OKB mbështet përpjekjet e SHBA-ve: Jemi pro çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës
Kombet e Bashkuara mbështesin çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, tha zëvendësz...
Kombet e Bashkuara mbështesin çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, tha zëvendësz...
Gjatë një hulumtimi në Instagram, Facebook, Tik-Tok, dalin në pah se disa faqe si “DARKEAGLE.AL” “Black Daja”, &ld...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë ...
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Flakët e zjarrit po përhapen në zon&e...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 sht...
Një valë e re dhe e përgjakshme përleshjesh ka përfshirë Jemenin, ku mbi 300 persona raportohet se kanë humbur jetën d...
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të a...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Zhvillimet e fundit politike dhe qasja e Partisë Socialiste ndaj kërkesave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për çështjen “Balluku”, u trajtua gjerësisht në emisionin “Trialog” në RTSH, ku analisti Arion Sulo ofroi një këndvështrim mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe ndikimet gjeopolitike.
Gjatë fjalës së tij, Sulo vlerësoi fillimisht vullnetin politik të Kryeministrit Edi Rama në nisjen e reformës në drejtësi, duke kujtuar se ai rrezikoi madje edhe koalicionin e atëhershëm qeverisës me LSI-në. Megjithatë, analisti theksoi se ky proces do të ishte i pamundur pa trysninë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Ai ngriti gjithashtu pretendime mbi mënyrën se si u zbatua procesi i pastrimit të drejtësisë. Sipas Sulos, Vettingu u realizua me juristë të afërt me mazhorancën, duke lënë në sistem gjyqtarë që kishin afërsi me pushtetin.
Kreu i ri i SPAK dhe dinamikat me SHBA-në
Pika e vërtetë e kthesës në marrëdhëniet mes qeverisë dhe institucionit të akuzës, sipas Sulos, zë fill me zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut.
Analisti rikujtoi garën e ngushtë për kreun e SPAK, ku kandidati që perceptohej si i preferuar i qeverisë mori 5 vota, përballë Altin Dumanit, i mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, i cili siguroi 6 vota.
Sulo analizoi se Kryeministri kishte qenë në një pozicion komod gjatë viteve 2019-2025, periudhë që ai e lidh me administratën e kaluar në SHBA. Gjatë kësaj kohe, sipas tij, goditjet e drejtësisë ishin të drejtuara ekskluzivisht ndaj opozitës.
Situata ndryshoi kur hetimet filluan të preknin nivelet e larta të mazhorancës. Lidhur me qëndrimin e Kryeministrit në mbrojtje të zyrtarëve të tij në Kuvend, Sulo e konsideroi një hap të gabuar.
“Rama u fut te provat në rastin Balluku dhe kjo nuk ishte gjëja e duhur,”, deklaroi analisti, duke theksuar se periudha e goditjes vetëm në një krah ishte bërë shumë e dukshme dhe kishte nisur të dëmtonte imazhin e paanësisë së procesit.
PD i ka lënë të hapur të gjithë skenarët për protestën e nesërme, ku nuk përjashtohet as ngujimi i deputet&eum...
Kryetari i grupit Taulant Balla u ka dërguar deputetëve socialistë një mesazh mbrëmjen e sotme, ndërkohë, që nesër ...
Sot në emisionin Plug u trajtua rasti i Majlinda Bufit, kryebashkiakes së Roskovecit. Akuza që SPAK ka ngritur ndaj Majlinda Bufit, duket se &eum...
Majlinda Bufi është një nga personazhet më interesant të “Rilindjes” së Edi Ramës. Zonja nga Roskoveci, gjatë...
Deputetët socialistë janë lajmëruar që nesër të paraqiten më herët në seancë, që prej orës 8:30...
Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj kryetarit t&eu...
Pas ndryshimeve të fundit në përbërjen e kabinetit qeveritar, Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar edhe lëvizjet korresponduese n&...
Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë, në të nj&eum...
Në seancën plenare të së enjtes në Kuvend priten ndryshime në përbërjen e disa Komisioneve Parlamentare. Lëvizjet l...
Gazetari Almer Toska ka folur për zhvillimet politike në vend dhe për atë që e cilësoi si një skenar të mundshëm br...