Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare, ku një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë dhe vartësish të tyre ndodhen pas hekurave ose nën hetim, kanë ngritur pyetje thelbësore mbi përgjegjësinë politike dhe zinxhirin komandues. Ndërkohë që SPAK vepron pas denoncimeve intensive të opozitës, logjika e arrestimit të gjithë hallkave të një zinxhiri pa prekur kreun e tij, ka hapur një debat të gjerë publik.
Nismëtarja kryesore e këtyre hetimeve dhe pezullimeve konsiderohet të jetë opozita, e cila përmes denoncimeve dhe padive të vazhdueshme në SPAK ka vënë në lëvizje drejtësinë. Partia Demokratike, pavarësisht skepticizmit të shprehur ndaj disa drejtuesve të këtij institucioni, e ka përdorur atë në mënyrë sistematike për të adresuar aferat e dyshuara korruptive, duke kërkuar vazhdimisht hetimin e tyre.
Argumenti qendror në këtë situatë lidhet me zinxhirin komandues. Rasti i ish-zëvendëskryeministres Balluku është emblematik: i gjithë rrjeti i vartësve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të saj ndodhet nën hetim ose në burg, ndërsa ajo vetë, deri para pak kohësh, ishte në detyrë. Kjo logjikë shtrihet edhe në nivelin më të lartë të qeverisjes, ku bashkëpunëtorë, ministra e deputetë të mazhorancës janë vënë nën akuzë, por përgjegjësia duket se ndalon përpara zyrës së Kryeministrit.
Kjo situatë përshkruhet gjatë një intervsitë në emisionin e mëgjsit Kafe Shqeto në Syri tv nga analisti Alfred Lela, si një paradoks, ku një "frutore e madhe", siç cilësohet metaforikisht qeveria, lejon abuzime masive, ndërkohë që krerët e saj pretendojnë se nuk kanë dijeni. Sipas kësaj analize, nuk bëhet fjalë për veprime individuale të izoluara, por për një sistem të miratuar dhe të frymëzuar nga lart, nga i cili përfitojnë edhe vetë "shefat".
Në këtë kontekst, tha ai gjatë bisedës me moderatorin e emsionit Flavio Qarri, dorëheqja shihet si i vetmi institucion që mund t'i japë fund këtij ngërçi. Ajo konsiderohet një akt që i tejkalon manovrat juridike dhe propagandistike, duke i hapur rrugë një hetimi të paanshëm pa barrën dhe artificat e pushtetit. Një zyrtar i pafajshëm, argumentohet, nuk ka nevojë për mbrojtje politike, por do të përballej me drejtësinë, duke shfrytëzuar të gjitha shkallët e gjykimit, deri në Strasburg, për të vërtetuar pafajësinë.
Refuzimi për të marrë përgjegjësi politike përmes dorëheqjes cilësohet si një tentativë për të mbajtur vendin "për fyti", duke vazhduar një "cirk" politik që zgjat prej më shumë se një dekade. Kjo qëndresë krahasohet me atë të një force politike që nuk lëshon asnjëherë pushtetin, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe jofunksionale në jetën publike të vendit.
Alfred Lela: S'ka, nuk mendoj që ka ndonjë tulatje. Këto janë, duhet ta pranojmë që pjesën e Luanit në këtë që po ndodh janë, nuk janë gjë tjetër veçse, pra kush është nistori, në këto gjyqe, në këto ëh hetime, në këto pezullime? Është opozita. Denoncimet intensive të opozitës, paditë intensive të opozitës, sepse Partia Demokratike ka bërë vazhdimisht këtë, pavarësisht skepticizmit që ka pasur ndaj drejtuesve, disa drejtuesve, disa prokurorëve të SPAK-ut, institucionin të cilin do të donte ta shihte të instaluar, e ka respektuar edhe në kuptimin duke paraqitur në SPAK paditë. Edhe në kuptimin duke i kërkuar SPAK-ut me anë të qindra deklaratave të bëra publike nga selia e Partisë Demokratike, heto, heto, pse s'hetoni, ja ku është gjurma e kështu me radhë. Po tani, sa më takon mua dhe anës, ndaç logjike dhe ndaç propagandistike, sepse pra hidhen disa shtresa, disa palë arsyetime mbi një gjë që mua më duket, shumë e thjeshtë. Shiko, i gjithë zinxhiri, ndaç ta quaje i vartësve, ndaç ta quaje i kolegëve, ndaç ta quaje i bashkëpunëtorëve, ndaç ta quaje i miqve i zonjës Balluku, i zv. kryeministrit Balluku, është në burg, o është në paraburgim, o është në burgim, o është në hetim e të tjera e të tjera. E njëjta gjë ndodh edhe me kryeministrin e vendit, me shefin, me shefin e të gjithë shefave dhe me shefin e shefes, që është zoti Rama.
Zinxhiri kryesor, edhe njëherë, ndaçi i vartësve, ndaçi i bashkpunëtorëve, ndaçi i kolegëve, ndaçi i ministrave dhe deputetëve, është, janë edhe ata në burg dhe këtu është, këtu ka një gjë që nuk shkon me logjikën dhe nuk duhet jurisprudencë, nuk duhet, nuk duhet shumë thellim. Ore, si ka mundësi që ndodhin, pra bie zinxhiri komandues, zinxhiri komandues është në qeli, është pas hekurave, është pas hetimeve, dhe dhe shefat nuk dikan gjë.
Pra ka një intensitet të të ngrënit të kumbulla dhe dardha pas shpinës së këtyre, i cili është i pabesueshëm. Pra nuk ka ngrënie kumbullash dhe dardhash, ka një, frutore të madhe që është qeveria, të cilët frymëzohen nga shefat dhe lejohen nga shefat dhe në të cilën në këtë ngrënie kumbullash dhe dardhash janë shefat vetë. Është vetë Edi Rama, i cili e lejon, e frymëzon dhe përfiton dhe përfiton nga kjo. Dhe pastaj vijmë tek, pse nuk ndodh dorëheqja, se ky është institucioni i cili i jep fund edhe propagandës, i jep fund edhe jurisprudencës, si gjueti shtrigash, nëse nëse pretendojmë se ka një jurisprudencë apo një anim të drejtësisë, kah gjuetia e shtrigave.
Dorëheqja, ky institucion i artë, fantastik që e kanë shpikur vendet me, një farë demokracie, i pezullon të gjitha këto. Pra ne nuk kemi nevojë për GJKKO-në që pezullon Belindën dhe Belinda që shkon i thotë Ramës, më ço në kushtetuese siç tha Genci me të drejtë, se e rregulloj unë vetë aty. Këto pezullime hiqen me anë duke u vetëpezulluar, duke thënë që ja ku jam unë, zv. kryeministre, jap dorëheqjen dhe hetohem, ndiqem pa, barrën dhe pa levat dhe pa artificat e pushtetit dhe kjo i jep fund artificave dhe të pafajshmit, ata që janë të pafajshëm, kjo zbulon pastaj përtej propagandës, zbulon anën tjetër se kush janë këta njerëz.
Dikush që është i pafajshëm nuk ka nevojë për kurrfarë mbrojtje sepse ka të drejtën dhe të vërtetën me vete dhe shkon vetë në në të gjitha gjykatat, në të gjitha shkallët, se tani është dhe Strasburgu dhe Venecia ka, ka sa të duash mekanizma ku njerëzit kanë gjetur pafajësinë edhe nëse janë gjetur të fajshëm padrejtë dhe i hapet rruga demokracisë, i hapet rruga logjikës, i hapet rruga propagandës së kundërshtarit ose të armikut që të bjerë. Pra janë të gjithë mekanizmat aty për të mos e mbajtur vendin edhe për fyti, edhe duke e vjedhur, edhe duke i sharë kritizerët dhe duke mos pranuar asgjë dhe duke bërë këtë cirkun e madh i cili vazhdon prej prej 12 vitesh me, me komunistë që nuk dorëzohen, se s’ka kala që nuk e marrin komunistët dhe në të njëjtën kohë nuk ka kala që e japin. Kjo është, është, është një, është obsesivo-skizofrenike./Syri
Në një nismë të rëndësishme për dinjitetin profesional dhe financiar të mësuesve në Shqipëri, deputetja...
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka postuar në faqen e tij në facebook një shënim të s...
Në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ish-ambasadori Agim Nesho kritikoi komisioneren Marta Kos dhe qeverisjen aktuale...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, në një takim me qytetarët në zonën e Kombinatit u ka bërë th...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Infrastruktur&...
Pas shembjes katastrofike të rrugës Qukës- Qafë Plloçë, gazetari Andi Bushati e ka përcjellë me ironi shkatërrimi...
Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ...
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video zyrtare nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), t&eum...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pyet Prokurorinë e Posaçme se kush fshihet pas projektit 80 milionë ...
Kryeministri E di Rama ka njoftuar se po përgatit një libër të ri, i cili, sipas tij, lidhet me fjalët e sofrës së...