POLITIKE

Tedi Blushi prezanton pr/ligjin për uljen e TVSH të produkteve të shportës nga 20% në 5%: Ndihmë për çdo shqiptar në nevojë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 14:59

Tedi Blushi prezanton pr/ligjin për uljen e TVSH të produkteve të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, prezantoi në Komisionin e Ligjeve projektligjin për uljen e TVSH-së së produkteve bazë të shportës ushqimore nga 20% në 5%.

Ai theksoi se nisma synon uljen e çmimeve, lehtësimin e kostos së jetesës dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike dhe shtresat në nevojë. Sipas Blushit, shqiptarët shpenzojnë rreth 40% të buxhetit familjar për ushqime, me çmime më të larta se në BE, ndërkohë që pagat dhe pensionet mbeten të ulëta.

Ai akuzoi qeverinë se ka hequr TVSH-në për importin e jahteve luksoze, por refuzon ta ulë atë për ushqimet bazë. Projektligji parashikon ulje çmimesh për të paktën 23 produkte, përfshirë bukën, vajin, mishin, perimet dhe frutat.

Blushi u bëri thirrje deputetëve të votojnë pro një nisme sociale që, sipas tij, mbështet interesin publik dhe ndihmon shqiptarët të përballojnë varfërinë.

Blushi:

Të nderuar deputetë!
Qëllimi i këtij projekt ligji, në fakt mbështetet mbi tre shtylla kryesore.
Së pari, cmime të ulëta.

Së dyti, ulje e kostos së jetesës, që është bërë , në të paktën tre vitet e fundit, e papërballueshme vecanërisht për pensionistët dhe për shtresat më në nevojë.
Dhe shtylla e tretë është mbështetja konkrete për familjet dhe më shumë lehtësi për to.
Sikundër e kemi sqaruar, ky projektligj vjen në një moment kur shqiptarët harxhojnë nga buxhetet e tyre familjare 40% vetëm për të blerë ushqime, me cmime 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, në vendin me pagat dhe pensionet më mizerabël.

Qëllimi i këtij projekt ligji është t’ju vijë në mbështetje të gjithë shqiptarëve, që në mënyrë të pamerituar, paguajnë sot cmime të cilat vit pas viti vetëm rriten, kur ndërkohë pensionet, pagat janë në nivele qesharake, janë mizerabël.

Ndaj, duke i bërë thirrje edhe ndërgjegjes tuaj, referuar faktit se keni ardhur në pushtet duke premtuar, në vitin 2013, se do ta bënit TVSH-në e produkteve bazë të shportës 5% dhe nuk e keni mbajtur.

Dua t’ju rikujtoj gjithashtu se me TVSH 20% ,ju sot po taksoni shqiptarët më shtrenjtë se kudo tjetër në rajon dhe kjo nuk është e drejtë , nuk është e ndershme, nuk është sociale, është kriminale.

Të taksosh për ushqimin, për vezët, për vajin, për bukën, për djathin, për mishin , popullin më të varfër  në rajon.
I varfër për shkak se ju nuk keni patur kurrë prioritet interesin publik, por vetëm vjedhjen e taksave të shqiptarëve.

Kësaj situate i duhet dhënë fund, sepse ju po luani me bukën e shqiptarëve të varfër.

Ndaj, do kërkoj dhe shpresoj shumë që ky projekt ligj që udhëhiqet dhe ka prioritet vetëm interesin publik, në vecanti shqiptarët e thjeshtë, ata që nuk kanë mundësi ekonomike, pensionistët, të cilëve vitin e ardhshëm ju do t’ju rrisni pensionet me 60 lekë dhe ndërkohë, cmimet e ushqimeve do ja u rrisni 3%.

Për këtë është ky projekt ligj.
Për pensionistët.

Është për familjet me ndihmë ekonomike, të cilët paguhen nga bashkia e Tiranës, 4 anëtarë me 12 mijë lekë të vjetra në muaj, por që nuk kanë mundësi të ushqehen dhe janë në kufijtë e mbijetesës.

Ky projekt ligj është mbështetje dhe për 70% të fëmijëve që edhe sipas progres raportit të fundit të Bashkimit Europian, janë në rrezik varfërie.
Bëhuni të përgjegjshëm, jepini votën pro një projekt ligji që mbështet cdo shqiptar në nevojë.

Unë e di se ju jeni gati të ngrini dorën për cdo projekt ligj, duke filluar nga inceneratorët që nuk ekzistojnë e te aferat korruptive, i votoni jo me një por me të dyja duart, port ë paktën i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj , mendoni në një moment të vetëm për shqiptarët që janë sot në kufijtë e mbijetesës.

Për pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë as ilacet dhe që 40% të buxhetit të tyre, prat ë atyre pensioneve që ua keni lënë në nivel mizerabël, ti shpenzojnë për t’u ushqyer, me thërrime sigurisht, se kaq ju keni lënë pensionistëve.

Ndaj ky projekt lig,j që sjell uljen e cmimeve  për të paktën 23 produkte duke filluar nga buka, mielli, orizi, makaronat, perimet, frutat e deri tek mishi është një projektligj social dhe një projektligj, i cili ndihmon ekonomitë familjare të mbijetojnë në kushtet  kur edhe vitin e ardhshëm parashikohet një rritje abuzive dhe e cmendur e cmimeve.

Nuk kanë vlerë deklaratat tuaja dhe premtim-mashtrimet tuaja për gjoja rritje pensionesh, kur ju nuk keni vullnetin edhe pse unë nuk dua ta paragjykoj, por duhet të tregoni sot vullnetin që keni, një moment reflektimi, një moment ku të flisni dhe ju me ndërgjegjen tuaj për të miratuar një akt , i vetmi akt i ardhur deri më tani në këtë Parlament , që shkon në funksion të interest publik, për të mbështetur shqiptarët.
Ky nuk është një projektligj politik, është një projektligj që në rradhë të parë vjen në funksion të interesit publik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë