
Jorida Tabaku komentoi ncidentin e ndodhur të enjten në Parlament ku kreu i grupit socialist Taulant Balla, ofendoi deputeten e opozitës Albana Vokshi.
Fjala e Ballës në Parlament, u shoqërua me reagim shumë të fortë të opozitës, ku Balla i drejtohet deputetes Albana Vokshi duke i thënë “për ty kam numrin 0900”.
Për këtë situatë, zonja Tabaku u shpreh që fyerjet personale janë të gabuara dhe se këto situata ndikojnë edhe te familjarët.
“Unë di të them që në fund të ditës edhe ne jemi njerëz. Në fund të ditës edhe ne jemi individë që kemi familjet tona që shqetësohen për ne, shqetësohen për punën tonë, shqetësohen për presionin psikologjik dhe është e tepërt”, tha ajo.
Tabaku gjithashtu ndau një eksperiencë të sajën, ku u përball me fyerjet e kryeministrit Rama, kur drejtonte komisionin hetimor për çështjen e inceneratorëve.
“Kam qenë dhjetë orë përpara kryeministrit ku kam duruar edhe ironinë dhe bullizimin dhe fyerjet. Po nuk kam çeduar një sekondë të vetme. Një sekondë të vetme nuk kam çeduar. Është e tepërt kjo arroganca e pushtetit që po përmblidhet kështu edhe shfaqet aty në sallë. Për mua është e tepërt”, tha deputetja demokrate.
Ajo bëri thirrje për respektimin ndaj grave, duke bërë një lidhje edhe me 8 marsin, duke cilësuar që sjellja e mirë ndaj grave duhet të bëhet çdo ditë.
“Meqenëse ndodhemi edhe në prag të 8 marsit, dua të them që gratë dhe vajzat kanë nevojë për një sjellje normale çdo ditë, jo atë 8 marsin neve t’i japim një lule dhe t’i bëjmë një gëzuar”.
Grupi opozitar i Partisë Demokratike ka bërë një kërkesë për përjashtim 60 ditor nga parlamenti për Ballën.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Mars14:27
Lufta në Lindjen e Mesme/ PD kërkon seancë dëgjimore me Edi Ramën
Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm i kanë kërkuar kryetarit të Komisionit për Çës...
POLITIKE
6 Mars13:32
Berisha: Begaj u bë ''Harami i Presidencës'' me firmat që vendosi për ministrat
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar presidentin Bajram Begaj si 'haramin e Presidencës', pas dekretimit të ministrave t&...
POLITIKE
6 Mars13:01
“Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut”/ Berisha: Ministrat e rinj kanë firmat e tyre në aferat më të mëdha korruptive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi ceremoninë e sotme të betimit të ministrave të rinj në Presidenc&eum...
POLITIKE
6 Mars12:57
Berisha: Protesta në 12 mars, kërkojmë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vijim të konferencës për mediat nga selia blu, ka bërë thirrje për mobili...
POLITIKE
6 Mars10:36
Ndryshimet në qeveri, betohen 7 ministrat e rinj të kabinetit
Janë betuar mëngjesin e kësaj të premte 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Në ceremoninë e mbajtur në Pallati...
POLITIKE
6 Mars10:07
Ndryshimet në qeveri/ Nis ceremonia e betimit të ministrave të rinj para Presidentit
Betohen sot ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama’. Ashtu siç ishte njoftuar, në Presidencë ka nisur ceremonia e bet...
POLITIKE
5 Mars22:12
“Spiropali kërkoi distancimin e PS nga Balluku”, Aulon Kalaja: Foli nën zë se Belinda po krijon kosto për partinë
Ish-kandidati i PD në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, Aulon Kalaja deklaron se arsyeja pse Elisa Spiropali ...
POLITIKE
5 Mars21:20
Balla "lëshoi gojën" në Kuvend/ Këlliçi: Shum shpejt do të marrë atë që meriton nga SPAK
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas debatit në Kuvend mbrëmjen e sotme, duk...
POLITIKE
5 Mars21:09
‘Si do t’i vinte vajzës suaj?’/ Bardhi akuza të ashpra Ballës e Peleshit: Më këtë gjuhë jeni mësuar në PS
Debate dhe akuza të forta në sallën e parlamentit mes opozitës dhe mazhorancës. Pas cenimit të rëndë të dinjitetit ...
POLITIKE
5 Mars21:08
Opozita braktis Kuvendin/ Tabaku para mediave: Ofendimi ndaj Vokshit, sulm ndaj Parlamentit. PD kërkesë për përjashtimin e Ballës
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar para medias se sjellja e Taulant Ballës është e papranueshme dhe se PD do të depozitojë t&e...