VIDEO- Pamja e veçantë në protestë! Flamingot "parakalojnë" përmes turmës
Protestuesit zgjodhën një mënyrë origjinale për të përshëndetur amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipë...
Protestuesit zgjodhën një mënyrë origjinale për të përshëndetur amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipë...
“Ne jemi sovrani”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, nën këto thirrje ka nisur marshimi për ditën e sotme nga s...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një tjetër mesazh goditës sa i takon protestave që po shkundin qeverinë p...
Pas kualifikimit historik në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”, Kombëtarja e vajzave do të njoh&eu...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...
Mjeti i inteligjencës artificiale Grok i Elon Musk u përdor në operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit, sipas një...
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së largua...
Ishte lloji i miqësisë që mund t’i kishte shpëtuar lehtësisht kujtesës. E luajtur në fillim të sezonit kund&eum...
Robin Hood filloi si një traditë gojore në shekullin e 12-të përpara se të shndërrohej në një stereotip heroik dh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe sot ka denoncuar Belinda Ballukun, që sipas tij ka kryer tre udhëtime me skaf në Greqi d...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një tjetër mesazh goditës sa i takon protestave që po shkundin qeverinë prej 18 ditësh.
Sot, 120 akademikë studiues dhe intelektualë shqiptarë të diasporës dolën në mbështetje të protestës qytetare dhe kërkesës për një “Shqipëri të re”.
Përmes një mesazhi publik, Bushati e cilësoi mbështetjen e akademikëve si një akt të lartë përgjegjshmërie qytetare dhe patriotike, duke theksuar se nuk ka gjë më të vlefshme sesa kur elita intelektuale shqiptare jashtë vendit angazhohet për ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një patriotizëm të ri që vendos në qendër demokracinë, sigurinë e qytetarëve, të drejtat e tyre, mundësitë e barabarta dhe një ekonomi të mbështetur te dija. Ky është mesazhi i dytë goditës i Bushatit, pasi pak ditë më parë ai mbështeti tubimet dhe i dërgoi mesazh të fortë Edi Ramës.
“Nuk ka gjë më patriotike sesa kur ajka e kombit në diasporë shpreh gadishmërinë për ripërtëritjen demokratike, një model të ri politik, ekonomik e social për vendin. Për një patriotizëm të ri që mbron dhe promovon demokracinë në çdo sferë të pushtetit dhe shoqërisë. Në thelb të të cilit është siguria e qytetarëve, të drejtat e tyre, mundësitë e barabarta për të gjithë, një ekonomi që bazohet në dije, solidariteti dhe kohezioni social. Beteja për ripërtëritjen demokratike të vendit nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe as përpjekje e një personi të vetëm. Përkundrazi, është betejë e përditshme kolektive që kërkon strategji, përqendrim forcash, etikë, ide dhe guxim. Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje. Kontributi i diasporës është i pazëvendësueshëm”, shkruan Bushati.
Reagimi i tij vjen pasi 123 akademikë, profesorë, studiues dhe kërkues shkencorë shqiptarë nga Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, Zvicra, Italia, Franca, Belgjika, Austria, Holanda, Danimarka, Norvegjia dhe vende të tjera publikuan një deklaratë në mbështetje të protestës qytetare dhe kërkesës për një “Shqipëri të re”.
Në deklaratën e tyre, akademikët shprehen se shumë nga problemet me të cilat përballet Shqipëria janë pasojë e dështimeve të përsëritura politike dhe institucionale që kanë dobësuar besimin e qytetarëve te shteti dhe te drejtësia.
Ata e lidhin krizën aktuale edhe me gjendjen e arsimit, shkencës dhe inovacionit, duke argumentuar se për dekada me radhë këto sektorë janë lënë pas dore përmes nënfinancimit, mungesës së meritokracisë dhe ndërhyrjeve politike.
“Pa arsim cilësor, pa kërkim shkencor serioz, pa inovacion dhe pa meritokraci, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi konkurruese apo institucione të forta demokratike”, thuhet në deklaratë.
Akademikët nënvizojnë gjithashtu se Shqipëria po humbet prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të të rinjve dhe profesionistëve të saj më të kualifikuar, ndërsa shprehin gatishmërinë për të kontribuar me ekspertizën dhe përvojën e tyre në ndërtimin e institucioneve serioze dhe reformimin e vendit.
Deklarata e tyre konsiderohet si një nga reagimet më të gjera të diasporës akademike shqiptare në vitet e fundit mbi zhvillimet politike dhe shoqërore në Shqipëri.
Revolucioni “Flamingo” ka hyrë në ditën e 18 dhe nga dje janë prezantuar disa risi. Nga dje orari i protestës u zhvendos ng...
TIRANË- Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën për Raportin e Komisionit Evropian mbi Shqipërinë për vitin 2025, duke shprehu...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime kontradiktore li...
Një deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Mariana Koçeku, është kërcënuar drejtpërdrejt nga klani ‘Bajri&...
Parlamenti Europian i kërkoi qeverisë shqiptare që të ndalojë lejet për ndërtime në zonat e mbrojtura si dhe të shf...
Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar pas kërcënimit të deputetes Marjana Koçeku. ...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit në Parlamentin Europian të rezolutës p&eum...
Revista prestigjioze britanike "The Economist" i ka kushtuar një analizë protestave të fundit në Shqipëri, që prej 17 ditësh ...
Një telefon “Iphone 11” që BKH i sekuestroi, Viola Haxhiademit, sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Energ...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...