Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Është mbajtur këtë të hënë Ceremocia e Samitit të katërt të Diasporës në Tiranë. Presidenti Bajram Begaj në nisje të fjalës së tij tha se ky Samit është shumë i rëndësishme dhe Diaspora është forca e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij Begaj shtoi se Diaspora është një partner i vërtetë zhvillimi.
“E drejta e votës nuk është më premtim, por realitet. Diasporën duhet ta bëjmë pjesë organike, është përfaqësuesi i diplomacisë Diaspora është një partner i vërtetë zhvillimi”, tha Begaj.
Fjala e plotë e Presidentit Begaj:
Është gëzim dhe kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes në këtë Samit të Katërt të Diasporës sonë, në këtë samit ku familja shqiptare mblidhet sërish pas një rrugëtimi 1-vjeçar, një rrugëtim që dëshmon vullnetin e palëkundur për ta kthyer bashkëpunimin tonë në një projekt afatgjatë shtetëror.
Samiti i Diasporës zhvillohet në një moment kyç: kurrë më parë kaq afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të këtij procesi.
Në këtë rrugëtim, Diaspora shqiptare është e pazëvendësueshme. Ajo nuk është thjesht një pjesë e historisë sonë, por forca që përcakton se sa larg mund të shkojmë si komb. Ajo duhet të jetë pjesë e mënyrës si mendojmë për shtetin, për shoqërinë dhe për të ardhmen.
Shqipëria dhe shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë tanë. Ajo është një zemër që rreh kudo ku ka një shqiptar.
Kur flasim për Diasporën sot, nuk flasim më vetëm për nostalgji, për mall apo për numra. Flasim për ndikim global. Shqiptarët janë aty: nga majat e inteligjencës artificiale, tek institucionet ndërkombëtare, tek auditorët e universiteteve më të mira, te sipërmarrjet e suksesshme, te sallat e operacionit, te fushat e sportit dhe skenat e artit.
Diaspora jonë nuk përfaqëson vetëm një histori suksesi individual. Ju jeni fuqia dhe forca jonë! Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë, që kontribuoni pa urdhër, por me krenari!
Por ky potencial i madh juaji duhet shfrytëzuar.
Për vite me radhë, lidhja mes shtetit dhe Diasporës ka qenë më shumë emocionale, sesa strategjike. Më shumë fjalë, sesa veprime konkrete. Më shumë festime, sesa plane reale.
Koha e atij modeli ka mbaruar. Sot jemi në një hap tjetër, në një marrëdhënie të re, me një kontratë të re, një kontratë ku Diaspora nuk shihet më si burim remitancash, por si partner i vërtetë zhvillimi, ku shteti nuk kërkon vetëm kontribut, por hap dyert dhe krijon mundësi reale, ku lidhja nuk është vetëm e zemrës, por edhe e mendjes, e ekonomisë dhe e së ardhmes sonë të përbashkët.
Ky samit është pikërisht për këtë kalim: nga pyetja “çfarë mund të bëjë Diaspora për Shqipërinë?” - te pyetja: “çfarë mund të bëjmë së bashku?”
Për dekada, Diaspora ka qenë mushkëri ekonomike. Falë jush, shumë familje janë mbështetur financiarisht dhe kanë ecur përpara, por mendoj se koha e transfertave vetëm për konsum po mbyllet.
Synimi ynë është t’i kthejmë kursimet tuaja në kapitale zhvillimi, në investime reale në energji, turizëm, bujqësi, teknologji dhe ide të reja.
Duam që Diaspora jonë të jetë partnere e së ardhmes së Shqipërisë, që të investoni mendjen dhe kapitalin këtu, në vendi tuaj.
Por partneriteti kërkon angazhim, kërkon edhe përfaqësim. Tashmë e drejta e votës nuk është më një premtim. Është një realitet. Shqiptarët jashtë vendit votojnë dhe zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
Ndërsa shohim drejt vitit 2030, objektivit strategjik të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, nuk duhet të harrojmë busullën tonë: identitetin tonë kombëtar.
Bota arbëreshe është dëshmia e gjallë se identiteti shqiptar i mbijeton shekujve edhe kur është larg atdheut. Por sot sfidat janë të tjera. Prandaj, duhet të investojmë më shumë në gjuhën shqipe, në arsim, në rrjete profesionale dhe në qendra kulturore në botë, që brezat e rinj të mos e trashëgojnë Shqipërinë si një kujtim të largët, por si një lidhje të gjallë e të fortë.
Të dashur bashkëkombës,
Historia jonë ka qenë shpesh histori largimesh. E ardhmja jonë duhet të jetë histori lidhjesh. Një komb i vogël në hartë, por i madh në glob, nuk e ka luksin të jetë i ndarë. Dhe sfida jonë e përbashkët nuk është vetëm të flasim për Diasporën, por ta bëjmë Diasporën pjesë organike të sistemit tonë.
Në rrugën drejt Evropës Diaspora jonë shqiptare është zëri ynë më i besuar, përfaqësues i diplomacisë publike.
Në ekonomi, ju jeni ura jonë me botën.
Në dije, shkencë, kërkim dhe zhvillim, ju jeni burimi ynë më i çmuar.
Vendi ynë ka një pasuri që shumë vende e ëndërrojnë: një Diasporë të gjallë, të talentuar e të suksesshme.
Tani është momenti ta kthejmë këtë pasuri në një strategji që jep rezultate konkrete.
Ndaj, ju ftoj me zemër të mos e shihni Shqipërinë vetëm si vendin nga keni ikur! Shiheni atë si vendin ku mund të lini gjurmë të përhershme. Ne nuk po ndërtojmë këtu një shtëpi të re vetëm për veten. Po ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët.
Ju nuk jeni të ftuar këtu.
Ju jeni në shtëpinë tuaj.
Mirë se erdhët në shtëpi!
Punë të mbarë samitit!
Shumë faleminderit!
Dalja e kryeministrit Edi Rama krah Belinda Ballukut e cila është në në statusin e të pandehurës nga Struktura e Posaçme Ku...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Vlorë me operatorët turistikë tha se kemi nevojë për më shumë ...
Samiti i Diasporës, i thirrur për 3 ditë (13 - 14- 15 prill) shoqërohet me debate të forta, pasi ndryshe nga sa qeveria e promovon si n...
Në mes të një vale lajmesh dhe spekulimesh, qeveria ka hedhur dritë mbi të ardhmen e ishullit të Sazanit, duke përgënjes...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me kolegjin e kryetarëve, ku ka ngritur shqetësime për situat&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me kolegjin e kryetarëve, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, d...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën se po mbështet presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cil...
Ish-ministri socialist, Arben Malaj, ka një qasje kritike dhe njëkohësisht alternative ndaj zhvillimeve politike aktuale në vend, me fokus t...
Pas deklarimeve të Tedi Blushit gjatë një dalje mediatike ka reaguar edhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta. “Blus...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit për korrupsionin, duke theksuar se realiteti ekonomi...