Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojnë drejt qendrës së Tiranës, ku nuk munguan tensionet. Një grup protestuesish sulmuan Gjykatën e Apelit. Për pasojë, referuar njoftimit zyrtar të policisë, pesë protestues u arrestuan, ndërsa 15 të tjerë u shpallën në kërkim. E njëjta situatë u përsërit edhe gjatë pasdites.
Raportohet për disa të shoqëruar, e ndërsa që nga 13 tetorit në total janë regjistruar 310 të lënduar, nga të cilët 191 punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalomtarë. Shifrat janë bërë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.
Në ditën e shtatë të protestave, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me efektivët e policisë, gjatë të cilit njoftoi shpërblime financiare për punonjësit e angazhuar në përballimin e protestave.
Rama deklaroi se çdo efektiv që ka qenë në vijën e parë do të përfitojë një shpërblim prej 2 500 eurosh, e ndërsa premtoi gjithashtu rritje pagash nga 1 janari 2027. “Ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front”, tha kryeministri.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë paralajmëroi se protestuesit e përfshirë në aktet e dhunës do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara. Gjithashtu shtoi se personat përgjegjës nuk do të përfitojnë shërbime të caktuara nga shteti.
“Fatura financiare për ato dëme do t’ju përndjekë. Nuk do kenë arsim falas, nuk do kenë bursa pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë. Nuk do marrin asnjë shërbim nga taksat e shqiptarëve. (…) Mësues që marrin nxënësit dhe i nxjerrin nga shkolla dhe u thonë: “Bini xhamave të shkollës”, siç ndodhi në Lezhë. Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet”, theksoi Rama.
Kryeministri përsëriti qëndrimin se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave që vijojnë prej shtatë ditësh. Nga ana tjetër, hodhi sërish akuza ndaj opozitës, duke pretenduar se ajo po kërkon të provokojë “një 21 janar të dytë”.
Në daljen e tij për mediat, përballë policëve, Rama përsëriti edhe pretendimin e tij se protestat nuk janë studentore, por financohen nga Irani dhe Rusia
Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti tri kërkesa për zgjidhjen e krizës politike. Ai përjashtoi mundësinë e një dialogu me Ramën.
“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Krijimin e një qeveri kujdestare. Gjithashtu, asnjë pengesë për kërkesat e drejtësisë, veprimet e saj për veprën penale të korrupsionit. Kjo nënkupton që nuk mund të ketë asnjë amnisti për ata që kanë vjedhur”, theksoi Berisha.
Zhvillimet e shtatë ditëve të fundit në Shqipëri kanë sjellë edhe reagimin e përfaqësuesve të Parlamentit Europian.
Marco Tarquinio, kryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Shqipërinë, dhe Andreas Schieder, raportues i përhershëm për Shqipërinë në Parlamentin Europian, shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave.
Në një deklaratë të përbashkët, dy eurodeputetët dënuan sulmet ndaj institucioneve dhe dëmtimin e pronës publike e private, ndërsa u bënë thirrje protestuesve të shmangin çdo akt dhune.
Njëkohësisht, ata shprehën shqetësim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia, duke u kërkuar autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të hetojnë çdo rast të mundshëm dhune.
Në deklaratë theksohet se liria e tubimit dhe e shprehjes paqësore është një e drejtë themelore, e garantuar nga legjislacioni europian. “Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë.
Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.
Gjithashtu shprehim shqetësim serioz në lidhje me raportet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës.
Ne nënvizojmë se e drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes paqësore gëzon mbrojtje si nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit – në këtë rast, të rinjtë – kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, duke përfshirë edhe protestën paqësore.
Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje kuptimplote për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë./DW/
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Pas një jave të tensionuar, të shoqëruar me protesta të dhunshme dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë në Tiran&eu...
Në një kohë kur Tirana po përjeton dhunë dhe reprezalje policore për të shtypur protestën e të rinjve që k&eum...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se Presidenti Bajram Begaj e ka për detyrë të hapë dialogun politik, ndërkohë që sot &...
Pedagogia dhe ish-deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi, u shpreh se protesta është shprehje e zemërimit të studentëve dhe të rinj...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, akuzoi sot Edi Ramën po i përgjigjet pr...
Për analistin Andi Bushati, një alternativë e tretë nuk do të ekzistojë për kryeministrin Edi Rama, pasi ose do të vdes&...
Kryetari i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova, i ka drejtuar një letër publike ambasadorit të SHBA-së n&eum...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...