POLITIKE

Raportuesi i BE për Shqipërinë, Schieder: Korrupsioni duhet të luftohet me rezultate konkrete

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Qershor 2026, 20:38
Raportuesi i BE për Shqipërinë, Schieder: Korrupsioni duhet

Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit tonë në procesin e Integrimit Europian, ndërkohë theksoi se sfidat kryesore mbeten zbatimi i reformave, lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe menaxhimi i qëndrueshëm i turizmit. Gjatë fjalës së tij, Schieder tha se hapja e kapitujve të negociatave nuk është e mjaftueshme nëse reformat nuk zbatohen në praktikë dhe nuk sjellin përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve. 

Eurodeputeti ngriti si shqetësim nevojën për ligje më efektive në mbrojtje të punës dhe kërkoi që premtimet e dhëna gjatë procesit të Integrimit të shoqërohen me rezultate konkrete. Një tjetër çështje që Schieder e konsideroi kritike është zhvillimi i turizmit, për të cilën tha se Shqipëria duhet të shmangë modelet që dëmtojnë mjedisin dhe të fokusohet te turizmi i qëndrueshëm. Ai theksoi ndër të tjera se Shqipëria duhet të zbatojë standardet europiane për mbrojtjen e mjedisit, zonave natyrore dhe biodiversitetit, duke e konsideruar këtë një test të rëndësishëm për seriozitetin e procesit të anëtarësimit. 

Politika e zgjerimit është një nga instrumentet më të rëndësishme që ka Bashkimi Europian. Ajo sjell stabilitet, krijon siguri dhe mirëqenie në kontinentin tonë dhe u jep qytetarëve një perspektivë për të ardhmen. Dhe kjo perspektivë për të ardhmen është ndoshta nxitësi më i madh për reforma demokratike dhe progres shoqëror në vendet kandidate për anëtarësim.

Tani le të kalojmë te vendi i dytë në listën e vendeve kandidate për anëtarësim, që është Shqipëria. Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian. Ajo ka ndjekur hapat e nevojshëm dhe më shumë se 90% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin këtë hap, ndërsa projekti europian gëzon mbështetje në të gjithë spektrin politik.

Objektivi është që negociatat të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe kjo tani është një perspektivë realiste. Shqipëria ka treguar angazhime të jashtëzakonshme ndaj modelit të Bashkimit Europian. Të gjitha grupkapitujt e negociatave janë hapur brenda 13 muajve. Kjo tregon se ekziston vullnet politik për të garantuar zbatimin e reformave.

Në raport trajtohen disa çështje, veçanërisht ato sociale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, jo vetëm për mua si socialdemokrat, por edhe sepse Bashkimi Europian nuk duhet të shihet si një model thjesht teknokratik dhe procesi i anëtarësimit duhet të sjellë përmirësime në jetën e qytetarëve.

Duhet të shqyrtojmë ligje efektive për mbrojtjen e punës dhe ne besojmë se kjo qëndron në thelb të procesit të anëtarësimit. Duhet të ketë zbatim të premtimeve të bëra. Prandaj, mirëpres hapat e ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit dhe miratimin e legjislacionit përkatës, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit (ëhistlebloëers).

Një tjetër pikë e rëndësishme që po diskutohet shumë intensivisht në Shqipëri është menaxhimi i qëndrueshëm i turizmit. Në këtë raport progresi e shohim këtë shumë qartë. Turizmi i qëndrueshëm është e vetmja rrugë përpara. Turizmi krijon vende pune dhe rritje ekonomike, por në afat të gjatë, nëse natyra kërcënohet, atëherë i gjithë modeli mund të shembet.

Bashkimi Europian ka bërë thirrje për standarde të qarta dhe ky është një argument shtesë për kontributin e Shqipërisë në jetën e Bashkimit Europian. Dhe jam i bindur se të gjitha instrumentet ligjore të BE-së që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e zonave natyrore, mbrojtjen e shpendëve dhe kafshëve të tjera, ky tërësi instrumentesh legjislative do të jetë shumë efektive.

Kjo do të thotë se standardet europiane do të zbatohen në Shqipëri, sepse jam i bindur se Shqipëria nuk dëshiron të rrezikojë pozicionin e saj në këtë proces. Dhe zgjerimi nuk do të thotë vetëm hapje kapitujsh; do të thotë mbyllje me sukses e kapitujve. Por edhe mbyllja e kapitujve nuk mjafton.

Duhet të shohim zbatimin e ndryshimeve dhe reformave. Këto janë të rëndësishme për qytetarët dhe ekziston nevoja për të zbatuar reforma të qëndrueshme dhe afatgjata, që forcojnë sundimin e ligjit, që forcojnë drejtësinë sociale dhe reforma që përmirësojnë jetën e njerëzve në mënyrë konkrete.

Si raportues, kam udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe kam parë nivelin e optimizmit atje. Shqipëria dhe qytetarët e saj po punojnë së bashku për të arritur këto objektiva: partnerët socialë, shoqëria civile, qeveria dhe shumë, shumë qytetarë të angazhuar. Pikërisht për këtë arsye jam i bindur dhe ky është mesazhi im për ju sot: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit europian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan