Gjatë një hulumtimi në Instagram, Facebook, Tik-Tok, dalin në pah se disa faqe si “DARKEAGLE.AL” “Black Daja”, &ld...
POLITIKE
FOTO-LAJM/ “Keni dosje dhe pengoni pyetjet nga deputetët”/ Si reagon kreu i SPAK nga llozha e Kuvendit
PiranjatPërditësimi i fundit 27 Tetor 2025, 13:55
Në Kuvend po zhvillohet sot seanca maratonë ku pritet të raportojnë pesë drejtues të institucioneve të drejtësisë për punën e tyre vjetore. Seanca është planifikuar të zgjasë rreth 12 orë dhe do të pasohet nga debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Deputetët opozitarë kërkuan që pyetjet t’u drejtohen drejtuesve të institucioneve me gojë gjatë raportimeve, dhe jo me shkrim siç ishte parashikuar.
Ndërkohë, drejtuesit Altin Dumani, prokurori i posaçëm Adnan Xholi dhe Kloidian Braho dhe kryeprokurori Olsian Çela, e ndoqën seancën nga llozha e Kuvendit.
Kreu i opozitës, Sali Berisha hodhi herë pas here akuza në drejtim të socialistëve në Kuvend, duke theksuar se ata kanë dosje të hapura dhe për këtë arsye pengojnë pyetjet direkt nga deputetët në sallën e Kuvendit.