POLITIKE

Sherri me thika i një dite më parë në Kamëz, PD: Shkollat janë shndërruar në fole rreziku, dështim i arsimit

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 14:22
Sherri me thika i një dite më parë në Kamëz, PD:

Drejtoresha e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku një përleshje mes nxënësve 16-vjeçarë përfundoi me dy të plagosur. Sula theksoi se ngjarja tronditëse është si pasojë e mungesës së sigurisë në shkolla dhe dështimit të sistemit arsimor për të garantuar një ambient të sigurt për nxënësit.

Ajo shtoi se javën e fundit ka pasur disa ngjarje alarmante, përfshirë vetëvrasjen e një nxënëseje 16-vjeçare në të njëjtin gjimnaz dhe tentativën për vetëvrasje të një 15-vjeçareje në Sarandë, që u hodh nga ballkoni i apartamentit për shkak të bullizmit në shkollë.

DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA

Ngjarja shumë e rëndë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz flet për mungesën e sigurisë në shkollë; 16-vjeçarë që përleshen me thika, mes të cilëve 2 janë transportuar në spital me plagë të rënda.

Jemi në muajin e parë të vitit shkollor, fillim shkolle i tronditur nga:

– përleshja me thika dje në gjimnazin I. Rugova,

– vetëvrasja e nxënëses 16 vjeçare e të njëjtit gjimnaz,

-15-vjeçarja në Sarandë që tentoi të vetëvritej prej bullizmit në shkollë duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit;

Këto janë ngjarjet e javës së fundit që janë bërë publike, të cilat pa dyshim nuk janë të vetmet.

Konflikti me pasoja të rënda për jetën e nxënësve flet me zë të lartë për mungesën e parandalimit të dhunës në shkollë, mungesën e shërbimit të psikologut, të oficerit të sigurisë, programeve edukative.

Sistemi arsimor ka dështuar, ndaj të rinjtë arrijnë deri te dhuna me mjete të ftohta. Programet sociale e edukative janë inekzistente, psikologët mungojnë, 70% e shkollave nuk ofrojnë shërbimin e oficerit të sigurisë, ndërsa oficerët e policisë shpesh ekzistojnë vetëm në letër.

Institucionet arsimore kanë dështuar në përmbushjen e misionit të tyre primar dhe janë shndërruar në garantuese të dhunës, bullizmit, konfliktualitetit, pasi politika prej vitesh e trajton dhunën mes të rinjve si episod të përkohshëm, dhe jo si lëngatë të sistemit e të shoqërisë.

Me gjithë zhurmën për kodin e etikës dhe masa ndëshkuese deri në përjashtimin e nxënësit që gjendet me celular në klasë- kjo ngjarje e të tjera të këtyre ditëve i rrëzojnë kokëposhtë deklaratat e bujshme të ministres së arsimit në ditët e para të shkollës, si dhe mburrjet e kryeministrit për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore.

Fakti që 16-vjeçarë mbajnë thika me vete dhe i përdorin për të zgjidhur konfliktet është pasqyra më e kthjellët e një shoqërie që po e humbet toruan që ushqen tek ta modelin e të fortit, gjuhën e bullizmit e të dhunës.

Përleshja mes gjimnazistëve provon mungesën e plotë të përgjegjësisë institucionale dhe të vullnetit politik për të njohur dështimet dhe gjëmat e arsimit në kryqendrën e tij, Tiranë. Në nëntor të 2024, Martin Cani u nda nga jeta në rrethanë të ngjashme me të sotmet dhe askush nuk mbajti përgjegjësi, por fajit iu vesh rrjeteve sociale dhe Tik – Tok-ut

Kjo qeveri – që flet e premton reforma në arsim dhe modernizim, por nuk është në gjendje të sigurojë gjënë më bazike: jetën e adoleshentëve brenda dhe jashtë mureve të shkollës – mashtron dhe ka dështuar.

Dje ra sërish alarmi për rrezikun e lartë ku gjenden fëmijët tanë, dje ra sërish fasada e programit propagandues për 2025-2029.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë