Ekspertja për marrëdhëniet me jashtë, Ilda Zhulali, e cilëson raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit si më të rëndin dhe më kritikun që është publikuar ndonjëherë për Shqipërinë.
E ftuar në ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, ajo tha se dokumenti ndërkombëtar nuk lë hapësirë për interpretime, pasi zbërthen një e nga një të gjitha mënyrat e keqpërdorimit të shtetit dhe deformimit të votës, duke e përshkruar procesin si një farsë elektorale.
Zhulali theksoi se raporti identifikon Fierin si qarkun ku është vërejtur më shumë abuzim me burimet shtetërore, duke e lidhur këtë me drejtuesen politike të zonës, Belinda Ballukun, e cila në raport paraqitet si simbol i manipulimit të administratës për interesa elektorale.
Ilda Zhulali: Ky raport duket si manual i deformimit të votës. Pra, ky raport na thotë që këtu njerëzit kanë votuar por zgjedhje nuk ka patur dhe në natyrën e raporteve që prodhon OSBE-ODIHR, ky është raporti më i keq që është prodhuar ndonjëherë për Shqipërinë. Dhe ju nëse i vini re, nuk janë më as ato fjalitë hyrëse që kanë qenë si kortezi e përgjithshme që ‘dita e zgjedhjeve ishte e mirë, e qetë’...nuk i ka më as ato, por zbërthen një e nga një me shumë hollësi të gjitha elementet e keqpërdorimit të shtetit në të gjitha dimensionet e veta.
Dhe mendoj unë për shembull, ka disa detaje shumë pikante aty. Kush është simboli i keqpërdorimit të shtetit. Është Belinda Balluku, dhe e thotë raporti aty që qyteti ku është vënë re më shumë keqpërdorimi i burimeve shtetërore është qarku i Fierit. Dhe nuk janë detaje të rastësishme këto, mendoj që janë elementë të vendosur qëllimisht aty.
Ajo që më bën përshtypje sepse Belinda Ballukun, Edi Rama e ka bërë edhe simbolin e fitores së tij. Pra, ajo është personi që mban triumfin e qeverisjes Rama aktuale. I dha dhe si shpërblim drejtimin e fushatës së Tiranës, por në raportin e OSBE-ODIHR del si kulmi i keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe manipulimit me çfarë kishte në dorë ajo për të kapur dhe manipuluar votën. Ky është elementi i parë.
E dyta që mendoj se është shumë e rëndë, është evidentimi që i bën drejtësisë penale. Përgjithësisht, regjimet kur i kanë një formë disi në dukje edhe më fasadë demokratike, përdorin mjete të ndryshme që kanë në dispozicion, por drejtësinë penale është mjeti i fundit që përdorin. Ai është mjeti më i ashpër që ka një regjim në dorë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Tetor18:28
Kreu i KQZ reagon pas raportit të OSBE-ODIHR që ‘nxiu’ zgjedhjet: Pasqyrë e plotë! Të bëhet një reformë domethënëse
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi reagoi pas publikimit të raportit përfundimtar të zgjedhjeve nga ana e OSBE/ODIHR...
POLITIKE
23 Tetor17:58
Intervista/ Meta: Rrëfej jetën e 1 viti burgu politik, ja kur botoj librat e mi me kujtimet e 35 viteve në politikë
Në pjesën e tretë dhe të fundit të intervistës ekskluzive për portalin “Syri.net”, Presidenti i Partisë s&eu...
POLITIKE
23 Tetor17:07
Meta: Misioni i Dumanit është, të amnistojë Ramën nga megaskandalet
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në pjesën e dytë të intervistës për “Syri.net”, ka akuzuar...
POLITIKE
23 Tetor15:40
Nga ndalimi i Tik Tok, kontrolli masiv mbi median e reklamat online kundër opozitës/ ODIHR zbardh skemën e manipulimit të Ramës
Raporti i OSBE/ODIHR zbardh skemën e manipulimit elektoral përmes kontrollit masiv mbi median dhe ndalimin e Tik Tokut. Raporti evidenton se Ra...
POLITIKE
23 Tetor14:54
''Shqiptarët të ngrihen dhe të reagojnë''/ Tedi Blushi: Raporti i OSBE e damkos Edi Ramën si armik të votës së lirë
Përmes një konference për shtyp deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar daljen e raportit të plot&eu...
POLITIKE
23 Tetor14:41
Raporti i OSBE-ODIHR/ BIRN: PS përdori gjerësisht burimet publike në fushatë
Konstatimet janë pjesë e raportit përfundimtar të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e...
POLITIKE
23 Tetor14:27
"Janë të domosdoshme protestat"/ Salianji për Raportin e OSBE-ODIHR: Nuk mund të pranohet kjo situatë
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimi të raportit të OSCE/ODIHR për zgjedhjet parlamentarë të 11 majit, ku ...
POLITIKE
23 Tetor13:56
Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: AMF pa vizion, shteti po mbyt konkurrencën në tregun e sigurimeve
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti ditën e djeshme një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimo...
POLITIKE
23 Tetor13:40
“Paketa e Maleve”/ Berisha paralajmëron investitorët: Mos prekni tokën e tjetrit! Nuk është e moralshme
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu është ndalur në “paketën e Maleve” q&eu...
POLITIKE
23 Tetor13:29
E veçantë! Florjan Binaj në terren, kryeqytetasit e mirëpresin me akullore
Fushata e kandidatit të pavarur Florjan Binaj, po tërheq vëmendjen e qytetarëve të Tiranës. Binaj ka disa ditë që ka d...