Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
TIRANË - Kur mbeten ende 3 javë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka nisur të artikulojë tezat e tij në kërkim të një mandati të katërt në qeverisje. Të enjten, Rama publikoi në rrjetet e tij sociale një poster me numrin 5, që tregon renditjen e Partisë Socialiste në fletën e votimit, duke kërkuar votat në këmbim të premtimit për “pasaportën europiane” ndaj shqiptarëve.
“Me thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pashaportën e qytetarit shqiptar të Bashkimit Europian, e të mos i lerë të rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës,” propagandoi Rama në Facebook, duke përdorur si simbol edhe flamurin e Bashkimit Europian.
Duke e përdorur procesin e integrimit në BE si kartë elektorale, kryeministri Rama u bën thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja forcë sipas tij që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027.
Procesi i integrimit është një proces më shumë teknik dhe varet nga përmbushja e kritereve që i vendosen qeverisë shqiptare nga Brukseli. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në fillim të rrugës për anëtarësim, pasi në dhjetor u mor vendimi për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë, të ashtuqujturat “Themeloret”, që përfshijnë sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike.
Ky proces i zgjatur prej dy dekadash që nga marrëveshja e Stablizim-Asociimit në vitin 2005, është penguar ose ka mbetur pezull në të shumtën e rasteve për shkak të konflikteve të brendshme politike, mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mosrealizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike.
Për opozitën dhe ekspertë të politikës, përdorimi i tezës së integrimit si tezë elektorale nga Rama nuk është i bazuar në realitet dhe tregon sipas tyre shterpësinë e një programi pas një kohe të gjatë në pushtet.
“Po përdoret procesi i integrimit për fushatë në një moment kur jemi në fazën e hapjes së grup-kapitujve,” thotë Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit.
Tabaku i tha BIRN se opozita ka pasur një kërkesë të qartë për përfaqësuesit e Komisionit Europian që gjatë periudhës zgjedhore të mos ketë konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE për shkak të përdorimit të tyre në mënyrë elektorale.
“Procesi i integrimit nuk ka pasur ndonjë avancim në 12 vite dhe këta pretendojnë se atë që s’kanë bërë në 12 vite do ta bëjnë në 1 vit,” theksoi Tabaku, duke këmbëngulur se afati i premtuar nga Rama për pasaportën europiane në 2027 është jorealist.
“Nuk ka për ta marrë çfarëdo që të bëjnë, sepse ashtu siç tha Komisonierja për Zgjerimin; nuk ka rëndësi sa grup-kapituj hap, po sa prej tyre mbyll,” shtoi ajo.
Edhe Arlind Qori, kryetar i partisë “Lëvizja Bashkë” mendon se Rama e ka zgjedhur “në mënyrë të pandershme” procesin e integrimit si kartë elektorale dhe po e përdor atë për të mbuluar skandalet korruptive dhe dështimet e qeverisjes.
“Rama është një kryeministër shterpë në ide. Vizioni i tij zhvillimor nuk shkon dot përtej pastrimit të parave të pista në sektorin e ndërtimit. Ndaj këtë shterpësi dhe korrupsion orvatet ta mbulojë përmes gjesteve teatrale apo legjitimitetit fals që vjen prej organizimeve ndërkombëtare,” tha Qori për BIRN.
Sipas Qorit, një proces i shëndoshë i integrimit duhet të vijë prej përfshirjes së të gjithë shoqërisë dhe jo të instrumentalizohej për arsye elektorale. Gjithsesi, ai beson se premtimet për pasaporta europiane nuk do të japin rezultat në zgjedhje.
“Dikur luante rol edhe një foto me përfaqësues ndërkombëtarë. Tanimë jo. Qytetarët duan në radhë të parë që Shqipëria të bëhet e jetueshme, të kemi një model të qëndrueshëm zhvillimi dhe shërbime publike cilësore,” theksoi Qori.
