
Pasi Erion Veliaj u shkarkua pasditen e kësaj të marte nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi. Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se këshilltarët socialistë votuan edhe vetë shkarkimin e tyre, pasi sipas tij, ata e kanë mbështetur Veliajn në çdo aferë korruptive dhe në çdo akt tjetër.
Postimi i plotë:
Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është po ashtu një votë për (vet)shkarkimin e tyre. Ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo shkatërrim të qëllimshëm të Tiranës. Të njëjtët që u ngritën në protesta me thirrjet “Lali Eri, o flori, po të presim në Bashki”, sot e përcollën nga Bashkia si kufomë politike. Pa votat e tyre korrupsioni dhe krimet e Erion Veliaj do të ishin thuajse akte në tentativë.
Depersonalizimi i tyre është dëshmi e papërgjegjshmërisë në raport me interesin publik dhe taksat, i verbërisë politike dhe mungesës së shtyllës kurrizore dhe integritetit.
Nuk po flas për ata/o amfibë/e të neveritshëm që, me votat e opozitës, u infiltruan në atë Këshill dhe sot fshihnin kokën si strucat pas fundshpinës së këshilltarëve të PS, duke u vetvulosur në ballë me damkën e pështirë të shëmbëlltyrës së degraduar politike.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Shtator19:27
Shkarkimi i Veliajt, Bardhi: Nuk ishte mesazh vetëm për të. I njëjti fund i pret të gjithë njerëzit e korruptuar të Ramës duke nisur nga Balluku
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tir...
POLITIKE
23 Shtator19:18
FUND/ Gazetari Koka: Erion Veliaj ishte sharlatani i radhës, jo më i madhi, por më i rrezikshmi
Nga Bledian Koka
E nisi me propagande, e mbylli si propagande! Kjo eshte fotoja e pare e dites kur Erion Velija vuri kembe ne pushtet, si Minister i Mireqenies...
POLITIKE
23 Shtator19:13
'Veliaj kurban për pastrimin e parave në ndërtim'/ Gazetari: Të gjitha aferat prekin direkt Edi Ramën
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama q&e...
POLITIKE
23 Shtator18:41
Këshilltarët e PS bashkuan votat për shkarkimin e Veliajt, Tedi Blushi: Vota e tyre votë për (vet)shkarkimin e tyre
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke t...
POLITIKE
23 Shtator18:35
“Ne reduktohemi në statusin e skllevërve”, DW analizon ministren Diella: Pse IA ka kaq shumë probleme dhe nuk jep llogari. Rama përgjegjës
Shqipëria ka emëruar një ministër të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA) për të mbikëqyrur prokurimin publik dhe...
POLITIKE
23 Shtator18:24
EMRAT/ Këta janë këshilltarët që votuan kundër shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak, një vjen nga e djathta
Erion Veliaj u shkarkua me shumicë votash në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak. Krahas opozitës, votën pro shkarkimit e dhan...
POLITIKE
23 Shtator17:49
Shkarkimi i Erion Veliajt si kryebashkiak, Alimehmeti: Vënia e përjegjësisë ndaj tij duhet të vazhdojë
Pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, këshilltari bashkiak nga radhët e...
POLITIKE
23 Shtator17:45
"Tirana u kry"/ Ilir Alimehmeti: Këshillin bashkiak që ka votuar cdo gjë që ai ka sjellë
Ilir Alimehmeti, këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka komentuar vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt...
POLITIKE
23 Shtator17:40
PD-PS shkarkuan nga detyra Erion Veliajn, Teliti: Tani topi në derën e qeverisë
Këshilltari i PD dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt, dekl...