“Rrugorja” me bllok në dorë, gjobiten 1383 shoferë në Gjirokastër
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të...
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të...
Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe ...
Gjendet kokainë dhe hashash brenda ambienteve të burgut 313. Mësohet se droga ishte fshehur në ushqime, të cilat ende nuk dihet se k...
Rezerva valutore e Shqipërisë po i afrohet nivelit rekord prej 8 miliardë eurosh, por për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tab...
Kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat, foli për takimet e kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh se qeveria është kt...
Një grup prej katër personash dyshohet se qëndron pas vjedhjes së një banese në zonën e Sharrës, ku rreth 10 ditë...
Jamal Musiala do të mungojë në debutimin e Bayern Munichut në Bundesliga. Ylli gjerman nuk do të jetë në dispozicion p...
Media holandeze NRC i ka kushtuar një shkrim të gjatë projektit për krijimin e shtetit sovran bektashi në Tiranë. Artikulli nda...
Epidemiologia Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik, ka dhënë detajet e fundit sa i përket rastit të infektimit me virusin e ...
“Na thavi, krahin”. Kjo ka qenë fjalia e parë që Lazër Bashi ka thënë në telefon, pak pasi ka arritur të l...

Rezerva valutore e Shqipërisë po i afrohet nivelit rekord prej 8 miliardë eurosh, por për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kjo nuk është domosdoshmërisht shenjë e një ekonomie të fortë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku argumenton se forcimi i vazhdueshëm i lekut përballë euros nuk reflekton gjendjen e ekonomisë reale, por sipas saj lidhet me flukset informale të parasë dhe pastrimin e parave.
“Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë po i afrohet 8 miliardë eurove. Kjo është një garanci financiare për vendin, por edhe dëshmi se ekonomia shqiptare nuk është e shëndetshme”, shprehet deputetja demokrate.
Tabaku ndalet te të dhënat e rritjes ekonomike, duke theksuar se ekonomia u zgjerua me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026. Megjithatë, sipas saj, sektorët që lidhen drejtpërdrejt me prodhimin vijojnë të kenë performancë të dobët.
Industria dhe energjia kanë shënuar rënie me 2.2%, ndërsa bujqësia është tkurrur me 0.5%. Në këtë situatë, Tabaku thotë se rritja po mbështetet kryesisht te administrata publike, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.
Sipas saj, një ndër pasojat e zhvlerësimit të euros është goditja ndaj eksportuesve dhe industrisë prodhuese. Bizneset që sigurojnë të ardhura në euro marrin më pak lekë për të njëjtën vlerë të eksporteve, ndërsa një pjesë e kostove të tyre vijojnë të paguhen në monedhën vendase.
Tabaku e lidh këtë situatë edhe me fermerët, të cilët, sipas saj, përballen me konkurrencë të fortë nga produktet e importuara. Ajo paralajmëron se dobësimi i bujqësisë po shoqërohet edhe me boshatisjen e zonave rurale.
Deputetja e PD-së ngre gjithashtu shqetësimin për familjet shqiptare, duke argumentuar se euroja e dobët nuk është përkthyer në ulje të mjaftueshme të çmimeve të konsumit.
“Gati 40% e buxhetit të konsumit të një familjeje shqiptare shkon vetëm për ushqime”, shkruan ajo, duke sjellë si shembull edhe çmimin e naftës, i cili sipas saj arriti në 191 lekë për litër në qershor.
Kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat, foli për takimet e kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh se qeveria është kt...
Media holandeze NRC i ka kushtuar një shkrim të gjatë projektit për krijimin e shtetit sovran bektashi në Tiranë. Artikulli nda...
Bashkia e Klosit ka nisur turin e dëgjesave publike me banorët duke prezantuar draftin e mazhorancës për reformën e re administrative...
Sot pritet të zhvillohet protesta e 87-të qytetare kundër qeverisë, në një aksion që vijon prej gati tre muajsh. Protestues...
Në këtë ditë të 86-të të protestës, qytetarët kanë ironizuar me pankarta takimin e kryeministrit Edi Rama me...
Një protestues ironizoi Edi Ramën për dokumentin e tij “Besa”, teksa tha se besa e vërtetë ndodhet në sheshin e protes...
Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë rinisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadë...
Një i ri pjesëmarrës në protestë ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend. Duke folur ...
Aktivisti Edison Lika ka deklaruar se protestat kundër qeverisë do të vijojnë edhe në shtator, duke kundërshtuar çdo ndrysh...
Nga Andi Bushati Edi Rama po vijon të sillet si në Shqipërinë e para flamingove. Maratona e gjatë e takimeve propogandistike të P...