Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Kulturën, një projekt që synon ringjalljen dhe përforcimin e sektorit kulturor në Shqipëri. I pranishëm ishte edhe Kreu i PD-së Sali Berisha, i cili gjatë fjalës së tij kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama për shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe përpjekjet për t’i shndërruar ato në projekte që i shërbejnë interesave personale dhe jo atij publik.
Lideri i opozitës u shpreh se Kryerministri Edi Rama me të ardhur në pushtet e nisi betejën me artin e kulturën, ku theksoi se ai si një Neron shkatërroi Teatrin Kombëtar. Berisha gjithashtu theksoi se kultura është çështje e identitetit të kombit dhe është thelbësore për të ardhmen e tij.
"Së pari, dëshiroj t’u përshëndes përzemërsisht, t’u falënderoj për praninë tuaj këtu. Të përshëndes panelsitët, drejtuesit e departamentit për punën që kanë bërë për përgatitjen e këtij programi, i cili përbën një program të një rëndësie jashtëzakonisht të madhe cilësore. Çështja e kulturës e arteve është çështje e identitetit të kombit.
Është çështje e një rëndësie jetike për të sotmen dhe të ardhmen e tij. Është bërë tashmë e njohur se ajo që erdhi si rilindje në vitin 2013 është faktuar si antirilindje në tërësi, por mbi të gjitha për kulturën dhe artet.
Një njeri, që ka studiuar arte, në një mënyrë ose në një tjetër, një artist i dështuar, realiteti i tij, që nuk kishte hapur një ekspozitë përpara se të bëhej kryeministër, por që kishte vjedhur dhe shitur vepra artistike, ikona mesjetare me vlerë kolosale, me të ardhur në pushtet, betejën e tij e nisi me artin, me kulturën. Nisi një betejë ndër më të egrat, betejë në të cilën zhduku ose pothuajse asgjësoi të gjitha institucionet kryesore artistike të artit, përveç Teatrit të Operas që ka shpëtuar gjer sot. Edhe aty ka futur duart. Sot, Tirana është i vetmi kryeqytet në botë pa teatër kombëtar, në një kohë kur kishte një teatër 100—vjeçar.
Sot, Tirana është një qytet që ka një galeri artesh të shndërruar në magazinë, ku piktorët nuk mund të ekspozojnë veprat e tyre. Sot fëmijët nuk kanë një teatër, siç e kishin gjer dje për dekada e dekada.
Sot, libri tatohet në mënyrën më të pamëshirë. Muzeu mbyllet për ‘rikonstruksion’ me qëllimin e vetëm për të vjedhur 10-12 milionë euro dhe për të ndërtuar një kullë në oborrin e tij. Si në asnjë vend tjetër të botës, artistët bënë përpjekje heroike, përpjekjet më të mëdha për të mbrojtur teatrin, në protestën më të gjatë qytetare të regjistruar ndonjëherë.
Në qoftë se shqiptarët do lexojnë fjalën që ka mbajtur Edi Rama në Këshillin e Ministrave fill pas shkatërrimit të teatrit nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, do shohin se ai është autori i vërtetë i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Do të shohin se çfarë Neroni është ky njeri. Se me çfarë urrejtje ky justifikon aktin barbar të rrafshimit pas mesnate të Teatrit Kombëtar. Gjuha, letërsia, filmi, që të gjitha janë në agresion të plotë të narkodiktatorit dhe narkodiktaturës. Ju keni parë se si janë transformuar në inekzistente institucionet, zërat e fuqishëm në kulturën dhe artin tonë. Cilido që do të krijojë një tablo më të qartë të shpërthimit dhe urrejtjes të këtij personazhi ndaj artit dhe kulturës e ftoj të lexojë fjalimin që mbajti ai me rastin e përcjelljes të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Kombi ndahej me gjeniun e letrave dhe ky zihej në fjalim me Blendi Fevziun sepse ai kishte propozuar t’i përzgjidhet një vend më i veçantë nderi shkrimtarit që meritonte çdo nderim. Pra, i kërkoj ndjesë Helenës se mbase nuk i vjen mirë t’ia rikujtoj këtë moment, por Ismaili ishte shkrimtar mbarëkombëtar dhe ai fjalim ishte fyerje për çdo shqiptar. Një publicist, një studiues, bëri përsipër të bëjë një propozim pa asnjë qëllim të keq, por thjesht një detyrim që ndjente ai ndaj shkrimtarit të madh. Mjafton kjo që fjalimi t’i kushtohej atij dhe jo shkrimtarit," tha Berisha.
Ajola Xoxa TIRANË - Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish paraditen...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama premtoi sot nga Durrësi ndërtimin e rrugës Thumanë-Krujë. Duke iu referuar kryebashkiakut t&e...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët e qarkut të Durrësit, ironizoi sërish opozitën, teksa tha...
Edi Rama DURRËS - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në Qarkun e Durrësit u shpreh se këto zg...
Edi Rama DURRËS - Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një takim me kandidatët për deputet t&...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, n...
Edi Rama TIRANË - Kur mbeten ende 3 javë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeminis...
Foto ilustruese SERBI - Beogradi dhe Prishtina ashpërsojnë retorikën pas nënshkrimit të deklaratës për aleancë usht...
TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkë...
anuela ristani TIRANË- Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj i ridelego...