Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Javën e kaluar kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani paraqiti në Kuvend raportin vjetor për vitin 2024 të institucionit të drejtësisë. Një nga pyetjet që e kapi të papërgatitur Altin Dumanin, ishte ajo e bërë nga deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.
Ky i fundit e pyeti kreun e SPAK nëse kishte informacion që punonjës të AKEP kishin përgjuar strukturën e famshme, që do të hetonte krimet zgjedhore dhe a është vendosur një pajisje që përgjonte oficerë të BKH dhe punonjës të SPAK. Altin Dumani u përgjigj duke thënë se nuk kishte informacion dhe se nuk donte ta komentonte këtë gjë.
Në një lidhje direket për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku marrë shkas nga kjo diskutohet tema e përgjimeve, Saimir Korreshi i mëshoi pyetjes së tij në Kuvend duke thënë se DPI e cila fillimisht u përdor për të bllokuar TikTok-un, e vendosur në zyrat e AKEP-it ka përgjuar Task-Forcën e SPAK të ngritur gjatë muajve të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij kjo DPI përgjon çdo pajisje që është e lidhur me rrjetin shqiptar, mesazhet përgjohet në kohë reale, kurse video-call dhe telefonatat kërkojnë pak më shumë kohë, por gjithsesi nuk shpëtojnë pa u përgjuar.
Kjo tregon sipas Korreshit se operacionet e SPAK-ut janë sabotuar.
Blendi Fevziu: Korreshi nga ishte ky informacion, nga e more?
Saimir Korreshi: Po tregova burimin nuk marr dot informacione të tjera.
Blendi Fevziu: A jo burimin mos ma thuaj, po ma sill pak rrotull.
Saimir Korreshi: Pjesë e gazetarisë është, por më impresionoi me thënë të drejtën ajo se çfarë më shkruan, kështu që drejtova atë pyetje.
Blendi Fevziu: Për çfarë bëhet fjalë?
Saimir Korreshi: Ajo pajisje, është një DPI e cila ka shërbyer fillimisht për të mbyllur TikTok-un, por informacionet që unë kam janë se ajo ka shërbyer për të përgjuar Task Forcë-n e ngritur nga SPAK për periudhën zgjedhore mars-prill-maj.
Blendi Fevziu: Kush e operonte pajisjen?
Saimir Korreshi: Ajo pajisje ishte vendosur pranë AKEP-it.
Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që ka qenë punonjësit e AKEP-it që kanë operuar këtë pajisje dhe kanë përgjuar Task-Forcën e SPAK-ut?
Saimir Korreshi: Tamam-taman këtë nuk di ta them. Por, ju e dini se çfarë është bërë me serverat e tatimeve. Siç hyjnë tek tatimet njerëz të paautorizuar, mund të ketë edhe te AKEP-i. Me sa më informuan çdo telefon, celular, apo kompjuter që punonte me rrjetin shqiptar, wi-fi apo ndonjë kompani telefonike, mund të arrinte që të përgjohej gjithçka me këtë pajisje.
Blendi Fevziu: Çdo gjë do të thotë vetëm përmbajtja apo edhe identifikimi?
Saimir Korreshi: Unë nuk jam ekspert teknike, nuk jam i fushës. Sa i përket mesazheve të shkruara të shkruara në kohë reale, kurse videocall dhe telefonatat kishin një procedurë më të gjatë, por që edhe ato përgjoheshin.
Pyetja ime e dytë që u bë ishte a ishin ndjerë të kërcënuar prokurorët e SPAK?! SPAK ka pasur informatorë brenda grupeve kriminale që merreshin me zgjedhjet, janë zbuluar ata që jepnin informacion, pasi përgjoheshin. Për mua është një nga gjërat më të rënda, sepse janë sabotuar të gjitha operacionet e SPAK.
Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre p&eum...
Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga SPAK për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me aferën më të fundit qeveritare,...
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur për raportin e ODIHR për zgjedhjet, duke u ndalur edhe tek partitë e reja. Celibashi shprehet se sis...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht deputeti Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar t&eum...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nuk e hedh poshtë mundësinë që një ditë të garojë për krye...
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke i cer...
Pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, gazetari Bledian Koka thotë se u certifikua farsa zgje...
Pas debateve dhe akuzave të shumta mbi kontratën e konsideruar korruptive të aeroportit të Vlorës, ka reaguar biznesmeni nga Kosova, Be...
Ekspertja për marrëdhëniet me jashtë, Ilda Zhulali, e cilëson raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit si më...