POLITIKE

Reforma territoriale/ Berisha: Kongresi i Autoriteteve Rajonale mbajti një qëndrim shumë të qartë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Gusht 2026, 13:23

Reforma territoriale/ Berisha: Kongresi i Autoriteteve Rajonale mbajti një

I pyetur nga gazetarët për reformën territoriale dhe hapat që do të ndërmarrë opozita për kundërshtimin e hartës së re, kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se Partia Demokratike do të përdorë të gjitha mekanizmat e nevojshëm, përfshirë edhe referendumin.

Berisha u shpreh se qëndrimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale i jep rëndësi konsultimeve dhe referendumeve, ndërsa theksoi se opozita do të vijojë diskutimet me komunitetet për një ndarje territoriale më të përshtatshme për vendin.

Gazetarja: Sot u raportua që kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim kryebashkiakët për të diskutuar edhe për hartën e re territoriale. Ndërkohë pyetja ime është, a do të ketë edhe një mbledhje nga ana juaj e kryebashkiakëve të djathtë apo edhe këshilltarëve të djathtë, për të diskutuar mënyrat dhe format se si do e kundërshtoni këtë hartë të propozuar nga Partia Socialiste?

Dhe Partia Demokratike ishte e para që hodhi idenë e referendumit, a po ndërmerrni ju hapat e duhur për t'ju drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tërheqjen e formularëve tip në mënyrë që të mblidhni firmat e nevojshme për zhvillim të referendumit lokal apo kombëtar, siç e keni parashtruar?

 Ka një zhvillim shumë pozitiv në këtë aspekt. Qëndrimi i qartë publik i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale lidhur me ndryshimet e hartës së njësive territoriale në Shqipëri, përcaktohet se karta e këtij Kongresi, e firmosur nga Shqipëria, detyron referendumet, detyron konsultimet. Dhe kjo është përgjigjja që ka marrë zonja Tabaku si kryetare e komisionit për reformat nga ky Kongres.

Natyrisht, Edi Rama nuk pyet për asgjë, ai njeh vetëm interesin e karriges së tij dhe të pushtetit të tij të pakufishëm, i cili po shkon drejt një fundi të turpshëm dhe plotësisht të merituar për të.

Ne do ndërmarrim të gjitha hapat që ekzistojnë për hartën më të mirë të mundshme të ndarjes së njësive territoriale.

Harta jonë paraqet 111 njësi, por ajo është e hapur për diskutim. Që nga diskutimet me komunitetet, aty ku ekzistojnë kushtet më minimale të krijohen dhe njësi të tjera. Ky është qëndrimi ynë.

Decentralizimi është një parim themelor i një shteti që pretendon të jetë demokratik.

Edi Rama ka bërë hiper-përqendrimin dhe hiper-centralizimin e pushtetit në Shqipëri, në disa aspekte, ju nuk e njihni, por absolutisht më shumë se diktatori Enver Hoxha.

Në diktaturë, ishin komitetet ekzekutive të rrethit, por kishte dhe lokalitete, të cilat ishin si komunat, me këshilla dhe me kompetenca, në të cilën qytetarët merrnin lejet, merrnin vërtetimet, kishin gjendjen civile, pra kishin një seri shërbimesh. Dhe ajo ishte diktatura më moniste. Ishte më keq se Koreja e Veriut sot, po këtë e kishte. Ky i hoqi, ky fshiu, ky është vetëm vetë.

Ndaj dhe çdo ditë që qëndron në pushtet është një ditë e humbur, e dhimbshme për shqiptarët.

A keni në plan të mblidhni kryebashkiaket dhe këshilltarët e djathtë për të kërkuar mbledhjen e firmave për referendum?

Ne do të marrim të gjitha veprimet e duhura.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...