POLITIKE

SHBA sanksionoi familjen Hysa, Gazetari: Lidhjet me Sinaloan tregojnë dështimin e shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. Tani mësohet pse Dumani u thirr nga DASH

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 19:21
SHBA sanksionoi familjen Hysa, Gazetari: Lidhjet me Sinaloan tregojnë

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në emisionin Syri Digjital, foli mbi shpalljen “non grata” të biznesmenit Luftar Hysa nga Departamenti Amerikan i Thesarit, duke u shprehur se ky vendim ekspozon lidhjet e tij me kartelin Sinaloa dhe pozicionin e tij si investitor strategjik dhe mik i kryeministrit Rama.

Ai theksoi “heshtjen assorduese” të SPAK, duke argumentuar se ndërkohë që prokuroria reagon shpejt ndaj deklaratave të opozitës, ajo mbetet pasive përballë një çështjeje kaq të rëndë me implikime ndërkombëtare.

Sipas Bushkolajt, kjo është vetëm “maja e ajsbergut”, duke shtuar se problemi themelor qëndron te pastrimi masiv i parave. Ai vuri në dukje se shifra prej 65 milionë eurosh të sekuestruara nga SPAK duket qesharake përballë vlerësimeve se rreth 10 miliardë euro para të pista janë injektuar në ekonominë shqiptare.

Më shqetësuese, sipas tij, është deklarata e vetë kreut të SPAK, Altin Dumani, se institucionet kyçe si tatimet, doganat dhe njësitë vendore kanë zero referime për pastrimin e parave, çka tregon një dështim sistemik ose një bashkëpunim të heshtur. Ai theksoi se fenomeni ka pasoja direkte sociale, pasi pavarësisht mbushjes së ekonomisë me para të pista, eksodi i shqiptarëve vazhdon të rritet, duke treguar se qytetarët e zakonshëm nuk përfitojnë nga këto burime.

Pjesë nga deklarata:

Me këtë lajm Bledi ne pak a shumë zbuluam dhe arsyen e vërtetë të thirrjes së Altin Dumanit në departamentin amerikan të shtetit edhe qëndrimeve të njëpasnjëshme të të ngarkuarës me punë të ambasadës amerikane që në takimet me ministrat e qeverisë apo dhe me deputetët e rinj të kësaj legjislature ka pasur dy fjalë kyçe: kartelet e drogës dhe çështjen e pastrimit të parave, që përgjithësisht është ose në ndërtim ose në turizëm.

Unë besoj që në rastin konkret jemi përballë asaj se çfarë ndodh në realitet dhe unë besoj që është vetëm maja e ajsbergut, pasi do të duhen edhe dy-tre muaj që të nisë edhe vala e goditjes karshi atyre grupeve të strukturuara kriminale nga Shqipëria që kanë operuar në Amerikën Latine dhe në Bashkimin Europian, por normalisht kanë qenë edhe pranë kufirit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke qenë atje patjetër që kanë qenë nën lupën e DEA-s amerikane.

Tani këtu kemi të bëjmë me një problem realisht serioz që edhe njëherë sot u vu në dukje dy standartet e SPAK. Pse e them këtë? U bënë gati 24 orë që ka dalë lajmi për zotin Hysa, pra që sipas amerikanëve është edhe ortak në biznes me kartelin Sinaloa. Ndërkohë që ne nuk kemi ende një lëvizje nga SPAK për të kuptuar se çfarë liçencash ka marrë, kush ja ka firmosur këto licenca, çfarë biznesesh apo çfarë pasurish ka në Shqipëri. Kurse nga ana tjetër ne e pamë se si në konferencën e liderit të opozitës, SPAK reagoi në kohë reale, pra po ndiqte konferencën e liderit të opozitës dhe reagoi përmes medias në kohë reale.Edhe ne këtu kemi një heshtje nga SPAK që e kam pak të vështirë ta lexoj, se në fund të ditës është vetë zoti Dumani që në të vetmen intervistë në një televizion pra në televizionin shtetëror u shpreh qartë që forca e krimit shqiptar është te lehtësia që kanë për të pastruar para.

Të njëjtën gjë e tha dhe Carapieri, në një intervistë me Nelo Trokja, dy njohës shumë të mirë të krimit shqiptar. Që nëse kartelet e drogës nga Shqipëria kanë një avantazh në raport me grupet e tjera të trafikut të drogës nga vendet e Ballkanit, është lehtësia me të cilën ato i pastrojnë dhe i injektojnë në ekonomi paratë e tyre për t'i marrë pastaj mbrapsht. Dumani dha dhe një deklaratë tjetër që në mënyrë direkte apo indirekte inkriminon dhe kryeministrin e vendit. Ai u shpreh qartë, tatimet, doganat dhe institucionet e tjera shtetërore ku në bindjen time përfshihet Banka e Shqipërisë, Policia e Shtetit edhe njësitë vendore që japin një pjesë të mirë të lejeve të ndërtimit dhe kanë mundësinë që të sinjalizojnë. Këto institucione tha kanë zero referime përsa i përket çështjes së pastrimit të parave.

Pra, ne jemi në kushte emergjence për një çështje sensitive për të cilën Departamenti Amerikan i Shtetit, agjencitë partnere ligjzbatuese po ven alarmin. Edhe SPAK nuk ka asnjë lloj lëvizje në këtë drejtim. Edhe të flasësh për një sukses, për një shifër 65 milionë euro kur të paktën pesë-gjashtë vitet e fundit supozohet që paratë e injektuara në ekonomi nga narkotrafiku janë në shifrën rreth 10 miliardë euro kam përshtypjen që është qesharake. Jo më larg se sot edhe FMN-ja edhe vetë Banka e Shqipërisë është përpjekur që ta trajtojë këtë problematikë.

Kush është përfituesi më i madh i gjithë kësaj ose injektimi i këtyre parave të narkotrafikut në ekonomi. A janë shqiptarët? Unë them që jo. Dhe këtë e tregojnë shifrat e Eksodit, pra që Eksodi pavarësisht se pesë-gjashtë vitet e fundit ekonomia shqiptare është mbushur me para të pista, Eksodi për fat të keq është rritur. Në këtë histori unë gjykoj që ka një përfitues që është patjetër pushteti. Ne flasim për rritje të buxhetit të shtetit që shkon në gati 8 miliardë euro. Po më fal, si mund të rritet një buxhet shteti në një vend ku nuk prodhohet asgjë? Pra që është thjesht vend konsumator. Që është kjo para informale. Pra kush i jep firmat përfundimtare se si ku do shkojnë këto para, për PPP-të, për koncesionet, për investimet. Që është Edi Rama. Ka dhe një tjetër histori Bledi e cila ceket shumë pak edhe realisht flitet shumë pak. Është çështja e arkitektëve të huaj.

Pra kompanitë e ndërtimit, unë kam folur dhe me ndërtues që ma kanë shpjeguar, detyrohen që për projekte të mëdha të kontraktojnë kompani ndërtimi të huaja, kryesisht nga Italia ose partnerë të Stefano Boerit. Po Stefano Boeri në Itali është nën hetim për çështje korrupsioni që lidhen me paratë publike. Janë miliona euro nga paratë e shqiptarëve nga paratë që do të duhej të ishin në ekonominë shqiptare, flas të injektuara në ekonominë shqiptare, që shkojnë për këto arkitektë të huaj të cilët nuk paguajnë asnjë detyrim dhe asgjë shtetit shqiptar. Pavarësisht se ka një dyshim shumë të madh që një pjesë e mirë e këtyre parave që shkojnë për këto studio arkitekturore të huaja burojnë nga narkotrafiku dhe me to me gjasë blihen dhe influenca në Bruksel apo në ato instanca të tjera, instancat e tjera ndërkombëtare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan