POLITIKE

Sali Berisha: Dënoj vizitën e Ramaduros, si një akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati!

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 17:32
Sali Berisha: Dënoj vizitën e Ramaduros, si një akt hipokrizie

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas vizitës blic të kryeministrit Edi Rama në Kosovë, duke e cilësuar atë si “armik të egër të Kosovës, të lirisë dhe të dinjitetit të qytetarëve të saj”.

Berisha u shpreh se me qëndrimet dhe veprimet e tij, Rama ka dëmtuar sovranitetin dhe udhëheqjen e Kosovës, Ai theksoi se me histerinë politike në Këshilli i Europës, Rama i ka bërë dëm të madh ish-udhëheqësve të Kosovës në Gjykata e Hagës.

Në përfundim, Berisha e quajti vizitën e Ramës “një akt hipokrizie” dhe shprehu bindjen se ish-udhëheqësit politikë të Kosovës “meritojnë drejtësi të plotë në Hagë”.

Fjala e plotë:

Të dashur miq, sot në prag të pavarësisë, Edi Rama bëri një vizitë blic në Kosovë. Me këtë rast, unë dua t’ju shpreh qytetarëve të Kosovës mendimin tim se, sot në Kosovë ishte një armik i egër i Kosovës, i lirisë, i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.

Unë e bëj këtë deklaratë sot, sepse me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në akte në publike ka dëshmuar po atë armiqësi, po atë egërsi ndaj Kosovës, sovranitetit dhe udhëheqjes së saj.

Sot ai vrapoi për të deklaruar mbështetjen për ish-udhëheqjen politike të Kosovës që ndodhet në Hagë.

E kam denoncuar dhe denoncoj publikisht pretencën e prokurorëve të Hagës, si një pamflet të propagandës ultranacionaliste serbe ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës dhe të Luftës Çlirimtare të saj.

E kam thënë dhe e përsëris, se ata kanë qenë aleatë besnikë, luajalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në terren, por jam i bindur se janë në Hagë, një nga shkaqet është vet Edi Rama me pazaret e tij të turpshme që bëri në Beograd për Kosovën.

Theksoj gjithashtu, se me histerinë e tij politike duke u përpjekur që të paraqitet si patriot, në Këshillin e Europës, ai, u them ju, iu bëri dëmin më të madh ish-udhëheqësve politikë të Kosovës në Hagë.

Por edhe sot, në histerinë e tij, duke anatemuar vendet demokratike që financojnë Gjykatën e Hagës, garantoj luftëtarët e UÇK-së, veteranët, familjet, se nuk ndihmon aspak të akuzuar, ish-udhëheqjen politike në Gjykatën e Hagës. Përkundrazi, vetëm sa krijon një klimë që ata nuk e meritojnë. Përndryshe, dua të them se, ky armik i egër është njeriu kryesor i presionit maksimal ndaj udhëheqjes së atëhershme politike të Kosovës për votimin e ligjit të Gjykatës së Kosovës në Hagë. Ligj i cili, në realitet ka norma dhe standarde të papranueshme, në raport me të drejtën ndërkombëtare.

Edhe njëherë, dënoj këtë vizitë si një akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati në Tiranë, njëlloj me Enver Hoxhën, nga viti 2013 gjer sot.

Shpreh bindjen se, ish-udhëheqësit politikë të Kosovës në Hagë kanë kontribute palcore në mbrojtjen e mijëra mijëra jetëve të qytetarëve të Kosovës nga gjenocidi serb. Kanë kontribute shumë të rëndësishme në mbrojtjen e qindra qindra jetëve të qytetarëve serb në Kosovë, nga hakmarrja për shkak të angazhimit të tyre në plojën e tmerrshme anti-shqiptare.

Iu bëj thirrje gjykatësve në Hagë të gjykojnë mbi bazën e të së drejtës, ligjit dhe të shpallin pafajsinë e udhëheqësve politike në Kosovë.

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan