U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar për raportin e DASH mbi klimën e investimit në Shqipëri
Xhixho shkruan se ky raport është e vërteta që rrënon propagandën e kësaj qeverie. Raporti konfirmon gjithë shqetësimet që opozita ngre prej vitesh.
“Në raport shihen si faktorë pengues të investimeve dhe vetë ekonomisë, korrupsioni i përhapur në çdo nivel qeverisjeje, ndikimi i krimit të organizuar, deformimi i konkurrencës, shpopullimi masiv që ka dëmtuar fuqinë punëtore dhe informaliteti i përhapur kudo”, shkruan deputetja e PL Erisa Xhixho.
Postimi i plotë
Raporti i DASH për klimën e investimit në Shqipëri është e vërteta që rrënon propagandën e kësaj qeverie. Raporti konfirmon gjithë shqetësimet që opozita ngre prej vitesh.
Në raport shihen si faktorë pengues të investimeve dhe vetë ekonomisë:
korrupsioni i përhapur në çdo nivel qeverisjeje
ndikimi i krimit të organizuar
deformimi i konkurrencës
shpopullimi masiv që ka dëmtuar fuqinë punëtore
informaliteti i përhapur kudo
Me një PBB sa një e katërta e mesatares së BE-së, vendit i duhen reforma të thella strukturore, që kjo qeveri nuk ka ndërmend t’i ndërmarrë.
Në mënyrë të veçantë, raporti ndalet te ligji për investimet strategjike, i cili u përdor nga qeveria për t’u dhënë bregdetin klientëve të saj dhe jo për të nxitur investimet e huaja.
Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015 me qëllim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, nuk ka tërhequr shumë investime të huaja, pavarësisht zgjatjeve të shumta përtej afatit fillestar të dhjetorit 2018. Ndryshimi i fundit është miratuar në janar 2025, duke e zgjatur afatin deri në dhjetor 2026. Shumica e mbi 60 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe dominohen nga investitorë vendas.
Sipas DASH, largimi i të rinjve që ka lënë vendin pa punëtorë, paraja e pistë që pastrohet me bekimin e qeverisë, korrupsioni, shantazhet e administratës publike dhe grupeve kriminale apo PPP-të që u jepen klientëve të kryeministrit, dekurajojnë investimet e huaja. Emigrimi i të rinjve dhe punëtorëve të kualifikuar ka krijuar mungesë fuqie punëtore, duke ndikuar negativisht në perspektivën e investimeve.
Komuniteti i biznesit raporton se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë gjithashtu se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.
Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. Mungesa e analizës së mirëfilltë dhe e ekspertizës teknike në hartimin dhe mbikëqyrjen e kontratave PPP mbetet një shqetësim i vazhdueshëm.
Kjo është pasqyra e një Shqipërie të vënë në shërbim të një grushti njerëzish, ndërkohë që të tjerët përpiqen të ikin pasi nuk përballojnë dot koston e jetesës dhe kanë humbur çdo shpresë.
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit ka tronditur skenën politike në vend, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Lucia...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës për famil...
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë mungesën e vullnetit në Kosovë për të miratuar një rezo...
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një intervistë televizive, ka deklaruar se Kosova është bërë vetë një peng i Se...
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, një nga modelet e biznesit që tërhoqën shumë sipërmarrj...
Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka ende një emër të përzgjedhur për ta vënë përballë socialistes Ogerta Manastirl...
Debat i ashpër mes këshilltarëve bashkiakë Dorian Teliti dhe Alfred Muharremi në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ve...
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar pas raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri duke...
Sali Berisha, në një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një video, ku nxjerr zbuluar mashtrimin e Edi Ramës, në lidhje me &l...
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën...