POLITIKE

Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

b.z Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 22:36
Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin
Pamje nga Sheshi Skënderbej

TIRANË - Manifestimi i kryeministrit Edi Rama me administratën Bashkiake në sheshin “Skënderbej” ka ngritur hije të forta dyshimi jo vetëm për përdorimin e administratës shtetërore por dhe të “manipulimit” të dokumenteve zyrtare që mundësuan eventin.

Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se aktiviteti i zhvilluar nga Kryeministri Rama dhe Bashkia Tiranë nuk përputhej me informacionin e dhënë paraprakisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Sipas njoftimeve zyrtare, Kryeministri do të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Megjithatë, aktiviteti i zhvilluar rezultoi të ishte një takim politik me punonjës të Bashkisë Tiranë, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të burimeve shtetërore.

Një tjetër mospërputhje e rëndësishme lidhet me datat dhe formatin e ngjarjeve të raportuara. Sipas dokumenteve, ceremonia e hapjes së projektit kulturor duhej të mbahej më 12 mars dhe jo më 20 shkurt, siç u zhvillua realisht. Për më tepër, ndryshe nga sa ishte njoftuar, në këtë aktivitet nuk ishin të pranishëm autoritete të huaja apo qytetarë të zakonshëm, por vetëm punonjës të bashkisë, duke treguar qartë qëllimin e organizatorëve për të maskuar një takim politik si një ngjarje institucionale.

Dokumentet e sajuara të Manifestimit

Ora është përafërsisht 16:30 e datës 20 shkurt dhe ndoshta për herë të parë lokalet pranë Operës në Tiranë nuk ka klientët që konsumojnë kafenë e pasdites.

Në sheshin “Skënderbej” është gati të nisë “takimi i punës”, siç u cilësua nga vetë Kryeministri Rama, teksa i ndodhur përballë punonjësve të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë Tiranës, deklaroi se pavarësisht asaj ç’ka ai dhe punonjësit mendojnë për fajësinë e Veliajt, organet e drejtësisë duhet t’i japin të drejtën elementare të një gjyqi dinjitoz, që sipas tij i jep fund praktikave brutale të prangave pa gjyq.

Realizimi i këtij takimi, sipas dokumenteve që “shteg.org” disponon, nuk është cilësuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si një takim elektoral që bie ndesh me nenin 91 të Kodit Zgjedhor, ku specifikohet se ndalohet përdorimi i detyruar i burimeve njerëzore në fushatë zgjedhore të administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore.

Sipas rregullores numër 9 të miratuar 5 vite më parë nga Komisioni Rregullator, aktivitetet publike duhet të raportohen pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve maksimalisht 5 ditë para zhvillimit.

Megjithatë, sipas dokumenteve që “shteg.org” disponon, aktiviteti për të cilin KQZ-ja ishte informuar nuk i përngjante aspak tematikës së trajtuar nga Nënkryetarja e Bashkisë dhe nga Kryeministri përballë nëpunësve të Bashkisë Tiranë.

KQZ-ja është njoftuar nga Kryeministria se në orën 16:00 të datës 20 shkurt Kryeministri do të ishte i pranishëm në ceremonisë e hapjes së “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, ku do të ishin të pranishëm autoritetet e huaja dhe vendase.

Por, ftesat publike për hapjen e kësaj ceremonie lajmëronin zhvillimin e saj më datë 12 Mars, dhe jo 20 shkurt, ku të pranishëm nuk ishin autoritet e huaja dhe as nuk mund të ishte i pranishëm cilido qytetar i Tiranës, por vetëm punonjësit e Bashkisë.

Gjithashtu, ceremonia në të cilën Kryeministri mbajti deklaratën e tij për gati 1 orë ishte shumë larg ideologjisë së projektit për Tiranën si Kryeqytet të Kulturës dhe Dialogut.

Erion Tase, drejtor ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike thotë për “shteg.org” se sa i përket standardeve të zgjedhjeve të fundit, ç’ka është theksuar edhe nga misionet ndërkombëtare në Shqipëri dhe në praktikat e mira, vendi ynë duhet të bëjë një ndarje më të qartë midis atij që flet zyrtar i lartë dhe atij që flet si politikan.

“Kjo ndarje është jo e qartë dhe shpesh lë vend për të dëshiruar, që kur shkon dikush dhe flet në një takim për një përurim apo vepër publike, duket bërë një ndarje e qartë midis kush është kandidati dhe kush është ministri që flet” – thotë Tase, duke shtuar se nga kjo problematikë nis dhe keq-perceptimi se po keqpërdoren burimet shtetërore.

“Praktikat e mira tregojnë se duhet bërë një ndarje më e mirë, duhet të ketë edhe vetë-rregullim, kontroll. Patjetër që në këtë është dhe pjesa e monitorimit të KQZ-së, por KQZ nuk mund të dalë e të thotë tani po flet Kryeministri, tani po flet Kryetari i Partisë. Kjo është standard që duhet respektuar”, – përfundon ai.

Një pjesë e punonjësve të Bashkisë Tiranë, të cilët dëgjuan përreth 45 minuta fjalimin e Kryeministrit Rama, dhe të nënkryetares së Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ishin të veshur me uniformat e tyre të punës, ndërkohë të tjerë nuk nguruan aspak të largoheshin teksa Kryeministri, me një pamje në ekranin pas tij nga stadiumi me kullë “Air Albania”, tha se lejet e ndërtimit nuk janë privilegje dhe favore të Kryetarit të Bashkisë.

“Lejet e ndërtimi nuk janë privilegje, favore që i bën kryetari i bashkisë, janë të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve së bashku. Cilido që akuzon për ryshfet në dhënien e lejeve të ndërtimit pa prova, thjesht ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë po ta kishte në dorë”, tha ai, ndërkohë që në hapësirën përtej kangjellave të hekurit një kordon i policisë nuk lejonte qytetarët të kalonin pranë zonës ku simpatizantët – punonjësit e Veliajt po qëndronin në heshtje teksa dëgjonin për Kryetarin e tyre.

Ata ishin ndryshe nga hera e fundit, kur në kor thërrisnin “Turp” në ambientet Gjykatës së Posaçme, pasi kjo e fundit kishte marrë vendimin për “masën e sigurisë me burg” për Veliaj.

Punonjës të detyruar

Pavarësisht se “takimi i punës” u zhvillua në mes të sheshit “Skenderbej” jo të gjithë qytetarët mund të kalonin kordonin e policisë për të ndjekur nga afër deklaratën e Kryeministrit pasditen e djeshme, 20 shkurt 2025.

“Nuk mund të futesh, është me ftesë”, – ishte përgjigjja e një polici në gatishmëri, i cili teksa qëndronte përballë monumentit të izoluar për rikonstruksion të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse ftesa duhej të ishte fizike apo jo, ndërkohë që më parë ftesa e Bashkisë për aktivitetin që supozohej të mbahej ishte publike.

Pak metra më larg, një tjetër polic qartësoi se simpatizantët mund të ndiqnin aktivitetin, por jo të kalonin hekurat rrethuese ku ndodheshin punonjësit e bashkisë.

*Mirela, me flokë të kapura me kapse dhe e veshur me një xhaketë të hollë, teksa fërkonte duart e mavijosura prej të ftohtit thotë në dialekt verior se nuk kishte ardhur me dëshirën e saj në “takimin e punës” pas një dite të gjatë pune.

“Na kanë than se duhet me ardh, por po iki se s’mundem ma. Jam e lodhun”, – thotë ajo, duke treguar se punon në njërën prej institucionet në varësi të Bashkisë dhe largohet duke dhënë një buzëqeshje që nënkuptonte refuzimin për t’ju përgjigjur pyetjeve të tjera të bëra nga “shteg.org”.

Pas disa minutash ajo rikthehet sërish, por kësaj here është ajo që kërkon gazetarët.

“Aman mos më nxirrni të incizuar dikun. T’lutna se me at’ pun’ po ham’ bukë”, – tha ajo, e cila pasi u sigurua se emri i saj i vërtetë nuk do të publikohet askund u kthye me shpinë nga takimi ku vazhdonin të qëndronin kolegët e saj dhe u largua.

Ndryshe nga ajo, tjetër gjë duket se mendon njëra prej punonjësve të Drejtorive nën varësinë e Bashkisë Tiranë.

“Erdha këtu për të mbështetur kryetarin,” – thotë ajo, teksa pyetjes nëse arrestimi i Veliajt ka ndikuar në përditshmërinë e punës së bashkisë iu përgjigj shkurtimisht “Jo” dhe u largua së bashku me punonjësit e tjerë pasi Kryeministri kishe bërë mbylljen e deklaratës, në të cilën nuk munguan sërish sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Të gjithë bëjnë gabime dhe bën më shumë gabime ai që punon më shumë se ai që s’di ca është puna. Edhe organet e reja të drejtësisë nuk kanë si të jenë të pagabueshme. Gabimet tona nuk shkatërrojnë jetë njerëzish, familje, sipërmarrje dhe interesa politikë, siç ndodh kur gabon drejtësia.” – tha Rama ndërkohë që Erion Tase thotë për “shteg.org”, se institucionet e drejtësisë kanë pasur dhe kanë në kompetencat e tyre që të bëjnë hetim edhe gjatë fushatës, edhe pas zgjedhjeve dhe se ka qenë një praktikë që gjithmonë duhej ndjekur.

“Madje dhe janë kritikuar përse nuk e kanë ndjekur. Deri tani nuk kemi parë ndonjë shkelje nga ana e SPAK apo prokurorive të tjera të rretheve në zbatim të detyrave që ato kanë nga ligji,” – përfundon Tase.

*Mirela – “shteg.org” vendosi pseudonim për të mos mundësuar njohjen e punonjëses së Bashkisë! /Marrë nga shteg.org

edi rama erion veliaj sheshi skenderbej

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan