Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “Kapërcimi i kufijve, ndërtimi i së ardhmes: Integrimi në SEPA rrit përfshirjen financiare – duke mundësuar rritje ekonomike të qëndrueshme”, të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj.
Në këtë konferencë morën pjesë guvernatorë të bankave qendrore e drejtues të lartë të autoriteteve mbikëqyrëse të rajonit, si edhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare. Punimet e konferencës u përqendruan kryesisht në: integrimin në SEPA; transformimin digjital dhe implikimet për shërbimet financiare; rritjen e stabilitetit financiar në një ambient në ndryshim; ndërmjetësimin financiar në sektorin bankar rajonal.
Sesioni i tretë i konferencës, ku Guvernatori Sejko ishte i ftuar të merrte pjesë si folës, u fokusua në trajtimin e temës “Roli i ndërmjetësimit financiar në sektorin bankar të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik rajonal”. Paneli diskutoi lidhur me modernizimin e sistemeve të pagesave të nxitur nga prania e bankave të huaja dhe zgjerimi i adoptimit të bankingut digjital, vendimtar për nxitjen e përfshirjes financiare.
Guvernatori Sejko ndau me të pranishmit këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me temën, duke theksuar se sigurimi i një sistemi pagesash të sigurt dhe efikas është në fokus të Bankës së Shqipërisë. Meqenëse objektivi kryesor i bankës qendrore është stabiliteti i çmimeve, një mjedis i sigurt për funksionimin normal dhe me sa më pak kosto për qytetarët, të pagesave sa më të shpejta është i domosdoshëm krahas nxitjes së ndërmjetësimit financiar.
Guvernatori shtoi se sistemet e pagesave janë shtylla kurrizore e tregut financiar dhe ekonomisë në tërësi, kështu që siguria dhe efikasiteti i tyre janë vendimtare për rritjen e ndërmjetësimit financiar. Diskutimi i Guvernatorit vazhdoi me lehtësimin e ndjeshëm që digjitalizimi ka sjellë në fushën e sistemeve të pagesave, si dhe në rolin e bankës qendrore.
Duke iu referuar rastit të Shqipërisë, ai u shpreh se Banka e Shqipërisë, që prej vitit 2018, ka intensifikuar përpjekjet për rritjen e përfshirjes financiare dhe përdorimit të pagesave elektronike, nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël (2018-2023) dhe që prej vitit 2021, me Projektin e Modernizimit të Sistemit të Pagesave të Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të kësaj strategjie, Banka e Shqipërisë ka harmonizuar legjislacionin e saj me atë evropian për pagesat nëpërmjet transpozimit të Direktivës për Shërbimet e Pagesave (PSD2) dhe Direktivës për Pagesat elektronike, të cilat janë njëherazi thelbësore për suksesin e SEPA-s. Rezultatet nga tregu, në lidhje me inovacionin dhe konkurrencën që promovon ky ligj, janë inkurajuese si për formalizimin në ekonominë shqiptare, ashtu edhe ndërmjetësimin financiar.
Në vijim, Guvernatori përmendi dhe disa iniciativa të tjera, të cilat synojnë rritjen e sigurisë dhe eficiencës së tregut vendas të pagesave, por edhe integrimin e tij me atë evropian, siç janë: Ligji ”Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, i cili synon nxitjen dhe rritjen e përfshirjes financiare nëpërmjet krijimit të lehtësirave për kategori konsumatorësh, të cilët kanë vështirësi apo pamundësi për hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash në banka dhe në të njëjtën kohë të promovojë pagesat digjitale si një mjet pagese më i lirë; Sistemi Ndërbankar i Pagesave me Vlerë të Madhe (AIPS), i cili ka rritur ndjeshëm përdorimin e transaksioneve ndërbankare për shlyerjen e transfertave vendase për klientët në Euro.
Në përfundim të diskutimit të tij, Guvernatori Sejko theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA përbën një prioritet kombëtar, pasi shënon një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian. Ai shtoi se Shqipëria është vendi i parë në rajon, i cili dërgoi aplikimin formal për t’u pranuar në këtë zonë. Aktualisht, ky aplikim po shqyrtohet nga Këshilli Evropian i Pagesave, si administrator i skemave SEPA, si dhe nga Komisioni Evropian./ Monitor
Takimi ELBASAN- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Elbasanit, Fatmir ...
Elda Hoti TIRANË- Deputetja e PD-së për Qarkun e Lezhës, Elda Hoti në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza...
TIRANA- Partia Demokratike përmes një deklarate të anëtarit të Këshillit Kombëtar të këtij subjekti politik,...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e radhës të podcastit të tij "Flasim" ku tha se qeveria po përgatitet të...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pranuar se ka humbur gjyqin e hapur në një Gjykatë në Paris kundër ...
Meta TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka publikuar një shkrim të gjatë në llogarinë në "Facebook". Në shk...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për korruptimin e ish-zyrtari...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se kryeministri Edi Rama ka marrë ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme e ka cilësuar kryebashkiakun e Tiranës, Eri...
Takimi TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me Shtabin Drejtues të LRI-...