Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm të kryeministrin Edi Rama me të rinjtë në Tiranë. Këlliçi është shprehur se gjuha seksiste dhe fyese e Ramës është e papranueshme.
Sipas tij Rama kërkon të instrumentalizojë edhe lidhjet emocionale e intime të vajzave në funksion të partisë shtet. Këlliçi shkruan se ai pretendon të shndërrojë në “dashnore” votueset që do të votojnë për herë të parë. Ai theksoi se ajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
"Rroftë dashnorja. Gjuha seksiste dhe fyese e Edi Ramës është e papranueshme!!! Në një shpërfaqje të paprecedentë të injorancës së tij dhe shpërfilljes ndaj grave dhe vajzave, ai pretendon që të instrumentalizojë madje dhe lidhjet e tyre emocionale e intime, ne funksion të partisë shtet!
Për votat e PS-së, ai pretendon të shndërrojë në “dashnore” votueset për herë të parë. Kjo nuk është hera e parë që ky individ me pushtet sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj grave. Që nga koha kur kërcënonte me sëpatë gazetaret e vendit, ke prekja me duar dhe goditja e gazetareve opozitare, e deri tek fyerjet banale në sallën e kuvendit, mizogjinia e tij është e dukshme.
Është koha që ky politikan të marrë një mësim të vlefshëm. Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës!!! Ato me vullnetin dhe punën e tyre çojnë përpara këtë shoqëri, në spitale, në shkolla, në fabrika, në familje. Ato janë të angazhuara në politikë në çdo nivel, dhe analiza e tyre për realitetin është ku e ku më e saktë se ç’imagjinon mentaliteti prej horri lagjeje i një njeriu që fatkeqësisht është kryeministër i Shqipërisë. Vajzat dhe gratë e Shqipërisë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, do i japin atij një mesazh ekzemplar në kutinë e votimit," shkruan Këlliçi.
Kryeministri Edi Rama në takimin e djeshmëm (16 prill) me të rinjtë në Tiranë që votojnë për herë të parë dha "leksione" për vajzat. Rama teksa po u drejtohej vajzave u dha disa leksione dashurie sesi ato të përdorin fuqinë e tyre tërheqëse me djemtë. Patjetër këtë temë kryeministri e lidhi me bindjet politike të djemve ndërsa u bëri thirrje vajzave që nëse djemtë janë të lëkundur duhet ti tolerojnë.
Sa i përket djemve të cilët duan të votojnë për opozitën, Rama ishte pak më i ashpër dhe u shpreh se vajzat duhet t'i dënojnë dhe t'i lënë duke mos ua varur fare. Ai theksoi se në të ardhmen djemtë do pendohen dhe kur vendi të jetë pjesë e BE-së do t'ia japin meritat të dashurave të tyre pasi nga ata nuk do të arrihej si proces.
"Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE,” tha ai.
edi rama TIRANË- Më 2 prill, në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë u shfaq për pak minuta një reklamë...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të krut të Partisë Demokratike Sali Berisha për p&eu...
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit ...
TIRANA- Janë zbardhur përplasjet mes avokatëve dhe prokurorit të çështjes, Behar Dibra në GJKKO pasi Ilirian Dyzeni,...
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Burrel. Ai tha se zgjedhjet e këtij...
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Rama foli për programin e Partisë Socialis...
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Rama ka ironizuar opozitën e bashkuar “Aleanca...
TIRANË- Një i moshuar është gjobitur me 200 euro nga Policia Bashkiake e Tiranës, pasi ka krasitur pemët që vetë i ka ...
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për një Notë Verb...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim, me Prodhuesit e Bimëve Medicinale. Gjatë fjal&...