Bombë nga Italia/ Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut
Kur kanë mbetur edhe vetëm pak ditë nga nisja e Serisë A, tifozët shqiptarë të futbollit italian rrezikojnë të p&...
Kur kanë mbetur edhe vetëm pak ditë nga nisja e Serisë A, tifozët shqiptarë të futbollit italian rrezikojnë të p&...
Janë zbardhur detaje nga tentativa e vrasjes së Miri Bitocit ditën e djeshme në një lokal në Elbasan. Burimet bëjn&eum...
Situata me zjarret në vendin tonë vijon të jetë ende shqetësuese. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 43 vatra, nga ...
Aurel Hoxhallari, një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar sot në Shqipëri ng...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin mbi dokumentin ‘Besa’ i përpiluar nga kreu i qeverisë, Edi Rama për protest...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e kabinave elektrike të vendosura buzë rrugëve në Sarandë, duk...
Ishte e diela para Krishtlindjeve të vitit 1975, dhe Vjena ishte e mbuluar nga 300 cm dëborë. Pak para orës 11:30 të paradites...
Janë publikuar pamjet nga vendi i shpërthimit me lëndë plasëse në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, në ban...
Hakmarrja për një konflikt të ndodhur rreth 15 vite më parë është pista e parë mbi të cilën po hetohet atent...
Për Partinë Demokratike, harja e re territoriale nuk shihet ndryshe veçse si një tortë interesash, për qëllime elektorale...

Po, po, shteti ka vdekur totalisht dhe dëshmi nga më tragjiket, ku djegia e hotelit në Vlorë ishte më e fundit, na e tregojnë shumë hidhur këtë.
Në çdo moment, njerëzit janë vetëm, të pambrojtur dhe të pambështetur, sepse shteti, që e paguajnë me taksat e tyre, ka vdekur.
Njerëzit janë vetëm në mes të flakëve, janë vetëm kur përmbyten, janë vetëm kur shkarje të mëdha toke ndodhin, janë vetëm kur ndodhin aksidente të mëdha, janë vetëm kur bien tërmete, janë vetëm kur furtunat dhe erërat e forta u dëmtojnë shtëpitë dhe prodhimet bujqësore, janë vetëm kur vidhen nga spekulantë financiarë, janë vetëm kur duhet të paguajnë nga xhepi miliona për shëndetin e tyre, janë vetëm përballë kriminelëve, sepse policia është bërë njësh me ta, janë vetëm përballë taksidarëve që i masakrojnë me gjoba milionëshe, pa pasur se ku ta gjejnë të drejtën.
Shteti ka vdekur dhe arkivoli i tij është burgosur në një zyrë të vetme, ku vegjeton një farë Edi Rama.
Zyra e vegjetuesit Rama ka tharë të gjitha arteriet e shtetit dhe ka gangrenosur funksionet e tij, duke lënë hapur vetëm rrugët e vjedhjes dhe mashtrimit.
Shteti i vdekur ka vetëm një funksion: atë që, në çdo rast halli të madh, të përsërisë frazën kriminale: “Kështu ndodh në të gjithë botën.”
Në të gjithë botën, shteti ngrihet në këmbë që t’u japë zgjidhje situatave dhe jo që të lëshojë jashtëqitje propagandistike, siç bën Zyra-shtet e Ramës.
Në të gjithë botën, kryeministrat lënë çdo gjë dhe shkojnë atje ku është problemi, kurse vegjetuesi Rama rri në plazh, ndërsa vendi digjet.
Në të gjithë botën, shteti blen mjete për të shuar zjarret, por kurrë nuk blen bileta tallavaje, siç bën vegjetuesi Rama në Shqipëri.
Në të gjithë botën, shteti është në këmbë për të kontrolluar e inspektuar zbatimin e rregullave, ndërsa në shtetin e vdekur të Edi Ramës gjithçka është në kaos dhe jashtë kontrollit, sepse çdo leje dhe licencë merret me korrupsion dhe duke paguar para nën dorë. Ndaj edhe digjen hotele, pallate banimi, lokale etj.
Në të gjithë botën mbrohet natyra, ndaj edhe ne mrekullohemi kur shkojmë jashtë, ndërsa vegjetuesi Rama ka betonuar dhe shëmtuar çdo vlerë të shkëlqyer natyrore që Shqipëria ka.
Shteti ka vdekur, ndaj edhe lajmet tragjike janë të njëpasnjëshme dhe helmojnë çdo ditë jetën tonë.
Zyra e gangrenosur Rama po bën gjithçka që të kalbë e të vdesë gjithë vendin dhe, deri tani, mjerisht, ia ka dalë.
Të shpëtojmë shtetin është detyrë për veten, përpara gjithçkaje tjetër.
Për Partinë Demokratike, harja e re territoriale nuk shihet ndryshe veçse si një tortë interesash, për qëllime elektorale...
Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 78-të, duke u shndërruar në një prej lëvizjeve ...
Nga Lorenc Vangjeli Eshtë Shqipëria një vend me një shoqëri të mpirë? Një vend, shoqëria e të cilit, kryesish...
Qytetarët janë mbledhur në protestën e 77-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Edhe këtë të...
Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin, Lorenzo Grassini me një video-mesazh ka shprehur mbështetjen për protestën q&e...
Në protestën e 77 kundër Edi Ramës, Meçan Zotaj u shpreh se shqiptarët duhet të bashkohen për një Shqip&eum...
Një prej protestuesve deklaroi se tubimet do të vijojnë deri në largimin e qeverisë Rama. Ai tha se beson te roli i të rinjve n&eu...
Kryeministri Edi Rama ka gjetur edhe një herë “shpjegimin” e tij për protestat që prej javësh vijojnë në Tiran&eu...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj duke folur në protestën e 77-të ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, ka deklaruar se qytetarët dhe...
Një numër i lartë pjesëmarrësish janë ditën e sotme në protestën kundër kryeministrit Edi Rama. “Arrest...