Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Ai shtoi se mesazhet e SHBA janë të qarta dhe kronologjike, duke adresuar drejtpërdrejt qeverinë shqiptare dhe lidhjet e saj korruptive me trafikun e drogës. “Lidhjet korruptive për të favorizuar trafikun e drogës janë të lidhura direkt me pushtetin e sotëm dhe zyrtarët e lartë të qeverisë”, tha Saraçi, duke nënvizuar gjithashtu implikimin e shtetit në pastrimin e parave dhe favorizimin e grupeve kriminale.
Duke komentuar fjalën e të ngarkuares së SHBA me punë në Shqipëri, gazetari Romis Saraçi, thotë në emisionin Task Force në Syri TV, se deklarata e saj përbën një mesazh të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit Edi Rama. Saraçi tha se SHBA sot i ka shpallur luftë Ramës, jo vetëm kartelëve të drogës. Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër trafikut të drogës ka qenë permanente, por, siç theksoi Saraçi, “në nivelet aktuale, është një aksion kombëtar që godet qeverinë shqiptare dhe eksponentë të lartë të saj, të cilët deri tani janë amnistuar për përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale”.
Mesazhi i SHBA, sipas tij, ishte i drejtpërdrejtë: “Kur flitet për grupet shqiptare kriminale, ky është një paralajmërim i qartë për Ramën dhe ekzekutivin e tij”.
Një nga pikat kyçe të shqetësimit të SHBA është SPAK. Saraçi theksoi se SHBA kërkojnë garanci totale për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe që procesi të mos ndikojë nga interesat e brendshme të qeverisë. Ai gjithashtu denoncoi rastin e Olsi Ramës si shembull flagrant të mungesës së hetimit të kryeministrit dhe njerëzve të afërt me të.
Saraçi paralajmëroi se në ditët në vazhdim pritet një valë zhvillimesh të rëndësishme në drejtësi, me goditje të forta ndaj organizatave kriminale që lidhen me pushtetin dhe personave të fuqishëm në qeveri.
Saraçi:
SHBA sot i ka shpallur luftë Edi Ramës, jo kartelëve të drogës.
Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi kartelëve të drogës ka qene permanente, jo në këto nivele, se sot është një aksion kombëtar i tyre, por aktivitete të tilla për luftë kundra drogës ka pasur.
Ajo çka nuk është, është goditur ka qenë përfshirja e shtetit shqiptar, e qeverisë shqiptare, e eksponentëve të lartë në gofitje dhe gjithmonë janë amnistuar.
E them që i shpalli luftë Edi Ramës sepse edhe mesazhet, po ti lexosh, janë në mënyrë kronologjike, janë të renditura, që adresojnë drejtë për drejtë të qeveria shqiptare.
Për çfarë u fol, u fol për lidhjet korruptive, lidhjet korruptive për të favorizuar trafikun e drogës janë me pushtetin e sotëm, me zyrtarë të lartë, me qeveritarë.
Flitet dy, për pastrimin e parave, pastrimi i parave lidhet po prapë me favorët që u bën shteti shqiptar për të pastruar paratë.
Mesazhi ishte drejtëpërdrejtë, nëqoftëse e dërguara me punë e SHBA, flet për grupet shqiptare kriminale në fjalën e saj, se kur adresohet, kur flet që ne nuk bashkëpunojmë me qeveri, është e drejtëpërdrejtë, drejtuar qeverisë shqiptare, por duhet të kuptojmë edhe statusin e një diplomateje, se në momentin që do t’i shpallë luftë të drejtëpërdrejtë qeverisë shqiptare, atëherë ka marrë fund marrëdhënia dypalëshe.
Pika e radhës ishte fokusi i vendosur tek SPAK i cili është institucioni sot i drejtëpërdrejtë që ka kontaktet e drejtëpërdrejta me SHBA me DEA-n, për luftën kundër drogës.
Çfarë kërkuan? Kërkuan garanci totale në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Nga njëra anë kemi Dumanin që kohët e fundit artikulon zgjatjen e afatit dhe sot kemi mesazhin e drejtëpërdrejtë të SHBA që Altin Dumanit i ka përfunduar afati dhe në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të garantohet transparenca dhe të mos jetë i ndikueshëm nga jashtë.
Të gjitha mesazhet kanë qene të adresuara drejtëpërdrejtë për shtetin shqiptar, pra qeverinë shqiptare.
Që SPAK ka lidhur dhe është mbështetur gjatë gjithë kohës nga SHBA nuk ka pikë dyshimi sepse është investuar nga taksapaguesit amerikanë, por gjatë rrugës ka pasur devijacione, nuk është ndjekur linja fillestare e SHBA.
Ne kemi një rast flagrant nga ana e SPAK, kemi rastin e Olsi Ramës, çfarë bëri SPAK me hetimet për Olsi Ramën? Flasim për villain e kryeministrit, a u hetuan ndonjëherë këto deri në fund?
Plus si gazetar dua të them që në ditët në vazhdim ne kemi për të pasur zhvillime shumë të rëndësishme në drejtësi, dhe temat që po flasim.
Për goditjet e organizatave të forta kriminale të lidhura me pushtetin, edhe persona të pushtetshëm që janë në qeveri, ka për të pasur goditje të forta.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi nëpërmjet avokatëve të tij pasi SPAK dërgoi dosjen për gjykim n...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të mërkurën se ka dërguar për gjykim ...
Ashtu sikurse e ka dekretuar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Parlamenti i ri i Shqipërisë do të mblidhet gjatë së premtes m...
Pasi zhvilloi mbledhjen e kryesisë, Partia Demokratike mbledh nesër grupin e saj parlamentar. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet...
Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka dek...
Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje teksa fliste për integrimin europian të vendit u shpreh se...
Avokati Besart Logu ka reaguar pasi SPAK lëshoi ndaj tij “urdhër-arrest”, nën akuzën se kishte kërkuar nga një klien...
Gjatë konferencës Ndërkombëtare për Qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në ...
Lideri i Partisë Demokratike ftoi sot kryesinë e PD-së të mos njohin farsën elektorale të 11 majit. 'Njohja e tyre do e b&e...
Në mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim...