Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën në Durrës për samitin e Iniciativës Brdo-Brijuni, ku do të diskutojnë për perspektivën evropiane të rajonit, me një fokus të veçantë në Planin e Rritjes Ekonomike. Ky takimi është një mundësi e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të thelluar angazhimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Europian.
Iniciativa Brdo-Brijuni, e krijuar në vitin 2013, është një platformë bashkëpunimi e përbashkët mes Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe përfshin gjithashtu shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Serbia.
Samiti i këtij viti po organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Millanoviç, dhe do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Pjesëmarrësit e tjerë të konfirmuar për këtë ngjarje janë: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Çështjet kryesore të samitit
Në këtë samit, një nga temat kryesore do të jetë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, duke u përqendruar në avancimin e rajonit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Pjesëmarrësit do të diskutojnë gjithashtu për Planin e Rritjes Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, një plan të BE-së që synon rritjen e zhvillimit ekonomik dhe përshpejtimin e integrimit të vendeve të rajonit në strukturat evropiane.
Pjesë e këtij procesi është krijimi i një instrumenti financiar nga BE për periudhën 2024-2027, me vlerë gjashtë miliardë euro, që do të ndihmojë në mbështetje të rritjes ekonomike dhe integrimit gradual të rajonit. Shqipëria pritet të marrë mbi 920 milionë euro deri në vitin 2027, Maqedonia e Veriut mbi 750 milionë euro, Kosova 880 milionë euro, Serbia mbi 1.5 miliardë euro, Mali i Zi 380 milionë euro dhe Bosnja dhe Hercegovina rreth 900 milionë euro.
Rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe reformat e nevojshme
Përveç diskutimeve mbi çështjet ekonomike dhe integrimin evropian, samiti do të fokusohet gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Kjo nismë synon të krijojë mundësi për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon, duke inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku për një të ardhme të përbashkët.
Samiti i këtij viti është i një rëndësie të madhe pasi vjen pas angazhimeve të marra vitin e kaluar, kur në Mal të Zi udhëheqësit e rajonit theksuan rëndësinë e implementimit të reformave, forcimit të dialogut strategjik me BE-në dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Në përfundim të samitit, pritet që udhëheqësit të japin një deklaratë të përbashkët për të theksuar angazhimin e përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për Ballkanin Perëndimor, duke e çuar rajonin një hap më afër Bashkimit Evropian.
Partia Demokratike ka vijuar denoncimin e tenderave të dyshimtë dhe fiktivë që, sipas saj, po zhvillohen nga administrata e Edi Ramës...
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama në Danimarkë, ku në një takim ai u tall me Trump gjatë nj&e...
Sali Berisha, në mbledhjen e kësaj të shtunë të kryesisë së PD-së ka deklaruar se opozita nuk do të bëj asnj...
Partia Demokratike mblodhi këtë të shtunë kryesinë ku u diskutua mbi garën e elektorale për Tiranën, kryedemokrati Sal...
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së i cili duhej të mblidhej këtë të shtunë për të mirat...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dr. Artan Distafa, në një deklaratë për mediat denoncuar miratimin nga Kë...
Kryetari i PD Sali Berisha gjatë konferencës së organizuar nga PD dhe fondacioni suedez ‘Jarl Hjalmarson deklaroi se gjendja e grave dhe ...
Nuk kanë kaluar as 24 orë nga batutat e Ramës për presidentin Donald Trump në një samit me liderë të tjerë europi...
Mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së, e cila duhej të miratonte afatet për zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit në gj...
Politikanja suedeze e Partisë së Moderuar, Margareta Cederfelt ka mbajtur fjalën e saj konferencën “Të bësh ndrysh...