar 2026, 18:16

Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, iu drejtua kritikave opozitës dhe Partisë Demokratike, duke akuzuar ata për “legalizimin e rrugaçërisë” brenda Kuvendit të Shqipërisë. Rama theksoi se kjo sjellje ka pasoja të mëdha sociale dhe psikologjike, sidomos për të rinjtë dhe familjet që ndjekin punën e Parlamentit, duke krijuar urrejtje dhe zgjeruar hendekun shoqëror. “Kur them politika nuk flas sic flasin të dërguarit e vendeve të tjera në Shqipëri, por politika që vepron prapa, duke u përpjekur të na pengojë neve të vazhdojmë përpara,” u shpreh Rama.

Ai bëri thirrje për përmirësimin e funksionimit të Kuvendit dhe futjen e teknologjisë në mënyrë më të gjerë në punën parlamentare. Rama sugjeroi që kanali i Parlamentit të televizionit shqiptar të transformohet në një platformë të vërtetë parlamentare, duke shfaqur seancat dhe komisionet, por gjithashtu duke përfshirë diskutime dhe analiza, duke u bazuar në modelin e vendeve të tjera. Kryeministri përmendi gjithashtu rëndësinë e përfaqësimit të opozitës, duke pyetur për rolin e Gjekmarkajt si nënkryetar, dhe duke vlerësuar kontributin e tij si një “aset pozitiv” për Parlamentin.

“Legalizimi i rrugaçërisë në Parlament është bashkëfajësi në goditjen e të gjtihë atyre të rinjve dhe familjeve që ndjekin Kuvendin e Shqipërisë, është goditje në nivelin psikologjik, edukativ dhe mbi të gjitha një goditje në aspektin social. Sepse krijon vetëm nxitje të urrejtjes dhe krijon vetëm zgjerim të hendekut, të pamerituar për shqiptarët që e mban hapur dhe e gërmon politika. Kur them politika nuk flas sic flasin të dërguarit me punë të vendeve të tjera në Shqipëri ku thonë politika në përgjithësi, por politika që ne nuk e kemi përballe, por mbrapa duke u përpjekur që të na pengojë neve të vazhdojmë përpara.

Më tutje dhe këtu dua ta mbyll me funksionimin e Kuvendit, duhet të ecim me shumë vendosmëri në futjen sa më thellë të teknologjisë në punën e Kuvendit, me të gjitha ato që u thanë. E kemi thënë dhe herë të tjera, unë mendoj që kanali i parlamentit në televizionin shqiptar duhet të kthehet në një kanal të parlamentit jo thjesht për të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë seancat apo komisionet. Vendet e tjera e kanë një kanal parlamentar, duhet ta kemi dhe ne. Kjo bëhet duke ftuar edhe përfaqësuesin e opozitës, profesor Gjekmarkaj është akoma nënkryetar?

Si është situata? Është profesori një aset pozitiv. Shpresoj që mos t’i kushtojë ndonjë goditje nën brez”, tha Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan