Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Pas lajmit që qarkulloi së fundmi për gjetjen e mundshme të Bleona Matës dhe pretendimeve të bëra nga avokati Alban Duraj p&e...
Vlora Hyseni ka hyrë në territorin shqiptar pak momente më parë, pas vendimit të GJKKO-së për caktimin ndaj saj të mas&e...
Një i burgosur në Melburn, i cili u arratis nga autoritetet ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të...
Një gjykatë shqiptare ka pezulluar shefen e inteligjencës së vendit dhe ka urdhëruar arrestin e saj në shtëpi me dyshimin p&e...
Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet për precedentë të mëparshëm, është arrestuar në fl...
Një denoncim i ardhur në redakinë Piranjat news, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e mjeteve të rënda në zonë...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën rurale të Valloscura-s, pranë kufirit me Capodarco të Fermo...
Gazetari Artan Hoxha duke folur lidhur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyse...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të fortë ditën e sotme në tryezën për integrimin, gjatë diskutimit për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.
Gjatë fjalës së tij, Këlliçi e lidhi drejtpërdrejt dobësimin e bashkëpunimit në Ballkan me atë që ai e cilësoi si ‘deficit demokratik’ dhe forcimin e liderëve autokratë në rajon. Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri janë kthyer në një ‘fasadë’, ku vota nuk përcaktohet nga programet politike, por nga faktorë të tjerë, përfshirë, sipas tij, krimin e organizuar, blerjen e votës dhe presionin mbi administratën.
Fjala e deputetit të PD, Belind Këlliçi:
Të nderuar kolegë. Bashkëpunimi rajonal në rajonin tonë është një temë që nuk merret njësoj seriozisht nga të gjithë vendet dhe për pasojë nuk kemi një produkt të qëndrueshëm, dhe kjo më shumë ngjan me një bizhuteri që e heqim dhe e vëmë sipas rastit dhe nevojës.
Dhe për fat të keq nuk mund të kemi progres kur aktorët kryesorë në këtë rast janë autokratë, me defiçite të mëdha demokratike në vendet e tyre. Dhe që bëjnë gjithçka për të mbajtur e ruajtur pushtetin personal. Në këtë kuptim edhe raportet me fqinjet i kthejnë dhe i trajtojnë në këtë perspektivë.
Rajoni jonë nëse bëjmë një analizë të ngjarjeve të viteve të fundit, aty ku drejtuesit sillen si autokrat, ka problematika në nivelin e demokracisë, por më kryesorja është mungesa e zgjedhjeve të lira. Shqipëria për fatin tonë të keq është kampione në këto dy problematika.
Zgjedhjet tashmë janë një fasadë, ku vota nuk përcaktohet nga programi politik por nga faktorë të tjerë si forca e grupeve kriminale, blerja e votës me bonuset e pensionit apo edhe kërcënimi me vendin e punës apo siç shprehet rëndom ‘KËRCËNIMI ME BUKËN E GOJËS’.
Sot ne kemi në krye të qeverisë jo vetëm një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar por edhe të lidhur ngushtësisht me krimin e organizuar duke dëmtuar shumë dhe imazhin e Shqipërisë e cila tashmë etiketohet NARKOSHTET, nga mediat më të mëdha botërore, kryesisht europiane dhe amerikane.
Edi Rama tashmë edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk i sheh më si marrëdhënie të interesit kombëtar apo të bashkëpunimit rajonal, por si marrëdhënie personale me lidershipin e vendit fqinj. Pra e thënë më thjeshtë ka mik personal Vuçiç dhe po njëlloj trajtohen marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Çfarë mund të presim në raportet e mira me fqinjët nga Beogradi kur pak ditë më parë ata organizuan ceremoni shtetërore nderimi për një kriminel lufte, përgjegjës për genocid e masakra njerëzore, si famëkeqi Ratko Mlladiç.
Infrastruktura shtetërore u vendos në dispozicion. Nderimi i tij është mesazh i hapur armiqësor për kombet e tjera në rajon.
