Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi nëpërmjet avokatëve të tij pasi SPAK dërgoi dosjen për gjykim ndaj tij, bashkëshortes, disa biznesmenëve dhe ish-zyrtarëve të shoqërive të Ajola Xoxa. Në reagim, Veliaj mohon akuzat, duke theksuar se prokurorët e SPAK nuk kanë asnjë provë dhe asnjë dokument.
Reagimi i plotë:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë.
Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet:
• asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat;
• asnjë abuzim me detyrën publike që i është besuar për tre mandate nga qytetarët e Tiranës;
• dhe mbi të gjitha:
❌ Asnjë provë
❌ Asnjë fakt
❌ Asnjë dokument
Përkundër përshtypjeve që synon të krijojë deklarata e SPAK-ut, asnjë gjyqtar paraprak apo gjykatë nuk ka shqyrtuar ende ndonjë nga akuzat apo ndonjë provë në mbështetje të tyre.
Ne jemi të shqetësuar nga shpërfillja e normave bazë që udhëheqin zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjeve të ngjashme penale në një sistem drejtësie demokratik. Asnjë hetues apo prokuror i pjekur dhe i përgjegjshëm, që është i ndërgjegjshëm për rolin e tij në procesin e drejtësisë, nuk duhet të bëjë deklarata të kësaj natyre. Kjo nuk është vetëm në kundërshtim të plotë me prezumimin e pafajësisë, por në rastin më të mirë tregon një keqkuptim themelor, ose në rastin më të keq, një shpërfillje totale të parimeve themelore të drejtësisë penale.
Thënë thjesht, nëse një prokuror e ka “provuar” një çështje kundër një të pandehuri sipas standardit të kërkuar, është një çështje që i takon vetëm gjykatës së shqyrtimit. Deklarata publike e SPAK-ut duket se është hartuar për të shkaktuar paragjykimin maksimal ndaj z. Veliaj, si në opinionin publik, ashtu edhe në çdo gjykatë. Kjo sjellje është në përputhje me veprimet e SPAK-ut gjatë gjithë hetimit, ku kanë ndodhur shkelje të përsëritura, sistematike dhe të rënda të procesit të rregullt ligjor.
Ky është një proces që:
• ka nisur mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar;
• është zhvilluar për një periudhë prej të paktën 7 muaj, pa asnjë autorizim të vlefshëm ligjor;
• është mbështetur në hapje të korespondecave private pa autorizim të gjykatës dhe parashikim të ligjit;
• ka përfshirë deklarime vetëinkriminuese të marra nën presion;
• është drejtuar nga një individ që nuk ka qenë asnjëherë prokuror ligjërisht i Republikës;
• ka shkelur në mënyrë flagrante afatet hetimore të përcaktuara nga ligji;
• ka mohuar brutalisht të drejtën e mbrojtjes dhe kundërshtimeve ndaj hetimit.
Z. Veliaj i është caktuar një masë sigurimi e jashtëzakonshme dhe krejtësisht disproporcionale, në një kohë kur është në ushtrim të një mandati kushtetues si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e 160 mijë qytetarëve që i besuan drejtimin e qytetit më të madh shqipfolës.
Ne si përfaqësues ligjorë të z. Veliaj mbetemi të vendosur të çmontojmë, rresht pas rreshti, çdo pretendim të ngritur mbi këtë proces të montuar me shkelje. Jo vetëm për të mbrojtur qytetarin e parë të Tiranës, që ka ushtruar funksionin e tij me përgjegjësi kushtetuese dhe devocion, por për të mbrojtur vetë besimin e qytetarëve te drejtësia dhe rendi kushtetues.
Çdo rresht i asaj kërkese të nisur në gjykatë, do të çmontohet po aty dhe bazuar në ligj.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të mërkurën se ka dërguar për gjykim ...
Ashtu sikurse e ka dekretuar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Parlamenti i ri i Shqipërisë do të mblidhet gjatë së premtes m...
Pasi zhvilloi mbledhjen e kryesisë, Partia Demokratike mbledh nesër grupin e saj parlamentar. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet...
Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka dek...
Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje teksa fliste për integrimin europian të vendit u shpreh se...
Avokati Besart Logu ka reaguar pasi SPAK lëshoi ndaj tij “urdhër-arrest”, nën akuzën se kishte kërkuar nga një klien...
Gjatë konferencës Ndërkombëtare për Qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në ...
Lideri i Partisë Demokratike ftoi sot kryesinë e PD-së të mos njohin farsën elektorale të 11 majit. 'Njohja e tyre do e b&e...
Në mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim...
Në një fjalim të tij në nisje të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike kreu demokrat tha se, “jetojm...