Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Për mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer kontrollin mbi një ishull të vogël e të harlisur pranë ...
Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me një sërë personalitetesh italiane, ku i ka pritur në zyrën e tij në selin&...
Një shekull më parë, flamingot amerikane u gjuajtën pothuajse deri në zhdukje në Florida gjatë periudhës së tregt...
Një influencues brazilian, i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Neymar, ka shkaktuar sk...
Presidenti ekuadoras Daniel Noboa njoftoi të enjten një ulje prej 20% të çmimit të birrës, pijes alkoolike më popullore n...
Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika janë vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, i godi...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në...
SHBA-ja bëri një nisje ideale të Kupës së Botës FIFA 2026 në shtëpi, duke dominuar Paraguain 4-1 në Los Angeles p...
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të hyrë në Shtet...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj, sipas tij, përpjekjeve të disa mediave dhe portaleve për të krijuar perceptimin se Partia Demokratike po synon të marrë drejtimin e protestës qytetare që po zhvillohet kundër qeverisë.
Këlliçi i cilësoi këto raportime si spekulime dhe lajme të rreme, të cilat synojnë të përçajnë protestuesit dhe të zbehin mesazhin e revoltës qytetare.
Sipas tij, demokratët janë pjesë e protestës si qytetarë të këtij vendi, me të njëjtat shqetësime dhe kërkesa si pjesa tjetër e pjesëmarrësve.
Këlliçi theksoi se askush në Partinë Demokratike nuk pretendon apo kërkon rol drejtues në organizimin dhe vendimmarrjen e protestës, ndërsa akuzoi qeverinë dhe mediat pranë saj se po zhvillojnë një fushatë dezinformimi për të dobësuar lëvizjen qytetare.
Postimi i plotë
Disa media të cilat janë krijuar vetëm për të bërë fushata anti PD dhe anti opozitë, për të goditur këdo që denoncon korrupsionin e qeverisë, kanë nisur gjuetinë e rradhës duke shpifur dhe mashtruar sikur demokratët po kërkojnë të marrin rol drejtues në protestën popullore që ka pushtuar sheshet!
Demokratët janë qytetarë të këtij vendi, janë të rinj e të reja, burra e gra që ndajnë shqetësime e kërkesa të njëjta me ato të revoltës popullore. Madje kanë 13 vite që janë në protestë kundër korrupsionit dhe arrogancës së Edi Ramës.
Demokratët janë më të nëpërkëmburit e të shtypurit nga qeveria dhe kanë të drejtën të jenë në shesh, me të afërmit, me miqtë, me familjarët e tyre.
Askush në PD nuk pretendon apo kërkon të ketë rol drejtues, apo të ndikojë në vendimmarrje në këtë protestë! Zero!
Spekulimet, mashtrimet dhe FAKE NEWS e pafundme për ta përçarë këtë protestë, janë pjesë e fushatës së Edi Ramës dhe dëshpërimit që e ka kapluar prej 1 jave.
Ka prekur fundin, bashkë me mediat e portalet që ka nën hyqëm dhe i ushqen me para e pasuri publike!

Mijëra qytetarë mbushën edhe këtë të diel sheshin përpara kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit n...
Kryeministri Edi Rama, mesa duket nuk i ka pritur aspak mirë protestat kundër projektit në Zvërnec dhe thirrjet për dorëheqjen e...
Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer nga protestuesve, duke i cilësuar si delirantë. “Ca delirantë e sharlatanë q&eum...
Partia Socialiste dega Elbasan feston sot 35-vjetorin e themelimit. Me qindra socialistë janë mbledhur në Pallatin e Sportit të qytetit, p...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në organizimin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Elbasan. Menjëherë në nisje t&...
Mijëra shqiptarë janë mbledhur në Bruksel, pranë institucioneve të Bashkimit Europian, për të protestuar në mb&eu...
Shqiptarët në New York janë mbledhur përpara Ambasadës së Shqipërisë, ku kanë zhvilluar protestë kundër...
Historiani dhe gazetari shqiptar Auron Tare, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat kundër qeve...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e organizuara në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, ku kërkohet dorëhe...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur mbështetjen e saj për pesë kërkesat e protestuesve në Shqipëri dhe ...