Kryetari i PD, Sali Berisha ka përkujtuar 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar si “mrekullinë më të madhe të lirisë” pas pavarësisë së vendit.
Në një reagim publik në rrjetet sociale, Berisha vlerëson rolin e NATO-s në mbrojtjen e qytetërimit perëndimor dhe thekson kontributin e ish-presidentit, George W. Bush në mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
17 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Një ëndërr e bërë realitet
Të dashur miq, pas pavarësisë së vendit, anëtarësimi në NATO është mrekullia më e madhe e lirisë në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Me 1 prill të vitit 2009 Aleanca e Atlantikut të Veriut vendosi të pranojë Shqipërinë, ish-vendin komunist për 46 vite me propagandën më armiqësore ndaj saj, si anëtare të plotë të saj. Por duhet të theksojmë se pa dyshim edhe vetë themelimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, pas Luftës së Dytë Botërore, aleancë midis palëve ndërluftuese është mrekullia më e madhe e qytetërimit perëndimor në shekullin e 20-të. Aleanca e Atlantikut të Veriut do provohej mburoja më e fuqishme lirisë së qytetërimit perëndimor kundër përhapjes së komunizmit dhe garantuesi më kryesor i zhvillimit dhe prosperimit në paqe të vendeve të lira anëtare të saj. NATO do të ishte dhe njëri nga faktorët madhor të shembjes së murit të Berlinit dhe falimentimit të sistemit komunist. Rënia e murit të Berlinit hodhi bazat e mrekullisë së dytë të NATOs
-s. Pas kësaj ngjarje pati debate të shumta për fatin e NATO-s, por dy shtetarë të mëdhenj të kohës me vizion të qartë luajtën rolin më përcaktues për të ardhmen e Aleancës. Kancelari Helmut Kohl që punoi për bashkimin paqësor në liri të kombit dhe vendit të tij, në një shtet të vetëm, për një Gjermani anëtare të NATO-s dhe BE dhe Presidenti i SHBA-së George H Bush i cili në dallim nga udhëheqësit e tjerë të kohës e mirëpriti bashkimin e Gjermanisë si fitore të lirisë. Shqipëria në vitin 1990 ishte dominoja e fundit e sistemit komunist në të cilën ra diktatura 45 vjeçare. Por Partia Demokratike do të ishte forca e parë antikomuniste që do shpallte fill pas themelimit të saj objektivin madhor të programit të vetë, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Partitë opozitare në vendet e tjera ish-komuniste pas rënies së Perdes së Hekurt dhe përmbysjes së diktaturave në vendet e tyre si dhe shpërbërjes së Traktatit të Varshavës fillimisht u shprehën për qëndrime neutrale jashtë blloqeve. Por NATO hapi dyert për bashkëpunim me këto vende. Presidenti Klinton dhe SHBA në udhëheqje të NATO-s paraqitën platformën e partneritetit për paqe me këto vende si një proces për përgatitjen e tyre për anëtarësim. Përsëri Shqipëria do të ishte ndër të parat që firmosi në vitin 1994 partneritetin për paqe dhe depozitoi kërkesën për anëtarësim të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Kërkesa e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe bashkëpunimi me këtë Aleancë u pritën me kundërshti të forta, por edhe me rezoluta anti-NATO në parlament nga PS, por jo nga fraksioni pro-atlantist i kësaj partie dhe nga populli shqiptar. Shqipëria ndërkohë procedoi me reforma të thella politike, ekonomike dhe në ushtri e fushën e sigurisë. Me rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet ajo përcaktoi si një objektiv kryesor të saj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimin e saj në BE. Suksesi i reformave të thella dhe të gjithanshme, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe lufta e vendosur kundër korrupsionit, suksesi i reformave në ekonomi, ushtri dhe fushën e sigurisë, dëshmuan para aleatëve të NATO-s seriozitetin e përpjekjeve të Shqipërisë për zbatimin e Planit të Veprimit. Një rol të veçantë në këtë proces ka patur mbështetja e presidentit të SHBA George W. Bush i cili gjatë vizitës më 10 qershor 2007 do deklaronte: “Shqipëria në NATO”. Me këtë rast shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata zyrtarë shqiptarë dhe të huaj në veçanti presidentit George W. Bush që kontribuan në mrekullinë e lirisë, realizimin e ëndrrës më të bukur të shqiptarëve anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Një mirënjohje të pakufishme për NATO-n dhe vendet anëtare, rolin e tyre përcaktues në çlirimin e Kosovës.