Në korrik, Snežana Paunović, Ministrja e qeverisë së Beogradit, deklaroi në një intervistë se spastrimi etnik në Kosovë do të duhej të ishte realizuar, duhej të kishte ndodhur. Dhe po ta kishte ajo në dorë, po të kishte qënë ajo në vend të Millosheviç, do ta kishte çuar projektin deri në fund.
Ajo nuk pati asnjë pasojë nga këto deklarata. Vijoi normalisht punën.
Ndërkohë prej vitesh tashmë, ku rasti më i fundit ishte të enjten e shkuar, më datë 17 shtator, kur mazhoranca socialiste refuzoi sërish të miratojë në Kuvend një rezolutë të përbashkët me PD, e cila dënon genocidin serb në Kosovë, dhe kjo është thjeshtë një favor që autokrati Rama i kthen padronit të tij Vuçiç, për shkak të marrëdhënies dhe miqësisë së tyre personale.
Pra në këto kushte, nganjëherë ngjan hipokrite të flasim për bashkëpunim rajonal e të bëjmë sikur po ecim mirë nëpër tryeza, seminare e ëorkshope.
Dhe ajo që nisi si Ballkani i Hapur që u duk si bashkëpunim, në fakt ishte një politikë që favorizonte një hapësirë rajonale me më pak BE dhe më shumë Rusi brenda; më shumë para nga BE por pa vlerat europiane si model jetese dhe qeverisjeje. Ballkani i Hapur ishte një sfidë e hapur për Bashkimin Europian dhe vendet anëtare. Një kërcënim ndaj Brukselit që autokratët donin ta përdornin si levë për forcimin e pushtetit personal.
Unë besoj se rajoni do të komunikojë më mirë e do të bashkëpunojë më mirë sa më demokratik të jetë, e sa më shumë standarde e vlera të konsolidohen, sa më pak korrupsion të ketë, sa më shumë integritet në qeverisje. Në të kundërt, defiçiti demokratik në Tiranë, apo në Beograd, fuqizimi i autokratëve në Tiranë a në Beograd, nuk i shërben as vendeve dhe as perspektivës së rajonit.
Ndaj një nga zhvillimet më interesante në Ballkan këto kohë kanë qënë lëvizjet e fuqishme të rinisë, protestat kundër regjimeve autokratike, kundër autokracive elektorale, kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Në Tiranë kemi 115 ditë protestë të pandalur të përditshme, një rekord në këtë sens, që ka vënë autokratin e korruptuar me shpatulla pas murit dhe po e dobëson çdo ditë atë. Mbështetja juaj ndaj protestës nuk duhet të mungojë!
Këto lëvizje të shoqërisë nëse konsolidohen si kultura, do të sjellin llogaridhënie, përgjegjshmëri, transparencë. Dhe do t’i bëjnë politikanët të maten mirë me vendimet që marrin, do të sjellin interesin publik në rendin e ditës dhe respektimin e standarteve demokratike.
Dhe jam i bindur se sa më shumë vlera të tilla të kemi në rajon, aq më i lehtë dhe aq më i frytshëm do të jetë bashkëpunimi rajonal. Ju faleminderit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqip&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ngriti në KPSA shqetësimin p&e...
GJKKO ka pushuar gjykimin e çështjes ndaj kreut të PD-së Sali Berishës, i cili akuzohej nga kreu i grupit parlamentar i PS-së ...
'Dua të falenderoj zotin Balla për sensin e humorit në fillim të këtij këshilli. Për faktin se përmendi se në Shq...
Në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian opozita denoncoi aferat e qe...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashk&eu...
Kryetari i PD Sali Berisha ka konfirmuar lajmin për një tjetër udhëtim drejt SHBA. Në dalje nga SPAK ku zbatoi vendimin e detyrim par...
Në takimin e sotëm në Tiranë të takimit të 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim...
Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, kreu i grupit parlmentar të PD Gazment Bardhi de...
Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian deputetei demokrat Ivi Kaso deklaroi që S...