Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kreu i Partisë Dekomratike, Sali Berisha deklaroi sot se jeta e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj rrezikohet. Berisha tha për mediat se atje ku ndodhet Ahmetaj, janë dërguar ekipe për të studiuar me hollësi gjithçka rreth tij. Ai tha se nuk mund t'i thotë Ahmetajt të kthehet në Shqipëri.
"Të gjithë kemi menduar se Arben Ahmetaj me paratë e rindërtimit ka vjedhur me thasë, por ja që na del që nuk ka bërë asnjë tender të vetëm, por ua ka lënë kryetarëve të bashkive dhe aty meriton përgëzime. Ja ku është, ka administruar ndoshta 1 miliard e gjysmë, por ka zbatuar standardin jo të Edi Ramës. Po të donte, të gjithë tenderat i realizonte nga ministria e tij. Asnjë, kështu duhet. Ka zbatuar ligjet. Trualli i ambasadës në Nju Jork, pazaret e Edi Ramës. Jo, thotë, nuk jepet trualli i ambasadës. Pra, ka bërë shërbime shumë të mëdha dhe në asnjë rrethanë nuk do e këshilloja të dëshmonte para kriminelëve që mbyllin dosje dhe grisin urdhër arrestet", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Arben Ahmetaj, atje ku është, i rrezikohet jeta. Atje ku është, janë dërguar ekipe për të studiuar me hollësi gjithçka rreth tij. Dhe unë nuk mund t’i them Arben Ahmetajt të kthehet në Shqipëri. Sa u përket dëshmive, është qesharake. Më thoni pak, çfarë dëshmie mungon për Erion Veliajn dhe djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston gjurmë, as nam dhe as nishan? Çfarë dëshmie mungon për Edi Ramën që i ka dhënë 8 pikë paradhënie kompanisë për ndërtimin e djegësit të Tiranës, në një kohë kur kompania nuk ekzistonte? Çfarë dëshmie i mungon Skapit për Armando Fangun, kunatin e Linda Bashës dhe baxhanakun e Edi Ramës kur firmos urdhër arrestin dhe detyrohet ta grisë? Çfarë dëshmie duhet për Belinda Ballukun, në telefonin e drejtorit të së cilës janë gjetur me dhjetëra dokumente dhe fakte shkatërrimtare për të?
Çfarë dëshmie u duhet për Edi Ramën që dilte me një pincë të ndryshkur dhe një gërshërë të thyer për koncesionin e sterilizimit? Për moslejimin e Vilma Nushit që të paraqitet në komisionin e hetimit të parlamentit. Ai do të bënte një veprim qesharak, kujt t’i dëshmojë, një krimineli që kryeson Skrapin e partisë dhe që fsheh çdo krim të Edi Ramës, bëhet mburojë e krimeve të tij? Si mund të dëshmojë para Altin Lalës ai? Çfarë dëshmie don për implikimin e familjarëve të Edi Ramës në Porto Romano kur janë dokumentet? Unë besoj se Arben Ahmetaj ka folur me guxim shumë të madh. Paraqiti dokumentet që kishte, bazuar në fatura tatimore se si kompjuterat që sillte baxhanaku deklaroheshin në dogana me çmim të 10-fishtë me atë që kanë në treg.
Por paratë i merr Edi Rama, sigurisht. Unë mendoj se shërbimi i tij është i jashtëzakonshëm dhe unë e përgëzoj atë. Nuk bëj avokatin e tij, ju e dini që unë e kam sulmuar me dhjetëra herë dhe e tha edhe mbrëmë ai, por ka një gjë ama, në qoftë se Arben Ahmetaj në 3 intervista ka zbërthyer me fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme korrupsionin dhe krimet e Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, gjer sot, as unë dhe as ju, nuk kemi parë një dokument të vetëm, një firmë të vetëm nga Arben Ahmetaj për këtë tender apo atë tender. Nuk bëj avokatin, por duhet të jemi të hapur.
Të gjithë kemi menduar se Arben Ahmetaj me paratë e rindërtimit ka vjedhur me thasë, por ja që na del që nuk ka bërë asnjë tender të vetëm, por ua ka lënë kryetarëve të bashkive dhe aty meriton përgëzime. Ja ku është, ka administruar ndoshta 1 miliard e gjysmë, por ka zbatuar standardin jo të Edi Ramës. Po të donte, të gjithë tenderat i realizonte nga ministria e tij. Asnjë, kështu duhet. Ka zbatuar ligjet. Trualli i ambasadës në Nju Jork, pazaret e Edi Ramës. Jo, thotë, nuk jepet trualli i ambasadës. Pra, ka bërë shërbime shumë të mëdha dhe në asnjë rrethanë nuk do e këshilloja të dëshmonte para kriminelëve që mbyllin dosje dhe grisin urdhër arrestet.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se oligarkët prej 3 muajsh u thonë klientëve se Rama do të sjell&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjal...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ditën e sotme fondint prej 150 milionë euro për t’ju shpërnda...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot datën e zhvillimit të protestës së radhës nga opozita. Berisha tha ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në një deklaratë për mediat lidhur me intervistën e mbrëmjes ...
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi publikisht dje kryeministrin Edi Rama se i kishte kërkuar që të ndryshonte ligjin pë...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë një reagim në platformën "X" ku thot&e...
Kushi TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skualifikim e kandidatëvë për postn drejtues të RTS...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Ministrinë e Kulturës në Ish-Kinostudio, për pr...
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e kaluar. Në intervistën p&e...