Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas publikimit të raportit zyrtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se tashmë mazhoranca aktuale, politikisht dhe moralisht është ilegjitime.
Teksa i referohet raportit zyrtar të ODIHR, Gjekmarkaj thotë se Shqipëria nuk mund të quhet demokraci për sa kohë vota nuk është e lirë dhe shteti përdoret kundër qytetarëve të vet
‘Konstatimet tronditëse të raportit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, rrëzojnë përfundimisht çdo pretendim për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vendin tonë’, thekson Gjekmarkaj.
Sipas tij, ky raport ndërkombëtar, përbën një akt akuzë të qartë ndaj regjimit të Edi Ramës dhe mënyrës se si ai ka shkatërruar standardet demokratike në Shqipëri.
PD, vijon më tej Gjekmarkaj, do të vazhdojë betejën për rikthimin e demokracisë reale, për zgjedhje të lira dhe për një shtet që i shërben popullit, jo partisë.
Postimi i plotë
Mazhoranca aktuale është politikisht dhe moralisht ilegjitime. Shqipëria nuk mund të quhet demokraci për sa kohë vota nuk është e lirë dhe shteti përdoret kundër qytetarëve të vet.
Konstatimet tronditëse të raportit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, rrëzojnë përfundimisht çdo pretendim për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vendin tonë. Ky raport ndërkombëtar, i hartuar nga një organizatë e paanshme dhe me autoritet të lartë, përbën një akt akuzë të qartë ndaj regjimit të Edi Ramës dhe mënyrës se si ai ka shkatërruar standardet demokratike në Shqipëri.
OSBE/ODIHR konfirmon se zgjedhjet u dominuan plotësisht nga partia në pushtet, e cila përdori shtetin si mjet elektoral dhe jo si institucion publik. Administrata shtetërore u shfrytëzua për fushatë, burimet publike u keqpërdorën në mënyrë sistematike dhe punonjësit e shtetit u vendosën nën presion politik për të mbështetur mazhorancën. Vota e lirë u zëvendësua me votën e frikës dhe nënshtrimit.
Raporti i OSBE/ODIHR evidenton gjithashtu kapjen totale të mediave, mbytjen e pluralizmit dhe zëvendësimin e informacionit të vërtetë me propagandë qeveritare. Në vend të një fushe të barabartë garimi, qytetarët u përballën me një realitet të kontrolluar, ku çdo burim publik, çdo ekran dhe çdo institucion u përdor për interesat elektorale të partisë në pushtet.
Një tjetër shqetësim serioz që nënvizon raporti është ekzistenca e sistemit të patronazhistëve, që përbën një formë të organizuar të kontrollit politik mbi qytetarët dhe votuesit shqiptarë. Ky fenomen, i konsideruar i papranueshëm nga standardet ndërkombëtare, tregon se regjimi i Ramës ka ngritur një mekanizëm survejimi dhe frikësimi për të manipuluar procesin demokratik.
Edhe dita e votimit, që propaganda e qeverisë e quajti “të qetë”, rezulton në raport të ketë qenë e mbushur me parregullsi dhe shkelje të rënda të ligjit. Strukturat lokale të pushtetit u përdorën për të ushtruar ndikim dhe për të kontrolluar procesin në çdo hallkë të tij.
Ky raport i OSBE/ODIHR është dëshmia më e qartë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Ai konfirmon se procesi u zhvillua nën dominimin e plotë të partisë-shtet dhe se vullneti i qytetarëve shqiptarë u deformua përmes presionit, frikës dhe manipulimit.
Mazhoranca aktuale është politikisht dhe moralisht ilegjitime. Shqipëria nuk mund të quhet demokraci për sa kohë vota nuk është e lirë dhe shteti përdoret kundër qytetarëve të vet. PD do të vazhdojë betejën për rikthimin e demokracisë reale, për zgjedhje të lira dhe për një shtet që i shërben popullit, jo partisë.
Kryeministri Edi Rama,u ka folur ashpër kryebashkiakëve të vendit gjatë një takimi lidhur me 'paketën e Maleve', duke i akuzuar ...
Kreu i Demokratëve Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit të plotë nga OSBE për zgjedhjet. Ber...
“Duhet të ngrini një Task Force. 500 të parët që do marrin kontratën, për 10 vjet nuk do paguajë asnjë lloj t...
Pjese nga debati: Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, nga rrjetet sociale, ka reaguar pas publikimit të raportit të ndërkomb&...
OSBE ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit. Ashtu siç dhe pritej, në raport theksohet qartë se...
Thomas Kunze, shefi i Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, gjatë fjalës së tij në programin e trajnimit për deputetët e rinj t&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilëson të papërgjegjshëm vendimin e qeverisë për uljen e buxhetit...
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu sot shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të pluralizmit politik në Shqipër...
Fillimisht ishte portali i njohur ‘Politico’, i cili me anë të një profili për presidentin francez, Emmanuel Macron, paralajm&...