Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht deputeti Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke e cilësuar atë si ‘damkosje historike’ për procesin zgjedhor në Shqipëri dhe si dëshmi se vendi është kthyer prapa me dekada në standardet demokratike.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se raporti i ODIHR konfirmon zyrtarisht se në zgjedhjet e 11 majit nuk pati ndarje mes shtetit dhe partisë në pushtet, duke shënuar, sipas tij, një rikthim të plotë të modelit të ‘partisë-shtet’ të periudhës komuniste.
Reagimi:
‘ODIHR vë vulën: Kthim pas 35 vite.
Në vitin 1990, sapo ra komunizmi, OSBE caktoi standardin bazë për zgjedhje të lira dhe të drejta:
- Shteti duhet të ndahet nga partia në pushtet.
- Zgjedhjet duhet të jenë të lira.
- Garuesit duhet të kenë barazi në garë.
Në vitin 2025, OSBE/ODIHR damkos zgjedhjet në Shqipëri:
- U zhduk kufiri ndarës mes shtetit dhe partisë në pushtet.
- Fusha e lojës ishte e pabarabartë.
- Partia Socialiste përfitoi nga qenia në pushtet për të fituar avantazh në zgjedhje.
- U ushtrua presion mbi zgjedhësit,’ shkruan Bylykbashi.
Sipas tij, këto gjetje provojnë se më 11 maj zgjedhjet nuk kanë qenë as të lira dhe as të ndershme, pasi ‘nuk mund të ketë garë të drejtë kur kundërshtar është vetë shteti’.
‘Nuk mund të ketë garë të drejtë e të barabartë kur në zgjedhje kundërshtar është shteti. Aq më pak kur partia-shtet është në koalicion zgjedhor me kartelet e kokainës dhe heroinës,’ thekson nënkryetari demokrat.
Bylykbashi shton se 35 vite pas Dokumentit të Kopenhagenit, që vendosi standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, qeveria e Edi Ramës ka rikthyer modelin e Partisë së Punës.
‘35 vite pas Dokumentit të Kopenhagenit që vuri standardet për zgjedhje demokratike, Edi Rama dhe trashëgimtarët e Partisë së Punës rikthyen partinë-shtet.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Tetor20:22
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nuk e hedh poshtë mundësinë që një ditë të garojë për krye...
POLITIKE
23 Tetor20:09
Deputeti demokrat: Rama nuk arriti të tjetërsoi raportin e ODIHR
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke i cer...
POLITIKE
23 Tetor19:45
ODIHR rrëzon 11 majin/ Koka: ‘Kryeministri i zgjedhjeve’, hipokrit, bën sikur është hera e parë që ka marrë detyrën
Pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, gazetari Bledian Koka thotë se u certifikua farsa zgje...
POLITIKE
23 Tetor19:34
Afera me Aeroportin e Vlorës/ Reagon për herë të parë Behgjet Pacolli. Kë akuzon ai
Pas debateve dhe akuzave të shumta mbi kontratën e konsideruar korruptive të aeroportit të Vlorës, ka reaguar biznesmeni nga Kosova, Be...
POLITIKE
23 Tetor18:32
Zhulali: Belinda Balluku, simboli i keqpërdorimit të shtetit në raportin e OSBE-ODIHR
Ekspertja për marrëdhëniet me jashtë, Ilda Zhulali, e cilëson raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit si më...
POLITIKE
23 Tetor18:28
Kreu i KQZ reagon pas raportit të OSBE-ODIHR që ‘nxiu’ zgjedhjet: Pasqyrë e plotë! Të bëhet një reformë domethënëse
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi reagoi pas publikimit të raportit përfundimtar të zgjedhjeve nga ana e OSBE/ODIHR...
POLITIKE
23 Tetor17:58
Intervista/ Meta: Rrëfej jetën e 1 viti burgu politik, ja kur botoj librat e mi me kujtimet e 35 viteve në politikë
Në pjesën e tretë dhe të fundit të intervistës ekskluzive për portalin “Syri.net”, Presidenti i Partisë s&eu...
POLITIKE
23 Tetor17:07
Meta: Misioni i Dumanit është, të amnistojë Ramën nga megaskandalet
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në pjesën e dytë të intervistës për “Syri.net”, ka akuzuar...
POLITIKE
23 Tetor15:40
Nga ndalimi i Tik Tok, kontrolli masiv mbi median e reklamat online kundër opozitës/ ODIHR zbardh skemën e manipulimit të Ramës
Raporti i OSBE/ODIHR zbardh skemën e manipulimit elektoral përmes kontrollit masiv mbi median dhe ndalimin e Tik Tokut. Raporti evidenton se Ra...
POLITIKE
23 Tetor14:54
''Shqiptarët të ngrihen dhe të reagojnë''/ Tedi Blushi: Raporti i OSBE e damkos Edi Ramën si armik të votës së lirë
Përmes një konference për shtyp deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar daljen e raportit të plot&eu...