11 shtatori, 25 vjet më vonë: Dita që ndryshoi botën dhe realitetin që la pas
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
I ftuar në emisionin "Task Force" me Sonila Meçon, Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, u shpreh se dosja e SPAK për AKSH-in ka zbardhur një skemë të plotë kriminale, ku fije të korrupsionit të lidhura ngushtë me zyrën e kryeministrit, Policia e Shtetit, prokuroria dhe grupet kriminale janë të përfshira në manipulimin e tenderave dhe përvetësimin e fondeve publike.
Ai theksoi se ky skandal tregon se shteti shqiptar është i kapur nga një grusht i ngushtë që kontrollon çdo institucion dhe po dëmton ndjeshëm mundësinë për zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Saraçi theksoi se protestat e opozitës përbëjnë një mundësi të artë për qytetarët që të reagojnë ndaj një qeverie të inkriminuar, e cila ka shkatërruar çdo mekanizëm të drejtësisë dhe ka krijuar një sistem të pasigurisë. Ai nënvizoi se ky është momenti për qytetarët të bashkohen dhe të kërkojnë një qeveri të re, teknike, që të garantojë një të ardhme më të ndershme dhe të drejtë për Shqipërinë.
‘Protesta e sotme është një hap i domosdoshëm për të larguar këtë qeveri dhe për të siguruar një sistem të drejtë, që e vendos Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit europian.’- theksoi ai
Pjesë nga deklarata:
Ajo që përmban dosja e AKSHI-t është se si funksionon sot e gjithë skema. Fijet e lidhura, që nga zyra e Kryeministrit dhe deri tek anëtari më i fundit i një organizate kriminale, janë të qarta. Për të shpjeguar më mirë se si funksiononin tenderat e AKSHI-t, të cilët janë cilësuar si kopshti privat i Edi Ramës, me njerëzit e afërt të tij që kontrollojnë gjithçka, është e rëndësishme të theksohet roli i bashkëshortes, emri i së cilës doli në përgjime. Ajo vendos gjithçka te AKSHI, së bashku me baxhanakun, i cili është përfshirë në shkresa dhe në kompani që marrin tendera dhe fonde nga AKSHI.
Dosja që kemi tani për analizë, që ka ardhur nga SPAK, përmbledh të gjithë këtë skemë. Shiko çfarë ndodh: miliona dhe miliona euro tendera që duhet të miratohen nga AKSHI, përcaktohen në zyrën e Ergys Agasit. Pra, kemi prova të faktuara që Ergys Agasi thotë: "Kjo kushton dy, por ne do t'ia vendosim çmimin katër." Ky vendos çmimin e tenderit në zyrën e Ergys Agasit. Më pas, tenderi kalon te Mirlinda Karçanaj, e cila merr porosinë dhe përgatit dokumentet për tenderin, që i kalon për t'u marrë nga kompania e Ermal Beqirit, gjithashtu pjesë e atij rrethi.
Futemi te Geron Meçe, i cili ka qenë bashkëpunëtor i mëparshëm i këtij grupi dhe i përdorur nga ta, por tani po prish punë për shkak të xhelozisë dhe përpjekjes për ta nxjerrë nga loja. Kjo është më shumë një konkurrencë mes tyre, sesa një garë për tenderë, pasi Geron Meçe ka qenë dikur në pozitat ku ndodhet tani Ermal Beqiri. Ky përpjekje për ta nxjerrë nga loja ka sjellë ankimime dhe pengesa.
Por historia nuk mbaron këtu, pasi policia, e udhëhequr nga zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, angazhohet për të përgatitur një dosje dhe për të vënë në lëvizje prokurorinë kundër Geron Meçes. Pra, policia është angazhuar për të mbrojtur interesat e krimit të organizuar. Po ashtu, përfshirja e zëvendësdrejtorit të policisë dhe grupit kriminal të Çopjave, siç tregon SPAK, ka pasur qëllim marrjen peng të Geron Meçes.
Në fund, procedurat janë shtruar që të sigurojnë se ankimimet do të heqen dhe nuk do të mbetet asnjë gjurmë. Në një mesazh, Geron Meçe i thotë administratorit të kompanisë së tij, "Urdhër nga lart, të tërhiqemi nga të gjitha procedurat ku kemi bërë ankimim."
Pyetja është: kush qëndron pas këtij "urdhri nga lart"? A është Ergys Agasi? Apo Mirlinda Karçanaj? Në të vërtetë, ky "urdhër nga lart" vjen nga një partner i ngushtë i këtij grupi, siç ka qenë Armand Frangu, baxhanaku, që gjithashtu ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë rrjet.
Pra, mënyra e shprehjes "urdhër nga lart" në këtë rast na tregon që ky është një veprim i organizatës kriminale, që kontrollon jo vetëm tenderat, por edhe pushtetin shtetëror dhe ata që janë në pozita të rëndësishme. Ky është një pazëll i plotësuar ku përfshihet zyra e Kryeministrit, policia, prokuroria, dhe krimi i organizuar, duke formuar një sistem tërësor të korrupsionit dhe kriminalizimit.
Të gjitha këto janë të dokumentuara dhe e bëjnë të qartë se në çfarë mënyre funksionon sot shteti shqiptar dhe kush e kontrollon atë. Kryeministri i vendit, në vend që të mbajë pushtetin përmes ligjit, ka krijuar një kuadër ligjor që justifikon abuzimet dhe kriminalizimin. Korrupsioni ka arritur nivele të tilla, saqë nuk bëhet fjalë më për shishe vere 33,000 euro, por për vjedhje me vlera që kapin deri në 4 milionë euro.
Opozita ka thirrur protestë kombëtare sot në orën 18:00 para kryeministrisë. Tashmë protestuesit e parë janë vend...
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Enton Abilekaj theksoi se protesta e sotme është një moment kyç për qy...
Protestuesit nga qarku i Beratit janë nisur sot drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës së ...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar pamje që sipas tij tregojnë shishe me verë me vlerë 4 mln euro të kryeministr...
Partia e Lirisë mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar, ku Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi deklaroi se brenda pak orësh do t&eum...
Në prag të një proteste kombëtare, Partia e Lirisë mblodhi Këshillin Drejtues Kombëtar. Presidenti i kësaj partie, Ilir ...
Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, forca të shumta policie janë dislokuar në Bulevardin “Dëshmor&e...
Çfarë do të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë? Kreu i Departamentit për Shëndetë...
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Pukë. Ai u takua fillimisht me kryebashkiakun Rrok Dodaj dh...
Pesë anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Kës...