POLITIKE

Shqipëria, një vend që dëshpëron

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Gusht 2026, 22:30
Shqipëria, një vend që dëshpëron

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë Shqipëria një vend me një shoqëri të mpirë? Një vend, shoqëria e të cilit, kryesisht lajmin e keq e konsumon thjesht dhe vetëm si thashethem të çastit, që pas një çasti harrohet për t´i lënë vendin lajmit të lig/thashethemit të rradhës? Një vend ku dashuria dhe urrejtja, jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, shpresa dhe mungesa e saj, konsumohen si në një dramë banale, në të cilën kush vjen dhe kush ikën e konsumon atë në vetmi? Eshtë Shqipëria një vend me shoqëri hipokrite?

Me moral të përmbysur, me gënjeshtarë që betohen për nder, me të ndershëm të rrallë që konsiderohen budallenj, me budallenj të shumtë që shfaqen si Doktorë Shkencash, me kurvëri që tregtohet si virgjinitet, me historira të turpshme që shpallen të lavdishme? Eshtë sot Shqipëria një trëndafil plot diell Mesdheu ku mbijnë gjëmba pafund Ballkani? Eshtë sot Shqipëria një vend që dëshpëron? Kjo është vetëm një listë e vogël në një listë shumë të gjatë trishtimi që do të helmonte individët e një shoqërie mbi të cilën u eksperimentua kolektiviteti, por mungon komuniteti. Një shoqëri e mpirë nën anestezi që përtyp me shumicë hipokrizi dhe dhembje.

Në dekadën e fundit të viteve 90´, divorci plot fraktura dhe i pakthyeshëm me komunizmin arkaik e feudal shqiptar, të paktën në pamje, i la shqiptarët me flokë të gjatë dhe përgjithësisht të dobët. Ishte ndoshta vendi i vetëm, gjeografikisht evropian, pa obezë. Pa dhjamë në trup, jo për shkak të palestrës dhe jetës së shëndetshme, por për shkak të kequshqyerjes, shqiptarët ishin të uritur për Coca-Cola, për Marlboro, për Mercedes dhe për jastëkë e dysheqe të mbushur me para.

Idhulli i tyre ishte refugjati kuban me shenjë në fytyrë i filmit Scarface, njeriu që nisi jetën në Botën e Lirë, i cili nga hiçi dhe u bë milioner. Tony Montana, i luajtur në 1983 nga Al Paçino u bë modeli për shumicën dërmuese të shqiptarëve sepse ai kishte forcë për të bërë keq, raport të çmendur me të mirën, aftësi për të tradhëtuar “miqtë”, kishte gra e seks, drogë dhe mbi të gjitha, kishte para me të cilat mund të blinte seks nga gratë dhe armë për të vrarë miqtë e armiqtë. Të paduruar si ballkanas, gjaknxehtë nga dielli i Mesdheut, shqiptarët e fillimviteve 90´, nuk kishin durimin që të shihnin edhe vetë filmin deri në fund, kur “i keqi” Al Paçino, do të bëhej si shoshë cigani nga plumbat që do të merrte në trup.

Një epilog logjik i historive të tilla, në një botë të rrëmujshme ku gjithçka nuk zhduket, por kompesohet, ku nuk ka krim pa ndëshkim, ku nuk ka lumturi pa fatkeqësi. Një përfytyrim i një çasti të vetëm: një emigrant shqiptar që sa ka lënë atdheun. 20 vjeç në vitet 90´. Pa asnjë qindarkë në xhep. Që endet anash vitrinave vezulluese të Perëndimit. Uturimat e makinave i ngjajnë simfoni muzikore. Vajzat e bukura të cilat i kishte parë vetëm në ekranet bardhezi të filmave të RAI-t apo stacioneve jugosllave, janë të gjitha të vërteta, ecin në krah të tyre dhe ata u marrin me vete imazhin në fjetoret me shumë vetë ku masturbohen me rradhë, pa turp e në sy të njëri-tjetrit.

Ata, me fare pak përjashtime nuk kanë bërë kurrë seks më parë, ato janë të gjitha pa përjashtim të depiluara. Ato nuk kanë mustaqe si nënat në atdhe dhe këmbët i kanë të lëmuara. Madje kanë edhe aroma trallisëse parfumesh, ndërsa ata kanë ende në veshë zhurmën e dushit me vajguri të ritualit të së shtunës kur laheshin me sapun të zi Rogozhine. Gjithçka ishte kaq pranë për ta, por ishte kaq larg.

Në shtëpi i prisnin shokët dhe familjarët të cilët në fillim i gënjenin për jetën që bënin në Eldoradon evropiane, pastaj ju duhej të jepnin prova se edhe ata ishin pjesë e saj. Të guximshmit, pastaj, u shenjuan nga fati si Tony Montana. Sepse është në natyrën njerëzore që vesi të trajtohet me interesant se virtyti, pavarësisht se ka jetë të shkurtër.

Ndaj shumëkush ju nënshtrua vesit me shpirtshitjen tek djalli me atë mendjelehtësinë tipike ballkanase “të dalë ku të dalë!”. Shumë nga ta sot janë nën dhe´, trupshpuar si idhulli i tyre kubanez, dergjen burgjeve apo dhe më keq akoma: vijnë vërdallë nëpër Tiranë si njerëz të nderuar sepse të varfërit e shumtë ju adhurojnë portofolin. Janë kudo. Në biznes dhe politikë, tashmë si model i suksesit të rremë që ka krijuar si ikonë shqiptari i zakonshëm.

Të jesh i varfër sot është krim. Në këtë kuptim, ajo armatë e pafundme shqiptarësh që jetojnë keq dhe shumë keq, pensionistë dhe arsimtarë, të rinj të papunë dhe minatorë të uritur, militantë të zhgënjyer dhe banditë të vegjël, është një armatë “kriminelësh”. Sepse Shqipëria është një vend i dëshpëruar. I eksperimentuan kolektivizimin, por nuk e lanë të provonte shijen e komunitetit, e gënjyen me teatrin e përgjakur të komunizmit, por po e detyrojnë të jetojnë sërish nën komunizmin feudal, ku gjithësecili është vetëm një gur në piramidën e ngritur vetëm me një kriter: ke para, je i mirë, nuk ke para je i paaftë!

Pothuaj 30 vjet mbasi doli në ekran, tek shenja e Tony Montanës është ende njeriu i ri shqiptar që edhe nëse nuk i dorëzohet mëkatit, në shumicën dërmuese të rasteve e bën nga pamundësia, por jo se nuk e ka ëndërruar ta bëjë. Jo se nuk do ta bënte në rastin më të parë që do t´i paraqitej. Sot, shqiptarët i kanë pothuaj të gjitha. Që nga Coca-Cola, Marlboro, Mercedesat, vizat e liberalizuara për në Evropë dhe Tony Montanat e tyre.

Janë dhe obezë. Si një shenjë idiote e lumturisë, si një simbol i statusit të suksesit. Edhe kur bëjnë palestër që të largojnë dhjamin, edhe kur hanë si të limaksur për të vënë dhjamë që pastaj ta heqin me palestër. Njëlloj si qeveritë që kanë pasur në këto 20 vjet, në të cilat gjeje si rregull dhe jo si përjashtim “emigrantë” kubanezë që në një moment të caktuar e gjenin veten në majë të piramidës së krimit. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi, qeveritë që e kanë mbajtur këtë vend në anestezi. Si komunistët dje, si “pluralistët” sot.

Shënim:

Ky është një editorial i botuar ekzaktësisht 15 vjet më parë. Kjo kohë që në jetën e një shoqërie zgjat vetëm sa një hapjembyllje sysh, për individin është gati një përjetësi. Ka ndryshuar Shqipëria në këto vite? Në formë padyshim që po! Në thelb ka trashëguar të njëjtat probleme në kodin gjenetik të shkruar kaq keq në demokracinë e frakturuar shqiptare.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...