Të dashur miq, NATO është aleanca më e fuqishme politike dhe ushtarake e kohërave. Ajo është aleanca e vendeve të lira dhe demokratike. Shqipëria vjen në 17 vjetorin e anëtarësimit në NATO si një vend monist që nuk plotëson asnjë nga kriteret kryesore politike të një vendi anëtar. Ajo nën sundimin e Edi Ramës është sot narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë është vendi që nuk zhvillon zgjedhje të lira nuk lejon rotacionin e pushtetit, burgos opozitën dhe është njëri nga vendet më të korruptuara të planetit dhe qendër operacionale e organizatave të mëdha kriminale ndërkombëtare. Të gjitha këto janë një thirrje e fuqishme për të gjithë forcat pro-atlantiste në Shqipëri të ngrihen në kryengritje paqësore të pandërprerë për rivendosjen e vlerave demokratike të lirisë që qëndrojnë në themelet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare! Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Prill15:52
Tensione në Kuvend, Balla debat me deputeten e PD: Ta tregoj unë ty! Ndërpritet seanca për disa minuta
Tensione në seancën plenare të kësaj të enjteje. Pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Flamur Nokës, ...
POLITIKE
2 Prill15:45
"Mos i përmend fëmijët e mi, mbylle gojën"/Debat mes deputeteve: Gratë kanë nisur viktimizohen dhe u duket sikur marrin ndonjë lloj simpatie
Një debat ka ndodhur në Kuvend mes deputetes demokrate, Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqit. Vokshi tha se nëse Muzhaqi do t&eum...
POLITIKE
2 Prill13:57
“Detyra e Belindës s’delegohet, por e Ramës po?”, Bardhi akuza Peleshit: S’ke guxim t’i kërkosh të vijë në seancë!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi se nuk po zbaton Rregulloren e Kuvendit dhe nuk ka guximin q&eum...
POLITIKE
2 Prill12:57
“2 Prilli nisi si revoltë ndaj farsës elektorale, martirët nderuan votën e lirë”, Berisha thirrje nga Shkodra: Të rrëzojmë Ramën
Kreu i PD, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit, në nderim të katër martir&...
POLITIKE
2 Prill10:13
Alarmi i SHBA për sulme iraniane në Shqipëri, Mediu: Nuk kemi shtet, Këshilli i Sigurisë, inekzistent
Një paralajmërim i Ambasadës Amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani ka vënë në lëvizje opi...
POLITIKE
2 Prill09:56
“T’i çojmë në ferr e të shpëtojmë”, Rama me të rinjtë për korrupsionin: Nuk mjafton që autorët vetëm të dënohen
Kryeministri Edi Rama ka folur për fenomenin e korrupsionit gjatë një takimi me të rinj, duke theksuar se perceptimi për të &eum...
POLITIKE
2 Prill09:42
‘Plani i zhvillimit’/ Hoxha: Po krijohet një ‘shtet privat’, synohet tjetërsimi i 86 hektarëve në Vlorë
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Vlorës, Atird Hoxha, ka hedhur akuza ndaj drejtuesve vendorë dhe mazhorancës, duke e c...
POLITIKE
2 Prill09:39
Hidhet shorti/ Caktohen gjyqtarët për shqyrtimin e dosjes ndaj Metës dhe Kryemadhit
Etleva Deda është caktuar me short elektronik si një nga gjyqtaret relatore për shqyrtimin e dosjes që përfshin Ilir Metën,...