POLITIKE

Rokada/ Ministri Hoxha ndërron ambasadorët në Prishtinë dhe në Shkup

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2026, 19:46
Rokada/ Ministri Hoxha ndërron ambasadorët në Prishtinë dhe

Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme, çon përpara idenë e disa muajve më parë për ndryshimin e dy ambasadorëve tanë nga dy vende fqinjë në rajon, si Shkupi dhe Prishtina.

Një prej anëtarëve në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme i tha Tch, se më 9 tetor parashikohen në këtë komision dy dëgjesa, të cilat konsiderohen si rokadë ambasadorësh.

Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të dëgjohet në këtë komision si i propozuar për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë.

Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës sonë në Shkup.

Për momentin mbetet i paqartë relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha për këto dy propozime, se përse ai e ka parë të nevojshme këtë rokadë ambasadorësh në Shkup dhe në Prishtinë.

Kujtojmë se zanafilla e këtyre dy ndryshimeve për herë të parë u mësua gjatë muajit maj, kur ambasadori Denion Meidani u vu në krah të protestave të studentëve në Shkup.

Atë kohë pati disa raportime, të cilat sugjeronin se ministri Ferit Hoxha kishte marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar VLEN për qëndrimet dhe rolin e ambasadorit Meidani në ato protesta.

Por Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur tërësisht të pabazuara.

Theksonte në një reagim për mediat se “çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë”.

Këto nuk janë të vetmet dy lëvizje ambasadorësh.

Javën e shkuar, në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme u zhvillua dëgjesa me ambasadorin tonë në Londër, Uran Ferizi, të cilit i është besuar drejtimi i Misionit të Shqipërisë në OSBE në Vjenë.

Për momentin nuk është vendosur ende se kush do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!