Përdorimi politik i integrimit
Kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me premtime të tjera, të cilat lidheshin me luftën kundër korrupsionit, shëndetësinë falas, përmbylljen e procesit të legalizimeve apo taksën progresive dhe forcimin e shtetit. Ai i fitoi zgjedhjet pas një koalicioni me Ilir Metën, ish-aleatin e Berishës në qeveri, por 4 vite më vonë në 2017-ën u kërkoi votat shqiptarëve për të qeverisur i vetëm, duke e akuzuar aleancën me Metën se kishte përdorur pushtetin si një ‘tepsi’ për korrupsion.
Ndërsa në vitin 2021, Rama përdori reformën në drejtësi si kalin e betejës elektorale, e cila sapo kishte nisur të jepte frytet e para pas ngritjes së institucionet e reja të drejtësisë.
Sot kur bilanci i kësaj reforme ka çuar pas hekurave për korrupsion disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës në ekzekutiv dhe së fundmi dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, kryeministri ka zgjedhur t’u ofrojë shqiptarëve “ëndrrën europiane”.
Në fushatën elektorale të vitit 2013, ish-kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha u fut në zgjedhje me një tezë të ngjashme dhe me avantazh vendimin e Bashkimit Europian për të liberalizuar vizat me Shqipërinë. Por Berisha i humbi zgjedhjet.
Sipas ekspertit të politikës, Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës, procesi i integrimit gjithmonë është përdorur nga politika shqiptare gjatë tranzicionit, sepse klasa politike luan me ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë qytetarë europianë.
“Edhe pse procesi i integrimit ka qenë i gjatë, rraskapitës dhe shumë i vështirë, përsëri shqiptarët kërkojnë të jenë pjëse e BE me të drejta të plota. Në këtë kuptim, edhe kësaj here procesi i integrimit po përdoret për interesa politike,” tha ai për BIRN.
Por, sipas Iljazajt, kartat e integrimit që po luan Rama nuk janë përcaktuese për konsensusin popullor. Ai beson se ka disa arsye se pse Rama krejt papritur e ktheu këtë proces në një tezë elektorale pas 12 vitesh në pushtet, që janë të lidhura me mungesën e ideve të reja të tij dhe me një faktor gjeopolitik që favorizon integrimin e Shqipërisë.
“Tashmë që Shqipëria ka çelur negociatat, konteksti gjeopolitik është i favorshëm dhe Rama kërkon ta përdorë si meritë të tij integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Iljazaj, duke theksuar edhe kontradiktën në qëndrimet e kryeministrit, të tipit:“kur Shqipëria merrte vendime negative nga BE ishte faji i Europës, ndërsa tashmë që integrimi europian ka shanse vërtet, kjo është meritë e Qeverisë”.
Iljazaj beson gjithashtu se Rama po e luan këtë kartë, pasi pas 12 vitesh në qeveri dhe me pushtet të plotë, nuk ka se çfarë të premtojë më. Nga ana tjetër, lojën politike me procesin e integrimit, ai e sheh si të dëmshëm për vetë procesin, i cili kërkon “bashkëpunim dhe jo konflikt”.
“Sigurisht që kjo qasje konfliktuale e politikës së brendshme ndikon në marrëdhëniet Shqipëri-Bruksel, pasi zyrtarët e BE kërkojnë një klimë bashkëpunuese për integrimin dhe jo përdorimin e kësaj çështje për arsye elektorale,” përfundoi Iljazaj./BIRN
Foto ilustruese SERBI - Beogradi dhe Prishtina ashpërsojnë retorikën pas nënshkrimit të deklaratës për aleancë usht...
TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkë...
anuela ristani TIRANË- Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj i ridelego...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vet&eum...
KURBIN- Lindita Toma, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin, ka njoftuar sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një iftar të shtruar në Kamzë te komun...
bashkia e tiranes TIRANË- Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë i është dre...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e liderit të opozitës dhe kryebashkiakut t&eu...
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me largimin e tij nga P...
TIRANË- Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar replikat e me kryeministrin Edi Rama. Kësaj radhe Basha zgjodhi t&rsquo...