“Mos fol në telefon për asgjë”, si ruhej padrino i Vlorës, njeriu ‘hije’ dhe armik i Zani Çaushit që ‘pushtoi’ tokat e bregdetit
Emri i Artur Shehut lidhet për herë të parë me ngjarje të rënda në Vlorë, në fund të viteve ’90, kur nj&...
Emri i Artur Shehut lidhet për herë të parë me ngjarje të rënda në Vlorë, në fund të viteve ’90, kur nj&...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, se qeveria dhe Edi Rama e kishte siguruar se, gjith&cce...
Aktivisiti Aurel Kujtimi ka deklaruar gjatë protestës së 18-të të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryemini...
Protestuesit zgjodhën një mënyrë origjinale për të përshëndetur amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipë...
“Ne jemi sovrani”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, nën këto thirrje ka nisur marshimi për ditën e sotme nga s...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një tjetër mesazh goditës sa i takon protestave që po shkundin qeverinë p...
Pas kualifikimit historik në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”, Kombëtarja e vajzave do të njoh&eu...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...
Mjeti i inteligjencës artificiale Grok i Elon Musk u përdor në operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit, sipas një...
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së largua...
Në një atmosferë festive dhe simbolike, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë organizoi pritjen me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku e Ngarkuara me Punë, VanHorn, vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe sakrificat e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe demokracinë.
Në fjalën e saj, VanHorn falënderoi autoritetet shqiptare, trupin diplomatik, të ftuarit e pranishëm, duke e cilësuar përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara si një moment historik me rëndësi të veçantë.
“Më 4 Korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe kërkimin e lumturisë. Për 250 vjet, këto ideale kanë frymëzuar jo vetëm amerikanët, por edhe popujt që kanë aspiruar të jetojnë të lirë”, u shpreh ajo.
Diplomatja amerikane vlerësoi rrugëtimin e Shqipërisë nga izolimi dhe diktatura drejt demokracisë dhe integrimit euroatlantik, duke e cilësuar atë si një nga historitë më të rëndësishme të suksesit në kohët moderne.
“Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri. Udhëtimi i këtij vendi nga shtypja drejt demokracisë dhe aleancës perëndimore është një histori frymëzuese, e ndërtuar mbi guximin dhe sakrificën e qytetarëve të tij”, tha VanHorn.
Një moment i veçantë i fjalimit iu kushtua kujtimit të dy punonjësve shqiptarë të Ambasadës Amerikane, Loni Adami dhe Kol Kuqali, të cilët humbën jetën gjatë regjimit komunist pasi refuzuan të dëshmonin në mënyrë të rreme kundër Shteteve të Bashkuara. VanHorn tregoi se së fundmi kishte takuar pasardhësit e tyre dhe e cilësoi qëndrueshmërinë e familjeve të tyre si një dëshmi të besimit të palëkundur tek liria dhe miqësia shqiptaro-amerikane.
“Besimi i tyre se një ditë Shqipëria do të ishte e lirë dhe e lidhur me Shtetet e Bashkuara mbetet një frymëzim për të gjithë ne”, theksoi ajo. Në fjalën e saj, diplomatja amerikane nënvizoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë, ekonomisë, arsimit dhe promovimit të vlerave demokratike.
Ajo falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në forcimin e kësaj marrëdhënieje, nga ushtarakët dhe forcat e emergjencës, te arsimtarët, sipërmarrësit, gazetarët dhe drejtuesit e komuniteteve. “Lidhja jonë është sot më e fortë se kurrë. Faleminderit për partneritetin tuaj, për mikpritjen legjendare shqiptare dhe përkushtimin ndaj vlerave që ndajmë”, u shpreh VanHorn.
Duke ngritur dollinë në fund të ceremonisë, ajo përcolli një mesazh optimizmi për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Gëzuar 250 vjet liri dhe shumë të tjera që do të pasojnë. Gëzuar ditëlindjen e 250-të të Amerikës dhe Gëzuar Katër Korrikun!”, përfundoi diplomatja.
Portugalia ka nisur me një hap fals aventurën e saj në Botëror, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Republik&eum...
Vijon për të 18-ën ditë radhazi protesta masive kundër qeverisë Rama. Një prej protestuesve foli në podiumin e improviz...
Një i moshuar teksa ka mbajtur fjalën e tij në protestë e akuzoi kryeministrin Edi Rama si antikombëtar. Ai tha se Rama ka bër&eum...
Protesta e 18-të e opozitës, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, është shoqëruar edhe me forma simbolike të ...
Një i moshuar ka bërë një deklaratë të fortë, kur tha se i bën thirrje një mikut të tij t’i gjëj&eu...
Thirrje kumbuese erdhi nga një i sëmurë me kancer nga protesta që po mbahet para Kryeministrisë. Ai tha se prej sot, natë e dit&e...
Ironitë dhe mesazhet therëse ndaj kreut të qeverisë nuk kanë të ndalur në këtë ditë të 18-të të...
Protestuesit zgjodhën një mënyrë origjinale për të përshëndetur amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipë...
Aktivisti Edison Likaj, në podiumin para Kryeministrisë ka renditur edhe një herë arsyet se pse prej 18 ditësh mijëra qytetarë...
“Për dashurinë jap jetën, por për atdheun jap dashurinë!”. Ky ishte mesazhi i fortë i aktorit të njohur shqiptar...