POLITIKE

“Skandali i AKSHI-t, shteti dhe bandat janë një!”, Alimehmeti: PD, pro integrimit. Ja plani i Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Maj 2026, 18:22
“Skandali i AKSHI-t, shteti dhe bandat janë një!”,

Ish-kandidati për deputet i PD-së, Ilir Alimehmeti u ndal te miratimi me të gjitha votat pro të rezolutës së BE, që bëri bashkë opozitën dhe mazhorancën në Kuvend. Ai tha se PD ka qenë dhe është pro integrimit.

Mes të tjerash Alimehmeti tha se Rama ka si synim shpopullimin e vendit, që të grabisë sa më shumë pasuri vetë.

“Sa i përket integrimit në BE, në NATO, PD ka qenë nismëtare e këtyre iniciativave. Ka mbështetur rrugën drejt BE. Duam të çojmë para vullnetin e njerëzve. Integrimi nuk është thjesht mbyllje kontratash. PS që e kishte motiv në fushatë BE, nuk ka shpjeguar se çfarë të mirash vinë nga integrimi. Fakti që shqiptarët janë pro BE, është se ndihen europianë. Ndihen europianë në bashkimin në vlera. Të rinjtë tanë po ikin. Të majtë, të djathtë, nga qyteti, nga fshati, po ikin se këtu nuk po bëhen punët siç duhen. Ky vend nuk po i jep shpresë, përfshirë këtu korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë. Mund të ndalem dhe te arsimi, apo punësimi apo dhe çështja e pronave.

Nuk duhet ta bazojmë të ardhmen tonë në gënjeshtra. Të kesh një tufë me ministra në burg, e të thuash që kryeministri nuk dinte gjë dhe se po hanin dardha dhe kumbulla pas shpinës së tij! Të kesh një kryebashkiak në burg dhe të thuash që bashkia e Tiranës po funksionon! Të kesh një zv.kryeministër në arrati, një zv.kryeministre që kërkohet t’i hiqet imuniteti, dhe PS voton kundër, qeveria nuk është në kushte normale.

Ky nuk është një vend normal. Kryeministri ka një plan të vetin, që është largimi i njerëzve. Sepse do pasuritë e këtij vendi. Si çdo pushtues që kërkon territore. Tani ka shpikur paketën e maleve. Kryetarët e bashkive dalin dhe bëjnë garë se kush ka më shumë paketa malesh. Si tha kryeministri; kush ka më pak se 10 paketa malesh, nuk garon më për kryebashkiak!”, tha demokrati.

Duke u ndalur te skandali i AKSHI-t dhe masa e zbutur për Mirlinda Karçanajn, Alimehmeti tha se SPAK po heton se çfarë ka bërë ish-drejtoresha.

“Me aq sa u pa, kuptuam se ja paskemi dhënë në dorë kriminalitetit. Ato menaxhuakan jetën tonë. Kadastrën, certifikatat e sigurisë kombëtare. Ata i kishin. Pamë aty policinë e shtetit. Deputetë, ministra që kërcënojnë. Këta kanë marrë në dorë shtetin, shteti dhe bandat janë një. AKSHI është agjenci nën kryeministrin.

Dhe kësaj i kanë ngrenë dardha dhe kumbulla pas shpine. Ky është dëm për shqiptarët. Ata kanë akses në burgje, në çdo të dhënë tonën. Shpresoj që mos të kenë akses te bankat.”, shtoi ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?