POLITIKE

Samiti “Ukrainë-Europa Juglindore” në Dubrovnik, përfaqësuesit e 12 vendeve miratojnë deklaratën në mbështetje të Kievit

M.B. Përditësimi i fundit 9 Tetor 2024, 20:39

Samiti “Ukrainë-Europa Juglindore” në Dubrovnik,

DUBROVNIK- Përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan të mërkurën vonë Deklaratën e samitit për Ukrainën në Dubrovnik të Kroacisë, ku mori pjesë edhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e dënuar agresionin rus dhe duke e mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Deklarata e dënon agresionin rus në Ukrainë, e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e uzurpoi më 2014, si dhe shpreh mbështetjen për planin e paqes të Zelenskyt dhe thekson se kushti për paqen është tërheqja e trupave ruse nga Ukraina.

Udhëheqësit e vendeve mbështetën integrimin evropian të Kievit dhe anëtarësimin në NATO kur të plotësohen kushtet. Deklarata thekson gjithashtu rëndësinë e sigurisë energjetike të Ukrainës, veçanërisht duke pasur parasysh dimrin e ardhshëm. Në këtë kuadër, u konsiderua ofrimi i ndihmës për atë vend për të zbutur pasojat që pësoi sektori energjetik nga sulmet ruse.

Më tej thuhet se termocentrali bërthamor i Zaporizhja duhet të kthehet në kontrollin e Ukrainës dhe të funksionojë në përputhje me parimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Zaporizhja aktualisht është nën kontrollin rus. Duke folur gjatë samitit, Zelensky tha se, nëse Evropa nuk është e bashkuar, atëherë "nuk mund të presim paqe".

"Askujt në Evropë nuk duhet t’ia sjellim ndër mend se sa e çmuar është paqja, veçanërisht këtu në Ballkan. Çfarë ndodh në Ballkan dhe çfarë ndodh këtu në Ukrainë, në një farë mënyre, përcakton stabilitetin e të gjithë Evropës. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe që jeni ngritur kundër përpjekjeve të Rusisë për ta destabilizuar edhe këtë rajon”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se prej korrikut janë duke punuar në një dokument që do të përmbajë kushtet që "duhen plotësuar për një përfundim të drejtë të luftës" dhe u bëri thirrje pjesëmarrësve të Samitit që të përfshihen në atë proces.

Mikpritësi i samitit, kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, tha se mbrojtja kundër agresionit rus nuk është vetëm një çështje solidariteti me Ukrainën, por interes kyç gjeopolitik për të gjithë.

"Kështu [duke ndihmuar Ukrainën] ne po investojmë në të ardhmen e fëmijëve tanë në të gjithë Evropën... Mosdënimi i Rusisë në këtë sulm ndaj Ukrainës do të inkurajonte regjimet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Në Evropën Juglindore, ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë”, shtoi ai.

Në këtë samit Kosovën e përfaqësoi presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se po merr pjesë në samitin në Dubrovnik për ta “riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me Zelenskyn gjatë samitit në Dubrovnik, ku po merr pjesë edhe pse paraprakisht ishte paralajmëruar se Serbia do të përfaqësohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, transmeton agjencia e lajmeve Beta.

Para fillimit të Samitit, Pllenkoviç dhe Zelensky nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë. Marrëveshja përqendrohet në përvojat e Kroacisë në ndjekjen penale të krimeve të luftës, mbështetjen e veteranëve të luftës dhe heqjen e minave.

Së bashku me Zelenskyn dhe Pllenkoviqin në samit morën pjesë edhe krerët e shteteve, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.Ky është samiti i tretë për Ukrainën mes Ukrainës dhe Evropës Juglindore prej se Rusia e filloi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022, me të parin që u mbajt në Greqi dhe të dytin në Shqipëri.

Takimi pranë brigjeve të Adriatikut është samiti i tretë “Ukraina-Evropa Juglindore”. Në samitin e fundit të mbajtur në Shqipëri në shkurt, Zelensky bëri thirrje për mbështetje më të madhe për të ndihmuar në mbrojtjen kundër forcave ruse. Ai vazhdoi të kërkojë më shumë ndihmë, ndërsa Rusia po përfiton në fushëbetejë nga avantazhi me burime njerëzore dhe municione.

Zelensky gjithashtu kërkoi leje për të përdorur armët me rreze të gjatë, që janë dhënë nga aleatët, për të sulmuar objektiva ushtarake thellë brenda territorit rus. Një deklaratë e përbashkët në fund të samitit pritet të dënojë agresionin rus, të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës dhe planin e paqes të Zelenskyt, të kërkojë ndjekje penale për krimet e luftës në Ukrainë dhe të mbështesë integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO të Kievit, sipas mediave lokale.

Pllenkoviç tha se në dy vjetët e fundit, ndihma e Kroacisë për Ukrainën, kryesisht ushtarake, arrin në 300 milionë euro. Ai vizitoi Kievin muajin e kaluar, në vizitën e tij të tretë në Ukrainë që nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022, ndërsa kjo do të jetë vizita e parë e Zelenskyt në Kroaci.

Lideri ukrainas pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Pllenkoviqin për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja do të përqendrohet kryesisht në përvojën e Kroacisë për ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe largimin e minave pas luftërave të Ballkanit të viteve 1990. Por, takimi ndodh në mes të një përplasjeje të brendshme për Ukrainën midis qeverisë konservatore të Kroacisë dhe presidentit Zoran Millanoviç.

Millanoviç refuzoi më herët këtë muaj ta mbështeste propozimin e Qeverisë për të dërguar oficerë kroatë në një mision të NATO-s në Gjermani për të trajnuar ushtarët ukrainas. Presidenti, i cili ka kompetenca të kufizuara, por është komandant suprem i forcave të armatosura të vendit, tha se nuk do të lejojë që ushtarët kroatë të “marrin pjesë në aktivitete që e shtyjnë Kroacinë drejt luftës”. Kryeministri akuzoi Millanoviç-in se po vepronte kundër interesave kombëtare. Ai u bëri thirrje deputetëve ta rrëzojnë vendimin e presidentit, gjë që do të kërkonte një shumicë prej dy të tretave të votave në Parlament./ REL

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan