Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ashpër lidhur me deklaratën e publikuar nga ministria e Jashtme serbe.
Ministria e Jashtme e ka cilësuar atë deklaratë si një përpjekje për rikthyer hijet e të shkuarës në një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes.
“Duke filluar nga rasti i ‘Shtëpisë së verdhë’ në Shqipëri, ku gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999 u rrëmbyen serbë dhe jo-shqiptarë të tjerë, me akuza serioze për tregti organesh”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë. Ajo deklaratë pretendon se Shqipëria dhe më tepër Kosova, kanë nxitur gjuhën e urrejtjes në rajon si dhe për një spastrim etnik në vend.
Ndër të tjera aty përmendet dhe një raport ti Dik Martit, i lëshuar në vitin 2011, ku pretendohen prova konkrete mbi rrëmbime dhe trajtime çnjerëzore të serbëve të kapur e të dërguar në Shqipëri.
Duke i cilësuar të pabaza këto akuza e pretendime, Shqipëria i kujton Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.
Sipas Ministrisë shqiptare çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.
Deklarata e plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes. Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.
Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.
Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.
Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.
Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.
Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë.
Nga Ndriçim Kulla Fillimisht mendoj se ka arsye, që ne si qytetar kryeqytetas, duhet fillimisht ta falënderojmë ...
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administrat&e...
Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve nd&eum...
Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e kësaj të marte kryesinë e saj, në një takim organizativ në funksion të...
Në një akt të paprecedentë, Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten një dokument zyrtar ku nderon mes figurave komb&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për situatën e vështirë të pensionistëve në...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes rrjeteve sociale deklaron se qeveria me indeksimin e fundit të masës së p...
Arbana Osmani ka ftuar në episodin e kësaj të enjte në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje” dy moderatorët e “P...
Bashkë-Presidenti i organizatës "Diaspora për Shqipërinë e Lirë", Florian Haçkaj, doli publikisht në mbështetje...
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambient...