Foto ilustruese
KOSOVË - Radio Evropa e Lirë (REL) është duke vazhduar procedurat ligjore kundër Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) për t'i siguruar fondet që i janë miratuar nga Kongresi deri në fund të vitit fiskal, në fund të shtatorit.
USAGM mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe media tjera ndërkombëtare. USAGM pati vendosur që të ndërpresë grantin për Radion Evropa e Lirë më 15 mars, disa orë pas një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka bërë thirrje për shkurtime në shtatë agjenci përfshirë USAGM-in në “shkallë maksimale, në përputhje me ligjet”.
Më 26 mars, USAGM i ka shkruar Radios Evropa e Lirë për t’i treguar se është duke u tërhequr nga njoftimi për ndërprerje granti, por “pa paragjykuar autoritetin e USAGM-it për të ndërprerë grantin”.
Në padinë e Radios Evropa e Lirë vlerësohet që USAGM nuk ka autoritet, meqë granti i është ndarë me vendim të Kongresit.
Në komunikatën e lëshuar nga Radio Evropa e Lirë më 27 mars është thënë se “REL-i është në pritje të një konfirmimi zyrtar prej USAGM-it për lëshim të grantit”.
Në komunikatën e 28 marsit, kompania e ka bërë të qartë se diçka e tillë nuk ka ndodhur, që granti nuk është lëshuar.
“Ne jemi në pritje të fondeve që Kongresi i ka ndarë për ne përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale. Deri atëherë, ne do t’i shfrytëzojmë të gjithë hapat ligjorë për t’u siguruar që respektohet vendimi i Kongresit”, është thënë në komunikatë.
Në komunikatë është thënë edhe se “përkushtimi i Radios Evropa e Lirë për audiencat tona dhe mandatin e dhënë nga Kongresi, mbetet i palëkundur”.
Më 25 mars, një gjykatë në SHBA e ka miratuar kërkesën e REL-it për një urdhër të përkohshëm ndalimi ndaj vendimit të USAGM-it, duke thënë se kjo e fundit ka vepruar “në mënyrë arbitrare dhe kapriçioze” kur e ka shkëputur grantin për REL-in.
Gjyqtari Royce Lamberth ka shkruar në një vendim prej 10 faqesh se, urdhri i përkohshëm i ndalimit është vendim i nevojshëm për të parandaluar mbylljen e kompanisë, meqë duket se ka gjasa të ftojë rastin në seancë gjyqësore, dhe që nëse do të lejoheshin hapat tjerë të USAGM-it derisa të merret një vendim përfundimtar për fondet e REL-it, transmetuesit do t’i shkaktohej “një dëm i pariparueshëm”.
Vendimi është arsyetuar dhe për faktin se është në të mirë të interesit publik.
Ndërprerja e grantit për REL-in është komunikuar përmes një letre të nënshkruar nga Kari Lake, e cila e ka përshkruar veten si “Këshilltare e Lartë e ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të USAGM-it, me autoritet të deleguar nga ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të USAGM-it”.
Edhe pas dërgimit të letrës drejt REL-it më 26 mars, Lake ka vazhduar t’i kritikojë entitetet e USAGM-it.
“Pyetja për popullin amerikan është nëse dëshironi që taksat e dollarëve tuaj të fituar me shumë vështirësi të shkojnë në këtë lloj propagande? Jam duke luftuar në USAGM dhe do të jetë betejë”, ka thënë ajo për rrjetin televiziv Newsmax.
Në një intervistë dhënë për kanalin televiziv amerikan, One America News, Lake ka thënë se ajo nuk ka pasur kohë që të analizojë gazetarinë e entiteteve të USAGM-it. “As që e kam shikuar përmbajtjen e tyre”, ka thënë ajo./REL
Artikuj te sugjeruar
b.z
POLITIKE
28 Mars21:12
Berisha: Na duhet një reformë që sjell Drejtësi me standarde! Shkolla e Magjistraturës simbol i mafies në vend
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën për drejtësi...
M.B.
POLITIKE
28 Mars20:44
Drejtësia/ Berisha: Aspekti më antidemokratik i kësaj reforme është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të premte në një tryezë diskutimi t&eu...
b.z
POLITIKE
28 Mars20:28
Reforma në drejtësi/ Berisha: Eksperiment i shëmtuar! U projektua në mënyrë të fshehtë nga fondacioni "Shqipëria e Hapur"
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të premte në një tryez&eum...
M.B.
POLITIKE
28 Mars20:15
FOTO/ Rama shtroi pasditen e sotme iftar, ja personazhet e njohur që ishin pjesë
TIRANA- Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda shtruan iftar këtë të premte në ambientet e Pallatit t&eum...
M.B.
POLITIKE
28 Mars18:40
Rama në iftarin e shtruar: Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë ku ky komb ka themelet
TIRANA- Kryeministri Edi Rama shtroi iftar këtë pasdite në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Gjatë fjalës së tij, Ra...
M.B.
POLITIKE
28 Mars17:54
"Luli mundohet, por s’bëhet!" Rama takim me shtabin në Elbasan: Sa foli gjeli, bufi ia shkuli puplat! PD as 5 deputetë pa Dash Sulën
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot edhe një takim me shtabin elektoral të PS-së në Elbasan. Gjatë takimit...
b.z
POLITIKE
28 Mars17:30
Zgjedhjet e 11 Majit/ BIRN: Vota e diasporës mund ta shkundë politikën shqiptare, por partitë e mëdha ka gjasa të mbizotërojnë
Foto ilustruese
TIRANË - Bleon Hasani shpreson se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të shënojnë fillimin e fundit të s...
M.B.
POLITIKE
28 Mars17:06
"Nuk ka nevojë për fishkëllima!" Rama batuta me të rinjtë në Elbasan: Në BE nuk të respektojnë kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama e shoqëroi fjalën e tij në El...
E.D
POLITIKE
28 Mars16:55
"Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë..."/ PD: Një kryeministër që blen pajisje përgjuese ka frikë nga populli
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë e kryeministri Edi Rama për blerjen dhe përdorimin e teknologjisë Deep Packet Ins...